Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRMBÝLLËS,~E mb. 1. Që përmbyll diçka. Fjala përmbyllëse. Kapitulli përmbyllës.
2. gjuh. Që lidh dy fjali të bashkërenditura, nga të cilat e dyta shpreh një përfundim a pasojë të asaj që është thënë në fjalinë e parë (për lidhëzat si: andaj, ndaj, prandaj, pa). Lidhëz përmbyllëse.
3. Që lidhet me lidhëza të tilla dhe shpreh një përfundim a pasojë të asaj që është thënë në fjalinë me të cilën bashkërenditet. Fjali përmbyllëse (p.sh. U dallua në punë, prandaj mori bonus).
✱Sin.: mbyllës, mbylltor, përmbylltor, përmbyllësor.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë