Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AKRILÍK,~E mb., kim., tekst. Që përmban acid akrilik; që prodhohet ose që përpunohet me acid akrilik. Rrëshirat akrilike. Material akrilik. Fije akrilike. Bojërat akrilike. Plastika akrilike. Panele akrilike. Mbushës akrilik. Batanije nga lënda akrilike. Bojëra akrilike. Thonj akrilikë thonj artificialë që bëhen prej pluhurit akrilik të përzier me monomer të lëngshëm.
AKUMULÚES,~I m. sh. ~, ~IT Akumulator, aparat (mjet, pajisje) për grumbullimin e energjisë elektrike; grumbullues, mbledhës.
✱Sin.: grumbullues, mbledhës, mbushës, akumulator.
AKUMULÚES,~E mb. Që mund të grumbullojë diçka; mbledhës; akumulator. Aparat akumulues. Energji akumuluese.
✱Sin.: grumbullues, mbledhës, mbushës, akumulator.
MBÚSHËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. elektr. Pajisje që përdoret për të karikuar baterinë, karikues. Mbushës i telefonit.
2. spec. Lëndë mbushëse. Përdoret si mbushës.
3. Pajisje a makinë që shërben për të mbushur diçka, mbushëse.
4. Punëtor që merret me mbushjen e diçkaje. Mbushës shishesh. Mbushës kutish. Mbushës minash.
5. usht. Ushtar që ka për detyrë të mbushë armën me predha. Veprimet e mbushësit. Numërori, shënjuesi dhe mbushësi i topit.
6. muz. Zëri i tretë në këngët popullore me shumë zëra; ai ose ata që ia mbushin këngës; ai ose ata që mbajnë iso.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë