Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ÁUDIO,~JA f. sh. ~, ~T fiz., elektr. 1. Çdo tingull që mund të dëgjohet nga njerëzit dhe kafshët, që përhapet përmes valëve zanore, përmes ajrit ose një mediumi tjetër.
2. tek. Regjistrimi, përpunimi, transmetimi dhe riprodhimi i tingullit në formë analoge ose digjitale, që realizohet përmes pajisjeve të ndryshme. Sistemet audio. Audio test. Altoparlant audio. Audio analogu.
3. Riprodhim zëri, pjesa dëgjimore e programit televiziv; teksti i folur në radio, në filma e në skenarë televizivë.
AUDIOVIZÍV,~E mb. Që ka të bëjë me teknikat e komunikimit që shfrytëzojnë njëkohësisht zërin dhe pamjet, që kombinon dëgjimin dhe shikimin në filma, në programe televizive, në paraqitje multimediale, në dokumentarë ose në forma të tjera të komunikimit. Mjetet audiovizive. Mediumet audiovizive. Programi audioviziv. Produksion audioviziv.
MEDIÚM,~III m. sh. ~Ë, ~ËT Djalë a burrë që shërben si ndërmjetës mes të gjallëve dhe shpirtrave të të vdekurve.
TRANS,~I m. sh. ~E, ~ET psikol. 1. Shqetësim shumë i madh, frikë e madhe e shoqëruar me ankth që beson se do të ndodhë diçka e keqe; parandjenjë e përhershme rreziku; ankth, lemeri. Është në një trans të tmerrshëm. Ka transe të vazhdueshme.
2. Gjendje e dikujt që del nga vetja, që humbet kontrollin; shastisje, ekstazë, dalldi. Gjendje transi. Trans kolektiv. Trans erotik. Hyn (futet) në trans dridhet i tëri.
3. Gjendje e veçantë e një mediumi gjatë një seance spiritizmi, hipnozë. Trans hipnotik.
✱Sin.: shqetësim, ankth, lemeri, shastisje, ekstazë, dalldi, hipnozë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë