Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ELEKTROLÍT,~I m. sh. ~E, ~ET kim., fiz. 1. Substancë (acid, bazë, kripë) që zbërthehet në jone kur tretet në ujë ose në tretës të tjerë të përshtatshëm. Matjet e elektrolitit. Kaliumi është një elektrolit që është jetik për metabolizmin e qelizave. Elektrolitet janë minerale që gjenden në indet e trupit. Elektrolitet në gjak. Zgjidhje mbushëse e elektrolitit.
2. Përçues elektrik jometalik ku përcillet rryma elektrike (në një bateri etj.). Sistemi i elektrolitit të ngurtë me bazë sulfite. Roli i elektrolitit është të ndajë fizikisht katodën nga anoda. Bateritë me elektrolitin e ri do të hyjnë në prodhim.
MALTODEKSTRÍN/Ё,~A f., kim. (lat. Maltodextrina) Një nga karbohidratet e ndryshme që përftohet nga hidroliza e pjesshme e niseshtesë, si, p.sh., e kokrrave të grurit apo të patates, dhe që përdoret në përgatitjen e ushqimeve, veçanërisht si lëndë mbushëse dhe për të përmirësuar strukturën dhe aromën.
MBÚSHËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. elektr. Pajisje që përdoret për të karikuar baterinë, karikues. Mbushës i telefonit.
2. spec. Lëndë mbushëse. Përdoret si mbushës.
3. Pajisje a makinë që shërben për të mbushur diçka, mbushëse.
4. Punëtor që merret me mbushjen e diçkaje. Mbushës shishesh. Mbushës kutish. Mbushës minash.
5. usht. Ushtar që ka për detyrë të mbushë armën me predha. Veprimet e mbushësit. Numërori, shënjuesi dhe mbushësi i topit.
6. muz. Zëri i tretë në këngët popullore me shumë zëra; ai ose ata që ia mbushin këngës; ai ose ata që mbajnë iso.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë