Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MBURRAVECËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË Të mbajturit me të madh duke mbivlerësuar veten dhe duke nënvlerësuar të tjerët, mburrje e tepruar, krenari e fryrë, krekosje e tepërt. Foli me mburravecëri. Ishte një mburravecëri e pakuptimtë. Fjalët e tij u shpërfillën si mburravecëri.
MBURRÉCK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Mburrje, mburravecëri. Mburrecka pa vlerë.
MBURRËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Mburrje e tepruar, mburravecëri. Të gjithë këto mburrësi ai i bëri brenda një kohe të shkurtër. Në kokë i kalonin mendime e mburrësi. Projekti i paraqitur tingëlloi si mburrësi.
2. Të qenët mburracak, të pasurit karakter mburravec. Iu drejtua gazetares me mburrësinë që e karakterizonte.
MODESTÍ,~A f., libr. 1. Vetia e atij që largohet nga të kërkuarit vëmendje a vlerësim për meritat e veta, të qenët modest, vetia e atij që është modest, thjeshtësi. Kishte modesti në veshje. Modesti e tepruar. Shenjë (prove) modestie. E bën për modesti. E ka nga modestia. Ai njeri karakterizohet nga modestia. Modestia e zbukuron njeriun. Dallohej për modestinë e tij. Ka modesti në rrëfimin e autores.
2. Vetia e atij që ka ndjenjën e masës për të mos i kaluar kufijtë dhe për të mos tërhequr vëmendje me ekstravagancë a mburravecëri në të folur, në sjellje ose në veshje; thjeshtësi, përulësi. E pranoi të vërtetën me modesti. Sillet me modesti. Foli me modesti për arritjet e tij. I shprehu pikëpamjet e veta me modesti. Në blogun e saj nuk dallohet asnjë fije modestie.
✱Sin.: thjeshtësi, përulësi, kryeultësi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë