Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mbrydhet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BËLTUCEM

BËLTÚC/EM jovep., ~(u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Zbutet shumë, shtypet e bëhet si qull a si pelte, squllet. U bëltucën dardhat.
2. vetv., vet. v. III Shtypet në një vend, bëhet gropë nga një goditje (për enët e metalta). U bëltuc kusia.
3. vetv. Bie nga shëndeti, më ka ikur fuqia (nga pleqëria, nga ndonjë sëmundje etj.), nuk më bëjnë gjunjët, rrëgjohem, plakem. Është bëltucur e treturfytyrë.
4. pës. e BËLTÚC.
Sin.: zbutet, butësohet, brumëzohet, baltet, zbrumohet, brydhet, mbrydhet, squllet, dyllëçitet, qullohet, tutëlohet, sqaqet.

NDULKET

NDÚLK/ET jovep., ~ (u), ~UR vetv., vet. v. III Piqet e zbutet pak nga pak, pasi është këputur nga pema (për frutat). U ndulkën vadhëzat (mushmollat, dardhët).
Sin.: piqet, zbutet, squllet, brydhet, mbrydhet, ficet, zhunget, zbruhet, mbretet.

ZBRUHEM

ZBRÚ/HEM jovep. ~JTA (u), ~JTUR 1. vetv., vet. v. III Bëhet i butë si brumë, zbutet diçka e fortë a e thatë. Zbruhen dardhat (ftonjtë). Edhe pjeprin, po ta lesh shumë kohëdiell, zbruhet dhe s’hahet më. Iu zbrujtën duart.
2. fig., vetv. Ligështohem, bëhem i dobët e i pafuqishëm; bëhem më i butë, zbutem. I është zbrujtur karakteri (vullneti). Është zbrujtur ca kohët e fundit. Ç’më je zbrujt e ligështue, / Moj e mira e nanës-o. (folk.). Muzgu u zbrujt krejt. Poeti u zbut e u zbrujt si rrallëherë. U zbrujta prej ngashërimeve.
3. pës. e ZBRUJ. Është zbrujtur nga shiu. Toka u zbrujt shpejt. Gruri zbruhet me ujë.
Sin.: brumëzohet, brumohet, zbrumohet, zbutet, brydhet, mbrydhet, ndulket, baltet, squllet, dyllëçitet, sqaqet, tutëlohet, lëshohem, shkrehem, ligështohem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.