Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MEDIOKRITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Aftësi e rëndomtë e dikujt; pazotësi, të qenët mediokër. Shquhej për mungesë talenti e për një mediokritet të sigurt. Nuk i nënshtrohem mediokritetit.
2. Vlerë ose cilësi e papërfillshme e dikujt a e diçkaje.
3. Njeri me aftësi të kufizuara, njeri i pazoti, njeri mediokër. Ka talente dhe mediokritete. Mediokritetet politike vullnetare nuk mendojnë politikisht me kokën e vet.
4. Vepër e dobët, pa ndonjë vlerë të veçantë, vepër a punë prej mediokrish. Ka pasur shumë mediokritete. Prototipa mediokritetesh artistike gjen mjaft.
RËNDOMTËSÍ,~A f. 1. Të qenët i rëndomtë; banalitet, mediokritet. Nuk e pëlqen këtë realitet me kotësi, rëndomtësi banale. Në këta filma të dobët aktet ndjekin njëri-tjetrin në një rëndomtësi pothuaj amatore.
2. Diçka që ndodh rëndom, përditshmëri, zakon. Rastet e dhunës janë bërë rëndomtësi e përditshmëri. Deklarimet e nxituara janë bërë rëndomtësi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë