Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MBUT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I vë tapën një shisheje a një ene tjetër; i mbyll grykën pusit, shpellës etj.; mbuloj. Mbutoj shishet. Mbutoj grykën e pusit. Mbutoj hyrjen e shpellës.
2. Mbyll një vrimë, mbuloj. Mbutoj veshët me duar. Mbutoj një birë. Mbutoj një gropë.
✱Sin.: tapos, shtupoj, mbyll, mbuloj.
MBYLL vep., ~A, ~UR kal. 1. Lëviz derën, kanatin, kapakun e diçkaje etj. dhe e afroj a e puthit në hapësirën e vet ose në vendin që shërben si kalim për të penguar hyrjen e daljen, për të ndërprerë lidhjen ndërmjet mjedisit të brendshëm e atij të jashtëm etj.; zë me diçka një hapësirë që shërben si kalim; i vë çelësin, shulin a diçka tjetër një dere, një kapaku etj. që të mos hapet; kund. hap, çel. Mbyll derën (dritaren). Mbyll dollapin. Mbyll kutinë (valixhen, arkën). Mbyll sirtarin. Mbyll xhamin e veturës. Mbyll me çelës (me lloz). E mbyllën kalimin (rrugicën) me mur. E mbyll derën nga brenda (nga jashtë). E mbylli përgjysmë.
2. E fut dikë a diçka brenda në një dhomë ose në një vend tjetër dhe i vë një pengesë që të mos dalë, të mos e marrin etj.; e ndryj brenda, e kyç. E mbyll dikë brenda në shtëpi. I mbylli fëmijët në dhomë. I mbylli kuajt në haur. E mbyllin bagëtinë në vathë. E mbylli me kyç. E mbyllën në burg e burgosën.
3. Fut diçka brenda në një mbështjellëse dhe e ngjit, e palos a e lidh këtë. E mbylli letrën në zarf.
4. Bashkoj a puthit pjesët e diçkaje njëra me tjetrën ose me pjesën kryesore, i afroj a i mbledh kur janë të hapura, të shtrira etj.; palos a mbledh diçka të shtrirë; kund. hap. Mbyll dorën (gishtat, grushtin). Mbyll sytë (gojën). Mbylle! mos fol! Mbyll çadrën. Mbyll librin (dosjen). Mbyll fizarmonikën. Mbyll qarkun (elektr.).
5. I vë tapën, kapakun etj. një ene; kund. hap. Mbyll shishen. Mbyll tenxheren. E mbylli me tapë (me leckë, me kapak).
6. Zë me diçka një të çarë, një vrimë, një gropë etj., mbush; mbuloj. Mbyll vrimat (plasat, të çarat) e murit. E mbylli vrimën me lecka (me pambuk, me baltë). Mbyll veshët zë veshët me dorë.
7. Ndërpres lëvizjen a qarkullimin nëpër një vend, pengoj a ndaloj kalimin nga një vend në një tjetër; kund. hap; çel. E mbyllën kufirin. E mbyllën shtegun (kalimin, daljen, hyrjen). I mbylli rrugët.
8. Ndërpres një rrjedhë a një rrymë që kalon nëpër një gyp a nëpër një përçues; e vë një aparat, një mekanizëm etj. në një gjendje të tillë që të mos punojë ose të pengojë kalimin e diçkaje; ndal, fik, shuaj; kund. hap; çel. Mbyll ujin (gazin). Mbyll çezmën (musllukun). Mbyll dritën (çelësin). Mbyll televizorin (kompjuterin, tabletin, radion).
9. edhe jokal. Ndërpres punën sipas një orari a afati të caktuar në një dyqan, punishte etj.; ndaloj veprimtarinë e një kompanie, të ndërmarrjeje, të një institucioni etj. për një kohë të caktuar a përgjithnjë, i jap fund veprimtarisë së tyre; kund. hap; çel. E hapin dyqanin në orën tetë dhe e mbyllin në orën njëzet. Mbyllën disa fabrika. I mbyllën gazetat. E mbyllën ekspozitën. E mbylli përfaqësinë (ambasadën). Mbyllën shkollat. Dyqani u mbyll në darkë. Shpejt, se do ta mbyllim (dyqanin)!
10. I jap fund diçkaje, nuk e vijoj më tej, e ndërpres; e lë me aq sa është diçka, nuk i shtoj më; kund. hap; çel. Mbyll takimin, (mbledhjen, konferencën, kuvendin). Mbyll diskutimet (punimet, bisedën). Mbyll fushatën. Mbyll mbrëmjen (festivalin, konkursin, programin). Mbyll listën (regjistrimet, pranimet). E mbylli fjalimin (ligjëratën) me një thirrje të zjarrtë. E mbyllën çështjen.
11. edhe fig. E rrethoj, e qarkoj, e vë në mes; i vë kufi aty ku është, e vë midis kufijsh të caktuar; e vë midis shenjash ose i vë shenjën e fundit. E mbyllën qytetin (fshatin) nga të katër anët. E mbyllën në mes. E mbyllën në portë skuadrën kundërshtare (sport.). Mbyll ndër kllapa. Mbyll kllapën (thonjëzat).
12. bised. Vë diku për t’i ruajtur (para, ushqime etj.). Kishte mbyllur para në bankë. Kanë mbyllur mjaft drithë (ushqime) për dimër.
13. Mbaroj punë, arrij pikësynimin ose atë që duhet e plotësoj detyrën, përmbush. E mbyllën planin vjetor një muaj para afatit. E mbyllën buxhetin (fin.). E mbylli llogarinë (fin.).
14. fig. Mbush një kohë të caktuar, e jetoj deri në fund; plotësoj një moshë; ngrys. E mbylli ditën (javën, vitin). E mbylli të ritë e tij (e saj) hoqi dorë nga gëzimet e rinisë. E mbylli jetën me nder.
✱Sin.: zë, bllokoj, kyç, ndryj, ngujoj, shtupoj, tapos, shkel, mbutoj, rrethoj, mbush, ndërpres, ndal, ndaloj, përmbyll, fik, shuaj, murkulloj, ndryj, përmbush, përfundoj, përthaj.
♦ Çel (*hap) e s’mbyll (dikush) keq. Sa çel (sa hap) e mbyll *sytë. (Flet) *çel e mbyll (dikush). *Hap (çel) e s’mbyll (dikush) keq. Mbyll (zë) *të çarat. E mbyll *defterin (i mbyll defterët) (dikush). E mbylli *derën (dikush). I mbyll *derën (dyert). Ia mbyll (ia zë) *gojën (dikujt). E mbylli (e kyçi, e mbërtheu, e qepi) *gojën (dikush). S’e mbyll gojën (dikush). Ia mbyll (ia zë) *grykën (dikujt) keq. E mbylli *grykën (dikush). E mbylli *gurmazin (dikush) keq. I mbyll *plagën (dikujt). I mbyll *portën (portat) (dikujt a diçkaje). Ia mbylli *rrugën (udhën) (dikujt a diçkaje). E mbylli *sqepin (dikush) mospërf. Mbylli *sytë (dikush). Ia mbylli *sytë (dikujt). Ta mbyll *syrin (dikush a diçka). Mbyll një *sy. Nuk mbyll *sy (dikush). Mbyll një *sy e një vesh. Ia mbyll *shtegun (dikujt a diçkaje). E mbylli *shtëpinë (dikush). Ia mbylli udhën (*rrugën) (dikujt). Mbyll një *vesh. Mbyll *veshët (para diçkaje). Mbyll (zë) *vrimat.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë