Fjalori

Rezultate në përkufizime për “medet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HAJ

HAJ pasth., bised. Përdoret për të përforcuar dhimbjen shpirtërore a pikëllimin e dikujt. Haj, medet! Haj, e mjera unë!

HAJMEDET

HAJMEDÉT pasth. Përdoret kur shprehim dëshpërimmadh, dhimbje a keqardhjethellë, frikë ose tmerr; medet. Hajmedet, si i bëhet hallit?! Bën hajmedet vajton shumë për dikë a për diçka.

HEJ

HÉJ pasth. 1. Përdoret si thirrje për të shprehur kënaqësi, habi, hidhërim, keqardhje a ndonjë ndjenjë tjetër. Hej, hej, o sa bukuri! Hej, ç'ditë e bukur! Hej, ç'të kënduar! Hej, more hej! Hej, sa punë paska këtu! Hej, kuku! Hej, medet! Hej, ç'bela! Hej, sa ngushtë! Hej, dreq!
2. Përdoret kur i drejtohemi dikujt për ta thirrur, për t'i tërhequr vëmendje, për ta nxitur etj., etj. Hej, ku shkon? Hej, ti atje! Hej, me ty flas! Hej, mos u vononi!

MEDET

MEDÉT pasth., bised. Përdoret kur shprehim dëshpërim, dhembje, keqardhje, frikë etj.; mjerë. Medet për të! Medet, sa keq! Medet ç’na gjeti! Ah medet! Hej, medet! Vaj medet!

MEDET

MEDÉT,~I m. 1. E keqe e madhe, fatkeqësi, mjerim, hata. Ç’është ky medet që i gjeti! U për medet (dikush a diçka) ka rënë në një gjendje shumëkeqe a të vajtueshme, është bërë për ta vajtuar.
2. Ndihmë, shpëtim; derman. I sëmuri kërkonte medet. Gjeti medet.
*Vaj medet!

VAJ

VAJ pasth., bised. Përdoret për të shprehur një hidhërimthellë, dhembje e keqardhjemadhe, me kuptimin «vajmedet». Vaj i shkreti! Vaj për ty! (për të!). Vaj halli, na gjeti e keqja!, Vaj, vaj!
Sin.: mjerë, medet, vajmedet.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.