Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mburojë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANTIRAKETOR
ARMADIL

ARMADÍL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. (lat. Dasypus) 1. Gjitar i vogël placentar, mishngrënës dhe bimëngrënës, banor i pyjeve dhe i shkretëtirave, që është i mbuluar nga një mburojë e fortë, e përbërë nga pllaka kockorembuluara me lëkurëfortë dhepërthyeshme, që shërben për t’u mbrojtur nga grabitqarët.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje armadilësh: Armadili i madh amerikan (lat. Priodontes maximus) armadiljetonrajone tropikale dhe subtropikale, që ka kthetra shumëfuqishme dhegjata, veçanërishtkëmbët e përparme, të cilat i përdor për të gërmuar për ushqim dhe për të ndërtuar strofullin; armadili gjigant. Armadili i bukur (lat. Chlamyphorus truncatus) armadili me ngjyrë rozëpjesën e sipërmetrupit dhe me pjesën e poshtme të tij të mbuluar me qimebardha ose të verdha, me kthetramëdha dhefuqishmekëmbët e përparme. Armadili gjembak (lat. Cabassous hispidus) armadili me trup mesatar, të mbuluar me pllaka kockoreforta dhe të segmentuara dhe me bisht pjesërishtzhveshur nga këto pllaka. Armadili gjigant armadili i madh amerikan. Armadili hundëgjatë (lat. Dasypus novemcinctus) armadili me madhësi mesatare, me mburojëfortëpërbërë nga pllaka kockore të segmentuara që duken si nëntë breza; armadili nëntëshiritor. Armadili leshtak (lat. Eupkractus villosus) armadil që e ka trupinmbuluar me qime dhe me aftësi për të lëshuar tingujlartë. Armadili me qime (lat. Chaetophractus) armadil me trupin me qimedendura dhe me aftësinë për të gërmuar me thonjtë e fuqishëm. Armadili xhuxh (lat. Zaedyus pichiy) armadil trupvogëljeton kryesisht në Amerikën e Jugut, me trupmbuluar me pllakaforta kockore, me kthetrafuqishme për të gërmuar dhe për të krijuar strofullin.

AVOKAT

AVOKÁT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. drejt. Juristjep ndihmë e këshilla për çështjedrejtësisë ose për proceduratjera ligjore, që ndjek një çështje gjatë gjykimit si mbrojtës a si përfaqësues i një palegjyq. Avokat mbrojtës. Avokat penalist. Avokat administrativ. Avokat tregtar. Avokat privat. Avokat i familjes. Avokat i popullit. Oda e avokatëve. Shoqata e avokatëve. Zyra e avokatëve. Fjala e avokatit. Zuri (mori) avokat. Punon si avokat. Më duhet një avokat.
2. keq. Ai që mbron e përkrah me fjalë dikë tjetër, pavarësisht nëse ky ka ose nuk ka të drejtë. Avokat i të tjerëve. I doli (iu ) avokat. Nuk kam nevojë për avokat. Iu avokat.
Avokat i djallit libr. dikushmbron dikë a diçka, që edhe vetë nuk e do a nuk e pranon, për të vërtetuarkundërtën. Bën avokatin e djallit (dikush) libr. mbron anën e kundërt a më të keqediçkaje, kur edhe vetë mendon ndryshe; flet sikur nuk pajtohet me diçkadiskutohet; bën rolin e kritikut a të kundërshtarit. I del (i bëhet) avokat (dikujt) keq. e përkrah me fjalë dikë; e mbron për ato që thotë pa të drejtë a për një veprimkeq që ka bërë dikush; mban pajë (dikush); mban anë (dikush); i bëhet mburojë; i del krah (dikujt).

BLINDIM
BLINDOJ
BLINDË
BRESHKORE

BRESHKÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET hist. Mburojë e madhetrajtën e kurrizitbreshkës, që përdorejluftime. Breshkore prej xunkthi. Mbanin mbi krye breshkoret. I flaknin breshkoret. Në një guvë kishin gjetur disa breshkore.
Sin.: mburojë, shqyt, kallkan.

BRONZUAR

BRONZÚAR (i, e) mb. 1. mek. I veshur me bronz; i lyer me ngjyrë bronzi. Mburojë e bronzuar.
2. fig. I nxirëdiell, i bronztë. Trup i bronzuar. Fytyrë e bronzuar.

BËHEM

/HEM jovep., ~RA (u), ~RË 1. vetv. Ndryshoj përbërjen, përmasat, trajtën etj., kaloj në një gjendje tjetër; fillojjem...; edhe fig. kthehem, shndërrohem; fitoj cilësi a tiparetjera, jetoj e veproj si i tillë; kund. zhbëhet. Bëhet i butë (i fortë, i lehtë, i lëmuar). Bëhet i bardhë (i zi, i kuq). Bëhet i ëmbël (i hidhur, i kripur). Bëhet i gjatë (i madh, i hollë, i gjerë). Bëhem i mirë (i urtë, i zellshëm, i shkathët, i bukur). U bë i pasur (i varfër). U bë i njohur (i famshëm, i fortë). U bë trim (hero). U bë i mërzitshëm (rrugaç). U bë budalla (qesharak). U bë qull. Bëhet akull. U bë një metër. Bëhet palë. U bë copë-copë (retra). U bë vrima-vrima (shoshë, shportë). U vendi gropë (breg, rrafsh). U qumështi hirrë. U dhëndër (nuse). U nënë. Bëhet shprehi (zakon, ligj, rregull). U brumë. U lopë (lundër) u shëndosh shumë, u fry. U flakë (prush, spec, lulëkuqe) u skuq shumëfytyrë. U lis u rrit shumë nga shtati. Bëhet kështjellë (kala, shkëmb graniti). U lolo (qole, palaço, brashnjë, leckë). U gogol (bubë). U pengesë (gardh, mburojë, barrikadë, prag, shteg). U simbol (flamur). U shembull. Të bëhet mësim! Bëhem shkak. U vegël e dikujt. U finjë toka u varfërua. U varr për dikë. Iu barku daulle (hambar, lodër) iu fry shumë barku. Iu qafa palë-palë. M'u goja helm (pleh, shkrumb). Iu jeta pus (skëterrë, varr). U bëftë gur! (mallk.). Arbri do të bëhet e do të zhbëhet shumë herë, gjersambetet i ngulitur përjetë mbi fytyrëdheut. Themeli çati s'bëhet. (fj. u.). Të ligut mos ia ushqe fjalën, se bëhesh shok i tij. (fj. u.). Mashë e tjetrit mos u bëj. (fj. u.). Bëhu trim të të dojë gjithë bota. (fj. u.). Njeriut iu bëj njeri, ariut iu bëj ari. (fj. u.).
2. vetv., vet. v. III Rritet dhe piqet, arrihet (për pemët, për perimet); jep prodhimmbarë, rritet e jep prodhim; vjen. U gruri. U bënë shpejt qershitë (fiqtë, manat). U rrushi. U bënë bathët (bizelet, kungujt, pjeprat). Nuk u misri atë vit. Bostanet janë bërë dhe mund t'i këputim.
3. vetv. Zhvillohem, rritem ose arrij në një gjendje a në një moshëcaktuar; vet. v. III është koha, është e domosdoshme a është e nevojshme për të kryer një veprim me diçka a me dikë ose për të marrë masa; rritet, shkoj, jokal. vete. U burrë (plak). M'u mjekra. Iu djali shok (vëlla) iu rrit i biri e u burrë. U gruri për të korrur. Iu vajza për martesë (për nuse). U kali për shalë. U djali për shkollë. U demi për zgjedhë. U buka për të hedhurfurrë. Është bërë dhoma për të fshirë. U toka për të mbjellë. Iu bënë flokët për të qethur. Është bërë për t'u rruar. U bëfsh njëqind vjeç! (ur.). Mos u bëftëbëhet! (mallk.).
4. vetv., vet. v. III Përgatitet; është bërë gati, përfundon, mbaron, kryhet. Po bëhet gjella. U dreka (darka). U kafeja. U shtëpia. Detyra u . Bëhem gati përgatitem. Gur, gur bëhet mur. (fj. u.) S'bëhet vreshti me urata, po me shata e me lopata. ( fj. u.). Punën, po s'e bëre, s'bëhet. (fj.u.).
5. edhe fig., vetv., vet. v. III Formohet, krijohet, ngrihet; më shfaqet diçkatrup etj.; më del, më kthehetdiçka, më shndërrohet; mblidhet, ngrihet. U një vrimë e madhe. U rrugë (shteg). U një vijë. U gropë. Iu koka me xhunga. Iu bënë buzët me plagë. Iu fytyra me puçrra. M'u bënë duart me kallo. Iu një gungë (një plagë). Iu lëkura pulla-pulla.
6. vetv., vet. v. III Ndodh, ngjan, zhvillohet, mbahet; veprohet në një mënyrëcaktuar. U një mbledhje. Ndeshja nuk u . Sot nuk u mësim. U dasmë e madhe. U konferenca (kongresi). U një demonstratë (një grevë, një manifestim). Bëhet një parakalim (një paradë). Gjyqi u . U luftë (kasaphanë). - Ç'u me të? - Si i bëhet? - Ç'po bëhet aty? - Edhe kjo do të bëhet!
7. fig., vetv. Vijgjendje shpirtërore a shëndetësorecaktuar. U i lumtur (i pakënaqur). U me inat (me qejf). U helm (vrer, pikë e vrer). Bëhem merak merakosem, shqetësohem. Bëhem shend e verë. U keq u sëmur rëndë. U mirë u përmirësua nga shëndeti.
8. vetv., vet. v. III Kthehetpronëdikujt, i përket, i takon; vlen si..., kthehet. Arti është bërë i të gjithëve. U qëllimi i jetës së tij. Disa pyje u bënë pronë private.
9. vetv. Fitoj një profesion, një mjeshtëri etj.; marr një gradë a një titull; caktohem, dal, emërohem në një punë a zgjidhem në një organ; marr përsipër një detyrë, kryej detyrën e... U mekanik (tornitor, traktorist, minator, mësues). U shkrimtar (piktor, muzikant). U mjek (inxhinier). U Artist i Popullit (Nderi i Kombit). U kryetar (drejtor, deputet). U dëshmitar (dorëzënës).
10. vetv. Merrem vesh a lidhem me dikë për një punë, hyjmarrëdhënie a në lidhje me të; pajtohemmendime me dikë; bashkohem, shkoj me dikë, afrohem shumë. Bëhemi miq (shokë, krushq). U aleat. Bëhem me të. U kundër dikujt. Bëhem i shtëpisë familjarizohem. Nuk bëhen midis tyre nuk kanë marrëdhëniemira, nuk japin e marrin, nuk hyjnë e dalin.
11. vetv. Lyhem me diçka; fëlliqem, përlyhem, ndotem, ndyhem, ndragem. Bëhem me shkumë. Bëhej me pudër (me të kuq). U me baltë (me pluhur, me bojë). U me njolla. U bënë me gjak.
12. vetv., bised. Pajisem me diçka që më mungonte; më shtohetfamilje dikush që më mungonte; gjej për vete diçka, sigurohem. U me shtëpi. U me dru për dimër. U me orë (me biçikletë). U me nuse (me grua). U me djalë (me çupë, me fëmijë). U me nip (me mbesë). U me prindër (me baba, me nënë). U me vëlla (me motër). U me shokë.
13. vetv., vet. v. III Kalon një kohë e caktuar, mbushet një afat; arrin, është. U bënë dhjetë vjet. U viti (moti). Po bëhen tre muaj. U bënë tri orë. U bënë dy vjet. U ca kohë që... - Sa ditë u bënë? U një jetë e tërë. U bënë ditët. U koha për t'u nisur. U vonë.
14. mospërf., vetv., kryes. v. III Nuk është i asaj moshe a i asaj shkalle ose nuk ka atë vlerë që të krahasohet me mua; nuk është i denjë për t'u barazuar me dikë, nuk meritonpërfillet. - U dhe ai... - U bëtë dhe ju... - U bëre dhe ti... - U dhe koka e tij! - U vezamësojë pulën! (iron.).
15. vetv., bised. Hiqem, mbahem si...; shtirem, shitem. Bëhej për i ditur (për i zgjuar). Bëhej për budalla (si i paditur). U i sëmurë (si i vdekur).
16. vetv., edhe njëvet. E shoh a e vlerësoj sipas përshtypjes sime; më duket, më del, më shfaqet, më ngjan si..., shihet, vjen. bëhet sikur... Më bëhetëndërr. M'u si im vëlla. M'u fytyra e nënës para syve. M’u siç e kisha përfytyruar.
17. vetv., fig., bised. del emri për diçkakeqe, fitoj nam të keq; më ngjitet diçka, krijohet mendim i keq rreth meje. U me fjalë (me llafe). U me njollë (me cen).
18. vetv., kryes. sh., bised. Arrijmë një sasicaktuar, jemi (si numër); bashkohemi disa vetë, mblidhemibashku. Bëhemi tetë vetashtëpi. U bëmë pesë shokë. U bënë dyqind kokë dele. - Sa thasë bëhen gjithsej? - Sa veta bëhen? Nuk bëhen shumë. U bënë njëqind lekë. Bëhen a s'bëhen dhjetë. Këtu bëhemi shumë nga fshati ynë.
19. bised., vetv. Ndodhem diku; vet. v. III gjendet, është. - Ç'u bëre? - Nga bëhet ai? Se nga bëhet. - Ç'u bënë këpucët? - Ç'm'u çadra?
20. bised., vetv. Lëviz, zhvendosem. Bëhu më tutje! Bëhem mënjanë. U përpoqbëhej paklarg.
21. bised., vetv., vet. v. III Përbëhet, ka. Fshati bëhej nga dyzet shtëpi.
22. kryes. moh., njëvet. S'kam dëshirë për diçka, nuk më pëlqen, nuk më vjen për mbarë. S'më bëhetngrihem. S'më bëhetiki. S'më bëhet ta shoh. S'më bëhetlexoj. S'më bëhet ta zë me dorë.
23. vet. v. III Vjen një mot i caktuar; krijohet një gjendje tjetër e kohës ose e mjedisit. U ditë (natë). Bëhet mëngjes. U vapë (nxehtë, zagushi, ftohtë, fresk). U thatësirë (lagështi). U mjegull. U errësirë (dritë). U qetësi (rrëmujë).
24. euf., vetv., vet. v. III Ndiqet, ethet, mbarset. Lopa bëhet.
25. vet. v. III sipas kuptimevefoljes BËJ. S'ka si bëhet. Sipas vendit bëhet kuvendi. (fj. u.).
26. pës. e BËJ.
Sin.: afrohem, arrihet, arrin, bashkohem, caktohem, dal, emërohem, fëlliqem, gjendet, është, hiqem, ka, krijohet, kryhet, kthehem, lëviz, lidhem, lyhem, mbahem, mbaron, mblidhet, mbushet, ndodh, ndodhem, ndotem, ndyhem, ndragem, ngrihet, ngjet (ngjan), pajisem, përbëhet, përgatitet, përfundon, përlyhem, piqet, rritem, sigurohem, shitem, shkoj, shndërrohem, shtirem, vete, vjen, zhvendosem, zhvillohet.
U bëra *akull. M’u *akrep (dikush). Është bërë për *arapash (dikush). Janë bërë *ashra. U bë *bajat (dikush). Iu *bajgë (dikujt) bised. U *bakër (diçka). U bëra *balonë tall. U *baltë (dikush). Iu *baltë (dikujt). U *barut. M’u *barrë (dikush). I bëhem *barrierë (dikujt a diçkaje). I bëhem *barrikadë (diçkaje) libr. U *batall (diçka). Është bërë *begun (dikush). U *behar (dikush). S’bëhet më për *bel (dikush). M’u (më ra) *bela (dikush).bëhet ç’të bëhet! lendodhë çdo gjë, edhe po të vejë puna keq, nuk do ta prish gjakun; tym të bëhet!; tym të dalë! (tymi le t’i dalë!); njërabëhet!; (edhe sikur) bota (qielli) të përmbyset!; (sikur) qeni qepën hajë!; ku rafsha mos u vrafsha!; gjysma e mijës pesëqind!; ja hop, ja top. Mos u bëftëbëhet! mallk. mos u rrittë a mos jetoftë gjatë! (për njerëz). U *bërnut (diçka). U *bërsi (dikush a diçka). U *bërryl (dikush). U bëra *bic. U *bilbil (dikush). U *bishë (dikush). U *bisht (i dikujt). U *bishtajë (diçka/dikush). U *blozë (dikush a diçka). U *bllok (me dikë) libr. U *bojë (dikush). U (doli) *bollë (diçka) krahin. U bëra *borë. Që kur është bërë *bota. Është bërë *botë (dikush). U *bozë (dikush a diçka) shpërf. Iu *brashnjë (dikujt) krahin. U *brez (dikush). U *brumë. T’u bëftë *brus! ur. U bëra *bunacë krahin. Iu *burg (jeta). Bëhem *burrë. U *byk (dikush a diçka). U *bythë (dikush) keq. vulg. U bëra *calik. U *cergë (dikush). I bëhet *cergë (dikujt). U *cingaridhe (dikush) krahin. U cipal (dikush) krahin. Është bërë *cingël (dikush). U *cironkë (dikush). *Copëbëhet! U *cung (dikush). U *çeço (dikush). U *çengel (dikush). M’u *çiban (dikush) keq. M’u *çimkë (dikush). U *dangall (dikush). U bëra *daulle bised. U *def (dikush) keq. U *dele (dikush). U bëra *derr. M’u *derr (dikush a diçka). U *det. U *dërrasë (dhogë) (dikush). Jam bërë *diell. T’u bëftë *diell! ur. U për *djall (për dreq) (dikush a diçka). U për dreq (për *djall) (dikush a diçka). U një *dorë (sa një dorë) (dikush). S’bëhet *dorë (dikush). është bërë *dregëz (dikush). U *dru (dikush a diçka). U *dry (dikush). I bëhem *dyshek (dikujt). U *dhe (dikush). Është bërë *dhe (dikush) mospërf. Bëhet *dhëndër (dikush). U *dërrasë (dhogë) (dikush). U dhogë (*dërrasë) (dikush). U *erë (dikush). U *esëll (dikush). Është bërë *fare (dikush). bëhet *fat (diçka). M’u *ferrë (dikush) përb. U *feta (dikush a diçka). U *fërtele (dikush a diçka). U *finjë (dikush a diçka). Bëhet *fjalë (për dikë a për diçka). U bëra me *fletë. Bëhem (bie) *fli. U *fuçi (dikush). U fushë (dikush). U *furtunë (dikush). U *fyell (dikush). U *gangrenë (diçka) libr. Bëhemi *gardh (për diçka). U *gërmadhë (dikush a diçka). U *gisht (dikush). U *gogël (dikush). U *gogol (dikush a diçka). U *gorricë (dikush) bised. M’u *gorricë. U *grep (dikush). M’u *grep (dikush). U (një) *grusht (u sa grushti) (dikush). Bëhemi *grusht. U *gur (dikush a diçka). U bëfsh *gur! mallk. Është bërë *gjak (diçka a dikush). U bënë *gjak. U *gjalmë (dikush a diçka). S’bëhet *i gjallë (dikush). M’u *gjemb (diçka). I bëhet *halli (diçkaje). U (mori) *hamull (dikush). U *han (diku). U *haram (dikush). M’u *harrje (dikush) përb. M’u *havale (dikush a diçka). U për *hekura (dikush). U *hell (dikush). U *hije (dikush). Iu *hije (dikujt). U *hirrë (diçka). U *histori (diçka). U *hithërishte (dikush a diçka). Është bërë *hoshafkë (dikush) tall. Është bërë për me *hudhra (dikush). I bëhem *jastëk (dikujt). I bëhem *jorgan (dikujt). U bëra *kacek. U *kaçak (dikush). U *kaçamak. U bëra *kaçup. U *kala (një vend). U *kallam (dikush). U bëfsh *kallkan! mallk. U bëra *kallkan. Është bërë *kandil (dikush). U *karabojë (dikush). U *karroqe (dikush). Bëhem *katërsh. U bëfsh *katund! ur. Iu *këpucë (dikujt). M’u këpushë (*rriqër) (dikush) përb. U bëfsh *kërcure! mallk. U bëra *kërcu. Është bërë *kërrabë (dikush). Iu *kësmet (dikujt) vjet. S’u *kiameti! *Kiametibëhet! U *kockë (diçka). U bënë *kokrra-kokrra. M’u *konak (dikush). I bëhem (i dal) *krah (dikujt). U bëra me *krahë. U bëra *kripë. M’u (më doli) *kripë (diçka). U *labot (dikush) krahin. U *lakër (diçka a dikush). U *laskar (dikush) krahin. U *leckë (rreckë) (dikush). Iu *ledh (diçkaje). Është bërë *legen (dikush) përçm. U *legjendë (diçka) libr. Iu *lepitkë (dikujt). Është bërë *lepur (dikush). U *lesë (dikush). U bëra *lesh. U bë *lëmë (diçka). Është bërë *lëmsh (dikush a diçka). U bëfsh *lëmsh! mallk. U *lëndinë (diçka). Është bërë për *lëng (dikush). U *lëvere (dikush). Jam bërë *limë. U litar (*tërkuzë) (diçka). U *livadh (dikush). U *lojë (dikush). Është bërë *lugë (dikush). U *lule (dikush). U *lumë (dikush). U për *lumë (dikush a diçka). U *lundër (dikush). U *llucë (dikush). U *llum (dikush a diçka). U *mashë (e dikujt) keq. M’u *mbarë. I bëhet *mburojë (dikujt a diçkaje). U *mel (dikush). I është bërë *mendja... Bëhem *merak (për dikë a për diçka). Iu *mish (dikujt). M’u *molë (dikush). M’u *morr (dikush) përb. bised. S’u *nami! mospërf. U *narden (dikush) keq. U *nuse (dikush). M’u *njerk (dikush). Bëhem një (*njësh). Është bërë *një (me dikë) keq. Iu bëftë *njëra! (dikujt) mallk. *Njërabëhet! Bëhem *njësh (një). Iu *ombrellë (dikujt). Iu *opingë (dikujt). U *paçavure (dikush). M’u (më mbeti) *pajë (dikush a diçka). Bëhem *palë (me dikë). U *pasqyrë (diçka). U bënë *pastërma keq. Është bërë *pastërma (dikush). U *pazar (diku). U *pe (dikush a diçka). U *pelte (diçka). U *pellg (dikush a diçka). Janë bërë *pendë. U bëra *peronë. U bënë *pesë e pesë. U *petë (diçka a dikush). U *përshesh (diçka). U *përrallë (diçka a dikush). U *përrua (dikush). U (mbeti) *pilaf (dikush) iron. U piper (*spec) (dikush). Bëhem *pishman. Jam bërë *pleh. U bë *plumb (dikush). I bëhem *prag (dikujt a diçkaje). U *pre (dikush). U *pulë (dikush) mospërf. M’u *pullë (dikush) përb. Nuk është *punëbëhet (diçka). U *pus. bëhet *pus (diçka). Është bërë për *pushkë (dikush). U *qengj (dikush). U *qime (dikush). U *qiqër (dikush). U *qiri (dikush). U *qojle (dikush) tall. U për (në) *qoshe (dikush). U *qull (dikush a diçka). U *qyqe (dikush). I bëhem *qyrk (dikujt). U *re (dikush). U *retra (diçka). M’u *retër (dikush). U rreckë (*leckë) (dikush). M’u *rrëfanë (dikush) përb. M’u *rriqër (këpushë) (dikush) përb. M’u *rrodhe (dikush) përb. U *rrogoz (diçka a dikush). U *rrugë (udhë) (për diçka). U udhë (*rrugë) (për diçka). U *rrumbull (dikush). U bëmë *sardele. M’u *sebep (diçka). Është bërë *skelet (dikush). U *spec (piper) (dikush). U *sterrë (dikush). U *sukull (dikush) krahin. Bëhet me *sustë (diçka). U bëra *shakull. U bëra për *shami. Është bërë *shirit (dikush). bëhet *shirit (diçka). U bëra për *shkalc. U bë *shkarpë (dikush). bëhet *shkarpë (diçka). U *shkop (dikush). U për *shkop (dikush). U *shoshë (diçka). U *shportë (diçka). I është bërë *shtrat (dikujt a diçkaje) keq. U *shuk (dikush). M’u *shushunjë (dikush) përb. U *tapë (dikush). U për *tellall (dikush). U *tërkuzë (litar) (diçka). U *tjegull (diçka). Është bërë *trëndelinë (dikush). U *trokë (diçka a dikush). U *trung (dikush). U *tufan (dikush). U *turrë (dikush). U *tym (dikush). *Tym të bëhet! *U tha, u (diçka). U *theror (dikush). U *thëngjill (diçka). Ta bën nën *thua (dikush). U *thumb (dikush). U udhë (*rrugë) (për diçka). U *ujë (dikush). U *ujk (dikush). M’u *ujk (dikush a diçka). U *uthull (dikush). U *vaj. U *vakëf (diku). Bëhet *varr. U *vegël (e dikujt). Iu *velenxë (dikujt) keq. Bën *vend ku s’bëhet (dikush). U bëra *verem vjet. U *veri (dikush). U (doli) më *vete (dikush). U *vezë (dikush). U për *vig (dikush). Nuk më bëhet *vonë. U vozë (*fuçi) (dikush). U bëra *vrer. I është bërë *xanxë (diçka). U *xurxull (dikush). Është bërë *xham (diçka). U *xhind (dikush). M’u *zorrë (dikush) përb. vulg. U *zhele (dikush). U *zhur (diçka).

FORTIFIKATË

FORTIFIKÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT usht. Vend i fortifikuar; pozicion zjarri i fortifikuar me muretrasha, zakonisht prej betonarmeje. Futemfortifikatë. Ngritën disa fortifikata.
Sin.: fortifikim, mburojë.

FORTIFIKIM

FORTIFIKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET usht. 1. Veprimi kur fortifikojmë a kur fortifikohemi; ndërtimi i mureve, i llogoreve, i kullave a i pozicioneve të zjarrit për t’u mbrojtur; ngritja e fortifikatave në një vend, në një qytet etj. për të forcuar mbrojtjen. U fortifikimi i qytetit (i fshatit).
2. Vend i fortifikuar, fortifikatë. Sistem fortifikimesh.
Sin.: fortifikim, mburojë.

GARDH

GARDH,~I m. sh. ~E, ~ET [GJERDHE,~T] 1. Thurimë e bërë me purteka, me thupra a me driza rreth e përqark një kopshti, një are, një oborri etj. Gardh mbrojtës. Gardh i lartë (i ulët). Gardh i thatë gardh me ferra a me degëprera. Gardh çift gardh me dy thurima, të mbushura mes tyre me dhe, në një faqepjerrët për ta mbrojtur këtë nga gërryerjet; gardh i dyfishtë. Gardh tek gardhbëhet vetëm nga një thurimë drizash, ferrash, telash etj. Gardh me ferra (me driza, me tela). Hunjtë e gardhit. Oborr (arë, vresht) me gardh. Bëj gardh. Thur gardhin. Thur (rrethoj) me gardh. Kapërcej gardhin. Prish (shemb) gardhin. I zhdukëm gjerdhet.
2. Radhë e shtrënguar njerëzish zakonishtlidhur dorë për dore; varg i ngjeshur sendesh, që pengojnë kalimin. Gardh ushtarësh. Gardh makinash.
3. fig. Pengesë, ndalesë; mburojë. U bëmë gardh. I vuri gardh gojës nuk flet më, e qepi gojën.
Sin.: gjerdhe, gjerdhishtë, pahi, parmak, pengojë, ledh, llajkë, thurimë, rrethim, rrethojë, shtrak, kufi, cak, varg, pengesë, mburojë.
Bëhemi gardh (për diçka) bashkohemi e lidhemi fort për të penguar një të keqe, krijojmëbashku një pengesëpakapërcyeshme; bëhemi grusht. I bëhem gardh (diçkaje) i bëhem pengesë, nuk e lë të kalojë, të ndodhë, të përhapet etj.; i bëhem prag; i bëhem barrikadë libr.; i bëhem barrierë libr. Bën gardh me boça (dikush) tall. merr përsipër një punëvështirë e mburret se e kryen pa pasur mjetet e nevojshme a pa njohur mundësitë e veta; e bën gjizën mullar; bën urë me gëzhdalla; e korr livadhin me gërshërë. U gardhi *shteg. U *kungulli e mori (e zuri) gardhin. E bëri *lloç për gardh (dikë). Bën *shteggardhin e tjetrit (dikush). Çart gardhin e mbyll një shteg (dikush) shih prish bucela (bute) e bën kënaçe (dikush). Gardh i shkulur mospërf. njeri që e ka humbur vlerën e rëndësinë, njeri pa peshë, që s’e përfillaskush; hu i shkulur; degë pa rrënjë. *Hu gardhi mospërf. E kapërceu (e hodhi, e kërceu) gardhin (dikush) e kaloi vështirësinë që kishte; e kapërceu (e hodhi) ledhin; e hodhi (e kapërceu) hendekun; e hodhi lumin. Mori gardhin (dikush a diçka) u rrit shumë shpejt dikush, u zgjatshumë se mosha e vet; u zgjat e u shtri shumë diçka. Punon prapa gardhit (dikush) vepron fshehurazi; është hileqar e i pabesë; punon prapa krahëve. Rri (mbeta) si *hu gardhi. I vë gardh (diçkaje) e pengoj, e ndaloj, nuk e lë të ndodhë; i vë ledh; i vë lesë (lesën). I vuri gardh gojës (dikush) shih e mbylli (e kyçi, e mbërtheu, e qepi) gojën (dikush).

HIJE

HÍJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Hapësirë e errët a me fare pak dritë pas një trupi, që nuk lë të kalojnë nëpërrrezet e diellit ose të një burimi tjetër drite; mungesë drite ose errësirë jo e plotë pas dikujt a diçkaje që e zë dritën; faqja e errët e trupitanën e kundërtndriçimit të tij. Hija e drurëve (e lisit, e fikut, e arrës). Hija e reve. Në hijeshtëpisë (të mullarit). Bën (lëshon) hije. I bën hije. Hija e njeriuttokë. Hija e trupit (e kokës, e dorës, e gishtërinjve). Hija e aeroplanit. Hija e një trupi në mur. Gjatësia e hijes. Drejtimi i hijes. Teatër (shfaqje) me hijeperde. E ndiqte pas si hije. Hije e plotë (e gjatë, e shkurtër).
2. Vend me pak dritë, me mungesëpjesshmedritës ose gjysmerrësirë, ku zakonisht nuk bien rrezet e diellit, vend që s'e rreh dielli. Hije e madhe (e dendur, e lehtë). Vend (rrugë) me hije. Koni i hijes së një planeti. Gjysmërruzulli i zhyturhije. Anahije e Hënës. Ka hije. Vë në hije. Rri (shtrihet, futet, hyn) në hije. Rritethije. Mat temperaturënhije. Hija e mbrëmjes (e natës). Në hijen e bodrumit (e pusit). Lisit shihi hijen, njeriut shihi mendjen. (fj. u). Njeriu matet me mençurinë dhe dijen e tij, ndërsa një objekt me funksionin që ai jep ose ofron.
3. Figurë e paqartë e një njeriu ose e diçkaje tjetërerrësirë, pamje e turbullt e dikujt ose e diçkajeerrësirë a në mjegull. Hije e turbullt. Hija e një njeriu. Hija e një shtëpie. Dukej një hije. Lëviznin disa hije.
4. Njollë e errëtdiçka, pjesë e errët rreth diçkaje. Hijet e faqeve (e fytyrës). I ka sytë me hije. E ka lëkurën me hije.
5. tek. Figurë e errëtduket në një pjesëtrupit (figura e kockave, e zemrës etj.), kur e shohim me një aparat; vendi ku duket kjo figurë. Hija e mushkërive. Hija e kockavegrafi.
6. art. Njollë e errët a vijatregojnë pjesëtpak të ndriçuara në një pikturë. Hije e thellë (e lehtë). Dritë dhe hije.
7. fig. Vend i mënjanuar që nuk bie në sy; vend i qetë larg telasheve e kokëçarjeve; pozitë shoqërore pa rëndësi, pa nderime e pa lavdi. Zuri një hije. U struk në një hije. E kaloi (e shkoi) jetënhije. Doli nga hija.
8. fig. Diçka që ia ul a ia errëson vlerat e meritat e një njeriu, diçkakrijon një dyshim për sjelljen ose për qëndrimin e dikujt, që ia prish a ia njollos emrin e mirë; njollë. I hodhi një hije krijoi një dyshim për të. Bie një hije mbi të. Kjo ngjarje i la një hije. Kishte një hijebiografi.
9. fig. Pamje e një njeriu a e një sendi, ajo që na bie në sy në tërësinë e tipareve të një njeriu a të një sendi dhe na krijon një përshtypjecaktuar; shprehje e gjendjes shpirtëroretrishtuar a të shqetësuarfytyrën a në sytë e njeriut. Hije e zymtë (e frikshme). Ka hijerëndë. Mori një hije tjetër. Ka ndërruar hije. Ishtehijebabait kishte pamjen si i ati, i ngjante t’et. I ra një hije e zezëfytyrë. Shtëpia kishte hijekeqe (të zezë).
10. Pamje e një njeriu shumëdobësuar e të tretur nga një sëmundje etj. Ishte bërë hija e vetvetes ishte dobësuar shumë. I ka mbetur vetëm hija është tretur fare, është bërë kockë e lëkurë.
11. fig. Pamje e bukur dhe e mirë e diçkaje; të qenët i hijshëm; hijeshi, bukuri; pamje, dukje. Hija e vashave. Hija e vendit. Duket gjithë hije. Ka marrë hije dhëndri. I ka rënë hije burri. I bëj hije diçkaje e zbukuroj, e bëjhijshme. I kanë hije rrobat i rrinë bukur rrobat, i shkojnë mirë. Nuk i ka hijeflasë kështu nuk është e hijshme, nuk është mirëflasë kështu. Shtat e hije, mend asnjë fije. (fj. u.) i bukur dhe i hijshëm, por pa mendkokë.
12. fig. Vegim i diçkaje, që i duket një njeriu me fantazisëmurë sikur e sheh me sy; fantazmë; xhind. Hije e ligë. Hijet e rënda. Hijet e natës. Hija e t’et. Besonte se e ndiqnin (e kishin zënë, e kishin shkelur) hijet. I doli (iu shfaq) hija e të vrarit. I rëntë hija! (mallk.) Vjen si hije vjen befas, vjen papritur.
13. fig. Shfaqje a shëmbëlltyrë e dobët e diçkaje; mbresë e vogël a gjurmë e parëndësishme e diçkaje; gjurmë, përjetim. Hija e së vërtetës. Hije dëshpërimi (trishtimi, shqetësimi, dyshimi). Hije gëzimi. Hijet e së kaluarës. La hije diku a në diçka.
Sin.: errësirë, gjysmerrësirë, njollë, pamje, gjurmë, hijeshi, bukuri, dukje, pamje, vegim, vegulli, haluçinacion, fantazmë, shfaqje, shëmbëlltyrë.
U hije (dikush). 1. shih u kockë e lëkurë (dikush). 2. U përpoqfshihej që të mos e shihte njeri, u zhduk nga sytë (nga turpi, nga frika etj.). 3. shih tund (luan) derën (dikush). Iu hije (dikujt). 1. U lidh ngushtë me një njeri dhe nuk i ndahet asnjëherë; e ndjek hap pas hapi dhe i shërben me besnikëri; iu qep, iu ngjit. 2. E mbron shumë dikë; i bëhet mburojë. Jam bërë me hije dyshoj për gjithkënd e për çdo gjë, më ka hyrë dyshimi a më ka zënë mosbesimi ngaqëkanë ndodhur ngjarjepapritura e të pakëndshme, ngaqë ma kanë hedhur e ma kanë punuar etj.; ia kam frikën dikujt a diçkaje edhe kur nuk e di ç’do të ndodhë. I bëj hije (dikujt). 1. E vë dikë brenda në një vend, e mbyll diku; e strehoj; vë në hije (dikë).2. I shërbej me shumë besim një njeriu, i shërbej verbërisht, shkoj pas tij symbyllur. 3. Ia ul vlerën dikujt me meritat a me punën time, bëj që të tjerët të mos ia njohin vlerat, ta çmojnëpak e ta largojnë vëmendjen nga ai. Mos na bëj hije! shaka. mos na mërzit, mos na bezdis. Nuk i bën hije (askujt) nuk pengon asnjeri dikush, nuk i nxjerr pengesa askujt; nuk prish punë. Nuk bën hijediell (dikush) është njeri fare pa rëndësi; nuk e përfill askush, është i lënë mënjanë, sikur s’është i gjallë. Bën hije mbi dhe (dikush) keq. është, sa gjendet; është gjallë, sa rron; rron pa kryer ndonjë punëdobishme, s’ka vlera e nuk vepron mbi askënd e mbi asgjë. Nuk i bën hije (as) vetes (dikush) është i pazoti për të bërë një punë, nuk është i zoti për asgjë; as për vete s’është. I ra një hije (dikujt) u zbukurua; ka marrë një pamjekëndshme e të veçantë; i ra një nur. I ra një hije e zezë (dikujt) u mërzit a u inatos keq, u i vrazhdë; u err, u zymtua; bëhet zemërak e kërcënues. Fshihet pas hijesgishtit (dikush) tall. mundohetkotmbulojë një të keqe që ka bërë, përpiqetkot t’i fshehëmetat e gabimet, mbrohet me mjete e mënyradobëta; fshihet pas gishtit; fshihet prapa hostenit. Fshihet nën hijen e shuplakës (dikush) tall. shih fshihet pas hijes së gishtit (dikush). Fshihet pas hijes së vet (dikush) shih fshihet pas hijesgishtit (dikush) tall. I ha hijen (dikujt). 1. Bëjdikush të mos jetë më; e zhduk, e shfaros. 2. E mposht dikë, e mund, e vë përpara dhe e thyej. 3. Mbijetoj, jetojshumë se një tjetër, e përcjell dikë nga kjo jetë. Hedh hijeI (dikush a diçka) rritet, zhvillohet; lartësohet me trup; hedh (lëshon) shtat; hedh (lëshon) bojë. Hedh hijeII (mbi dikë a mbi diçka) krijon një dyshimkeq për dikë a për diçka, e paraqit jo mirë; e fsheh, e bënturbullt, të errët a të paqartë për të mos u dukur siç është; i hedh hije (dikujt a diçkaje). I hedh hije (dikujt a diçkaje) shih hedh hijeII (mbi dikë a mbi diçka). Hijet e bardha euf. etnogr. xhindet, fantazmat; hijet e liga. Hijet e liga etnogr. xhindet, fantazmat; hijet e bardha euf. Ka frikë nga hija e vet (dikush) është shumë frikacak, nuk ka fare guxim, trëmbet nga gjithkush e nga gjithçka; nuk guxon t’ia hyjë një pune a të ndërmarrë diçka; është shumë i druajtur e nuk ka fare besim te vetja. Hije lisi dikush që ka të gjithamirat; ai që u bën ndergjithëve, tek i cili shkojnëgjithë; kund. hije shtogu. Hije shtogu dikush a diçka që s’ka vlerë, i padobishëm, pa asnjë rëndësi; kund. hije lisi. I ka hije (diçka) i shkon, i përshtatet, i vete, e hijeshon; i ka lezet. S’i ka hije (dikujt) nuk është mirësillet a që vepron ashtu, nuk i shkon për moshën a për detyrën që ka; s’ka lezet (për dikë); s’i bie (s’i shkon) për shtat. Nuk ka hije lisi (për dikë) nuk ka vendrehatshëm (që e dëshiron shumë); nuk gjendet një vend i qetë për të. Ka hijerëndë (dikush) është shumë serioz, ka pamjen që të bën t’i druhesh e të mos guxosh t’i afrohesh; ka pamje a qëndrimegër. Pastë hijen e vet! (dikush) keq. 1. Qoftë atje ku është! (për një të vdekur kur e përmendim). 2. Qoftë ai që është, nuk duajem si ai a të kemnjëjtin fat; s’dua t’ia di për të. Kërkon hijebahçetjetrit (dikush) iron. është shumë dorështrënguar e përfitues, është njeri zemërngushtë e lakmitar; përpiqetkursejë edhediçka pa ndonjë vlerëmadhe; nxjerr dhjamë nga pleshti; mjel (edhe) morrin iron. I la hijen (dikujt) iron. u largua dikush papritur, shpejt e fshehtas prej dikujt; iku e nuk e gjen dot më dikë, me të cilin mbetet diçka pa zgjidhur; i la opingat (në dorë). E la në hije. 1. (diçka). Nuk e zbuloi e nuk e ndriçoi; e la të paqartë diçka; e la në errësirë2; e la në mjegull; e la në tym; e la zhyt. 2. (dikë). Nuk e përmendi a nuk e përfilli shumë dikë, nuk e vuridukje, nuk e la të shfaqet; nuk ia vari shumë; e la në errësirë; i vuri (i hodhi) lerë (dikujt a diçkaje); i hodhi gurë (dikujt). I lë hijezezë (dikujt a diçkaje) e njollos dikë, e përlyen, e poshtëron; e bën me turp, i jep nam të keq, e turpëron; i hedh baltë. Lëshon hije pa dalë dielli (dikush) tall. e bën diçka para kohe, nxiton e bën një punëpapjekur; nuk i mendon mirë gjërat, është i nxituar. marrsh hijen! mallk. vdeksh!; marrshkeqen! Mori hijen *përposhtë (dikush) mospërf. Matet me hijen e mëngjesit (e mbrëmjes) (dikush) keq. e vlerëson vetenshumë se sa është në të vërtetë, i duket vetja i madh, e mburr veten dhe nënvlerësontjerët; kërkonshumë nga sa vlen; matet me hijen e vet. Matet me hijen e vet (dikush). 1. keq. shih matet me hijen e mëngjesit (e mbrëmjes) (dikush) keq. 2. I vlerëson drejt aftësitë e mundësitë e veta, është i vetëdijshëm për vlerat që ka; i peshon mirë gjërat sipas fuqisë së vet, pa u mburrur, pa u rrëmbyer e pa u ngutur; tregohet aq sa është. E mban nën hijen e vet (dikë) kujdeset shumë për dikë dhe e mbron; e ka nën kujdes e nën mbikëqyrjevazhdueshme. E mbajhijehostenit (dikë) e ruaj me kujdes e me merakmadh; kujdesem shumë e për çdo gjë për dikë; e mbaj me të gjithamirat; e mbajpëllëmbëdorës. Mbetihije. 1. (diçka). Nuk u sqarua a nuk u ndriçua mirë, nuk u zbulua, mbeti e errët, e paqartë. 2. (dikush a diçka). Nuk i kushton askush vëmendje, është si i harruar e i shpërfillur, nuk e vlerëson e nuk kujdeset askush për të; është lënë mënjanë. Pret *ftoin (kumbullën) për t’i lëshuar (për t’i bërë) hije kungullit (dikush) keq. Rrihije (dikush) nuk do të duket, nuk do të shfaqet, rri i tërhequr e i padukur, nuk del haptas e nuk do që të bjerë në sy; nuk përzihet në një çështje; rri mënjanë. Rron (është) hijen (e dikujt) keq. 1. Është nën mbrojtjen e dikujt, dikush kujdeset për të dhe e mbron. 2. Është nën sundimin e dikujt; drejtohet nga dikush. shkel hijen (prapa) (dikush). 1. Është shumë i shpejtë, nxiton a vrapon shumë shpejt e të arrin; s’të ndahet hap pas hapi; nuk ia shkel (dot) hijen (prapa) (dikujt). 2. Është shumë i aftë e i zoti për të bërë diçka; merr gjak vetull. Nuk ia shkel (dot) hijen (prapa) (dikujt) është shumë i shpejtë, nxiton a vrapon shumë shpejt e s’e zë dot asnjeri; shkel hijen (prapa) (dikush). I trembet hijes së vet (dikush) keq. shih ka frikë nga hija e vet (dikush). E vë në hije (dikë) e fut brenda në një vend, e mbyll diku; e strehoj; e marr nën kujdes, përkujdesem për të; e vë hije të rigonit. E vë në hije të rigonit (dikë) e marr nën kujdes dikë, përkujdesem shumë për të; keq. tregoj kujdestepruar e vëmendjemadhe për një njeri që nuk e meriton; i bëj hije (dikujt); e vë në hije. Vret *barkunhije (dikush) iron. vraftë (të shkeltë) hija! mallk. vdeksh!

HIJEMADH

HIJEMÁDH,~E mb. 1. Që ka hijemadhe; hijegjerë (për një dru). Rrap hijemadh.
2. fig., mospërf. Që e mban veten me të madh; krenar i madh. Njeri hijemadh.
3. fig., poet. Që ka pamje madhështore. Shpatë (kordhë) hijemadhe. Mburojë hijemadhe.
4. fig. është i hijshëm, me pamjebukur dhe sjelljefisshme.
Sin.: hijegjerë, madhështor, krenar, i hijshëm, i fisëm.

KËSHTJELLË

KËSHTJÉLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. hist. Vendbanimperiudhën e mesjetës, i fortifikuar me murelarta, me sharapolle e bedena për t’u mbrojtur nga pushtuesit, keqbërësit etj.; kala. Kështjella e Krujës (e Gjirokastrës). Muret (porta) e kështjellës.
2. Vend i mbrojtur mirë dhe i sigurt; pozicion luftarak i pamposhtur dhe i pathyeshëm; kala, fortesë. 3. usht. Mburojë prej metali përpara një topi, një mitralozirëndë a kundërajrori.
4. fig. Vend i fuqishëm dhe mbrojtës i madh i idealevelarta, i lirisë, i së drejtës dhe i demokracisë. Shtetet e Bashkuara janë mbrojtëselirisë dhedemokracisë.
5. fig. Objektivfitohet ose arrihet me luftë, me sakrifica dhe me vështirësimëdha; kala. Kështjella e diturisë (e shkencës, e drejtësisë).
Sin.: kala, fortesë.
Bën (ngre) kështjella (kala) në erë (në ajër) (dikush) keq. bën plane që nuk mundvihenjetë; krijon me mend gjëra që nuk mbështetenrealitetin, fantazon kot; bën (ngre) kala në erë (në ajër); sheh ëndrra me sy hapur; ngre kodra mbi det iron. Kështjellë (kala) prej letre keq. mbështetje e dobët; diçkadukje e fortë, por që në të vërtetë shkatërrohet lehtë; kështjellë (kala) në rërë. Kështjellë (kala) në rërë diçka e paqëndrueshme, në dukje e fortë, por pa themeleshëndosha, që mundrrëzohet a të prishet lehtë; kështjellë (kala) prej letre; kullë me gjizë iron. E mori kështjellën (*kalanë) nga brenda (dikush).

MBROJTJE

MBRÓJTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur mbroj dikë a diçka ose kur mbrohem. Mbrojtja e vendit (e lirisë, e pavarësisë). Mbrojtja e pronës (e pasurisë). Mbrojtja e nderit (e të drejtave). Mbrojtja e pemëve (e bimëve). Mbrojtja e tokës (e ujërave, e natyrës). Mbrojtja e diplomës. E drejta e mbrojtjes.
2. Mjetet e mënyratpërdoren për t’u mbrojtur nga dikush a nga diçka; mbështetja e përkrahja që i jepet dikujt për t’u mbrojtur, ndihmë kundër një rreziku etj. Mbrojtjapunë. Njeri pa mbrojtje. Kërkon mbrojtje. Nuk ka mbrojtje.
3. usht. Tërësia e forcavegjalla, e armëve dhe e mjetevepërdoren për t’u mbrojtur nga armiku; veprimtariakryhet me këto forca e mjete për t’u mbrojtur; fusha e veprimtarisë dhe e organizimit shtetëror, që ka për detyrëpërgatitë njerëzit dhesigurojë mjetet për të mbrojtur vendin nga armiku. Mbrojtja popullore (civile). Mbrojtja tokësore (detare, ajrore). Mbrojtja bregdetare (kundërajrore). Mbrojtje e fuqishme (aktive, pasive). Mbrojtje unazore (rrethore). Mbrojtja dhe sulmi. Ministria e Mbrojtjes. Këshilli i Mbrojtjes. Shtabi i mbrojtjes. Forcimi i mbrojtjes. Mbrojtja e popullit (hist.) organ i posaçëmkryente funksionet e SigurimitShtetit në Shqipëri në vitet 1944-1946.
4. drejt. Fjala e avokatit mbrojtës para trupit gjykues; palambron një të pandehurgjyq. Avokati i mbrojtjes. Leximi i mbrojtjes. E mori fjalën mbrojtja.
5. sport. Lojtarët e një skuadre futbolli, basketbolli etj., që kanë për detyrëzmbrapsin sulmet e kundërshtarit e të ndihmojnë sulmin e skuadrës së vet; organizimi dhe loja e tyre për të mbrojtur portën a fushën e vet. Mbrojtje e fortë. Mbrojtja shkodrane (durrsake). Mbrojtjet e të dyja skuadrave luajtën mirë. Forcuan mbrojtjen.
6. shah. Mënyrë e veçantë lojeshah për t’u mbrojtur nga sulmet e kundërshtarit. Mbrojtja indiane (sllave, holandeze).
Sin.: ruajtje, vetëmbrojtje, pruajtje, përkrahje, mbështetje, mburojë, strehë, mbulim, gardh.

MBULOJ

MBUL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I vë diçkaje përsipër një pëlhurë, një mushama, një kapak etj. për ta mbrojtur ose për ta ruajtur; i hedh dikujt përsipër një rrobë a një mbulesë (kur fle, kur ka të ftohtë etj.); kund. zbuloj. Mbuloj tryezën. Mbuloj fëmijën (të sëmurin). Mbuloi supet me shall. E mbuloi me kapak. Mbuloj me batanije (me mushama). E mbuloi me jorgan. Si të shtrosh, ashtumbulojnë. (fj. u.).
2. I hedh çatinë një ndërtese; vë tjegullat etj. në çati. Mbuloi shtëpinë (kasollen). Mbuloj me tjegulla (me kashtë, me beton).
3. Lyej sipërfaqen e një sendi me diçka; i hedh diçka përsipër ose e vesh me diçka, e mbështjell; kryes. v. III i bie a i rri përsipër një shtresë prej diçkaje, e zë të gjithë sipërfaqen e vendit a të sendit, sa nuk duket më; vjen a del me shumicë sipër diçkaje sa e fshehgjithë, e mbush. E mbuloj me bojë vaji (me llak, me një shtresë dylli). E mbulon një cipë (një push i hollë). Bora mbuloi malet. Blerimi (bari) mbuloi fushat. Arat i mbuloi uji. Orenditë i mbuloi pluhuri. Mbuloj me dhe (me rërë, me baltë). Mbuloj zjarrin me hi. Luginën e mbuloi mjegulla. Ia mbuluan varrin me lule. E mbuluan thinjat.
4. Futdhe një të vdekur, e varros. E mbuluan me nderimemëdha. E mbulofshingjallët (mallk.).
5. Fsheh një send me diçka, e zë me diçka që të mos duket. Mbuloj sytë me duar. E mbulonin fytyrën me perçe. Retë mbuluan diellin.
6. fig. Përpiqemmënyrandryshmefsheh një faj, një gabim ose një të metë, e fsheh; e mbyll, i jap fund pa e zgjidhur. Donte ta mbulonte fajin (krimin). S’i mbulon dobësitë (të metat) e veta. Mbulojnë qëllimet e vërteta. Mbulonin gabimet e njëri-tjetrit. E mbuloi me fjalë (me fraza) të bukura. E mbuluan atë çështje.
7. E mbush plot me diçka, i jap me shumicë; e pllakos, e mbyt (edhe fig.). E mbuloi me të puthura. E mbuloi me para (me të gjithamirat). E mbuloi me të shara. E mbuluan me lavdi. E mbuluan lotët. I mbuloi varfëria. E mbuluan hallet (punët). E mbuloi frika. E mbuloi turpi.
8. usht. I bëhem dikujt mburojë a mbështetje në një luftim; e mbroj me zjarr që të mos dëmtohet nga armiku, e ndihmoj me zjarr. Mbuluan veprimet e batalionit. E mbuloi me artileri (me top, me mitraloz, me zjarr).
9. sport. Përshkoj një largësi (në garat e vrapimit, të notit, të çiklizmit etj.) brenda një kohecaktuar; bëj. E mbuloi largësinë për 13 minuta e 10 sekonda.
10. sport. Mbroj kundërshtarinlojërat me top; markoj.
11. fin. Siguroj mjetet e nevojshme financiare për të përballuar një shpenzim a detyrim; përballoj, shlyej. Mbuloi borxhin. I mbuloi shpenzimet vetëm pjesërisht. I mbuloi humbjet. Mbulon nevojat e kompanisë. Të ardhurat u përdorën për të mbuluar ndërtimet e reja.
12. zyrt. Kam nën varësi a drejtoj një sektor pune. Mbulon një fushëgjerë veprimtarie. Secili përgjigjet për sektorinmbulon.
Sin.: mërtis, plaf, mbështjell, mbush, varros, mbroj, fsheh, maskoj, pllakos, përshkoj, përballoj, heq, vesh, zë.
Mbuloi *balta baltën përb. E ka mbuluar *bari (dikë). E mbuloi me *dafina (dikë). E mbuloi *dobiçin (dikush) bised. I mbulon (i humb, i fsheh) *gjurmët (dikush). E mbuloj (e fsheh) në *hi (diçka). mbulofshin *të mirat! ur. E ka mbuluar (e ka zënë) *pluhuri (diçka). Ia ka mbuluar varrin *bari (dikujt). Si më *shtronmbuloj.

MBURESË

MBURÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. ndërt. Pjesa e sipërme e parmakut ku mundmbahesh me dorë. Mburesë parmaku.
2. Ledh mbrojtës. Qyteti u rrethua me llogoremëdha e me mburesaforta.
3. Mbrojtje, mburojë. Nuk kishin mundësiorganizonin një mburesë kundër sulmit. Ai patriot ishte mburesa më e madhe e kombit.
4. Shkopi më i gjatëlojën e cinglit.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.