Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DENGLÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Grua a vajzë që e mburr shumë veten, që shet dëngla; dënglamadhe; mburravece.
KREKACÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised., mospërf. 1. Vajzë a grua mendjemadhe që ka qejf të krekoset e të ngrefoset.
2. si mb. Mendjemadhe, mburracake, mburravece.
✱Sin.: mendjemadhe, mburravece, mburracake.
LAVDÁÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që lavdërohet e shet mend vazhdimisht, ajo që mburret tepër përpara të tjerëve; mburravece.
✱Sin.: mburracake, mburravece.
LËVDATÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që mburret e lëvdohet, mburravece.
✱Sin.: lavdatar, mburraveci, lavaç.
MBURRACÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që mburret shumë, ajo që e ka zakon të lëvdojë veten vazhdimisht; mburravece.
✱Sin.: mburravece, fjalëmadhe, dënglamadhe, lëvdatëmadhe, pordhace.
NGREHACÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është kryelartë, mburravece.
✱Sin.: kryelartë, mburravece, ngrehacane, ngrehaluce, ngrehane, ngrehuce, ngrehucane, mendjemadhe.
QIBÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Ajo që është shumë e kujdesshme dhe e zgjedhur në të ngrënë e në të veshur; qibërtare, sqimatare. Qibarja zgjedh me kujdes modelin e fustanit.
2. Ajo që mbahet për të madhe; për të zgjuar; për të pastër; fodulle. -Mos u bëj qibare, se nuk të shkon!
✱Sin.: qibërtare, sqimatare, kryelartë, krenare, mendjemadhe, fodulle, mburravece.
RRAHAGJÓKS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. Ajo që e mburr tepër veten përpara të tjerëve, ajo që e ka zakon të lëvdojë veten vazhdimisht; mburravece. Rrahagjokse e madhe. Qeveri rrahagjokse. Është e vështirë të flasësh me rrahagjokset.
✱Sin.: mburracake, fjalëmadhe, lëvdatëmadhe.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë