Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MBÝLLUR ndajf. 1. Në gjendje të mbyllur (për derën, shtëpinë etj.); kund. hapur; çelur. Dera rri mbyllur. E la mbyllur.
2. Me anët a skajet të mbyllura ose të puthitura; kund. hapur; çelur. Mbante gojën (sytë) mbyllur.
3. Në gjendje kur e ka ndërprerë veprimtarinë, kur është mbyllur e nuk punon, jo hapur; kund. hapur; çelur. E gjeti dyqanin mbyllur. Ekspozita mbeti mbyllur disa muaj.
✱Sin.: mbyllas, mbyllazi.
♦ Me *gojë mbyllur. E mban gojën mbyllur (dikush). 1. Nuk flet fare; e ka (e mban) gojën të mbyllur. 2. Është gojëkyçur, nuk nxjerr fjalë nga goja, i ruan mirë të fshehtat; e ka gojën arkë. Pjell me *shalë mbyllur (dikush) përb. vulg. Me sy *mbyllur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë