Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mbroth”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BRUS
MBARË

MBÁRË ndajf. 1. Nga ana e mbarë, nga është drejt ose nga anaduketmirë, andej nga duhet (për një veshje, faqe libri etj.); kund. mbrapsht. E vesh mbarë. E kthehu mbarë.
2. Ashtu si duhet, mirë; drejt. Çdo gjë bëhej mirë e mbarë. E filloi mbarë punën. I shkon (i vete) puna mbarë. Nuk i doli mbarë. Fol mbarë! Punon mbarë. As mbarë, as prapë as mirë, as keq. Mbarë e mirë shumë mirë, s’ka si bëhetmirë. Gruri vjen mbarë sivjet gruri po rritet e po bëhet mirë. shkoftë (të vaftë) mbarë! (ur.) Mbarë paç! (ur.) Ndikon për mbarë ndikon për mirë. Nuk i mori puna për mbarë nuk i eci puna mbroth.
3. Ashtu siç është, pa bërë ndonjë zgjedhje ose ndonjë ndryshim; si të vijë, radhazi. E mori mbarë. E korrën mbarë barin. I hëngri mbarë. I fshiu (i përlau) mbarë.
Sin.: mirë, drejt, radhazi.
M’u mbarë m’u dha rasti i duhur, gjeta kohëlirë ose të përshtatshme për të bërë diçka; më erdhi puna mirë. I bie mbarë e prapë (një vendi) s’lë vend pa shkelur, shkoj në të gjitha anët; i bie kryq e tërthor. I ka fijet mbarë (dikush) i shkojnë punët mirë; çdo gjë i vjen siç e do vete; e ka në vijë; i ka punëtvijë. Është kthyer mbarë (dikush) euf. ka vdekur; ka dhënë shpirt. E kthej mbarë e prapë (diçka). 1. E përmbys, e bëj rrëmujë duke kërkuar diçka; s’lë vend pa kërkuar. 2. E shqyrtoj ngagjitha anët, arsyetoj duke parë gjithçkamundshme, e shoshit mirë; e rrah mbarë e prapë. Merr (për) mbarë (diçka) shkon mirë; po ndreqet, nispërmirësohet. Mbarë e prapë. 1. Për çdo gjë, për gjithçka; për të mirat e të këqijat me hollësi. 2. Për çfarë u erdhi për goje, pa i matur e pa i peshuar mirë fjalët; larë e pa larë; va e pa va. As mbarë e as prapë. 1. As mirë e as keq. 2. Pa folur fare për ndonjë gjë; pa e hapur gojën. Mbarë e rend radhazi, një për një, emër për emër. E rrah mbarë e prapë (diçka) e shoshit mirë e mirë, e shoh ngagjitha anët; e kthej mbarë e prapë. Të vajttë mbarë! ur. arrifsh atë që do!, të shkoftë puna mirë!, paç mbarësi!; priftë e mbara! vjen (për) mbarë e kam më të lehtë, e kam për kollaj; ashtupëlqen a më duketmirë; më leverdismirë, më intereson që të ndodhë a të flitet kështu; bie (më shkon) për shtat; më vjen për shtat; më vjen përdoresh.

MBROTH

MBROTH vep., ~A, ~UR bised. 1. jokal. Eci përpara, përparoj; vet. v. III vete mbarë, shkon përpara. Mbroth kush punon. Mbrothi puna.
2. kal. I vijndihmë dikujt, e ndihmoj që të marrë veten a të përmirësohet. Kur u sëmur, e mbrothën shokët.

MBROTH

MBROTH ndajf., bised. Mbarë, përpara; mirë e pa pengesa. Punët venë (shkojnë) mbroth. I doli (i vajti) mbroth. Nuk e shoh mbroth nuk e shoh mirë, diçka ka.

MBROTHJE

MBRÓTHJ/E,~A f. Veprimi dhe gjendja kur mbroth; përparim.

MBROTHËSOJ

MBROTHËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Mbroth. Mbrothësoj një trashëgimi (një vend). Mbrothësoj gjënë e gjallë.

PAQESHUR

PAQÉSHUR (i, e) mb. 1. Që nuk është i qeshur; që ka halle, që nuk i ecin punët mbroth, ndaj nuk është i gëzuar a i lumtur; buzëpaqeshur; kund. i qeshur. Erdhikëtë botë duke qarë e po ikën i paqeshur.
2. qëndron serioz. Burrë i paqeshur.

PROTH

PROTH vep., ~A, ~UR kal. Mbroth.

PËRPARA

PËRPÁRA ndajf. 1. vendin ose në drejtimin nga ana e fytyrësdikujt a e faqes kryesorediçkaje, nga ana e ballit; në drejtimin e lëvizjesdikujt a të diçkaje ose më tej në këtë drejtim; ballë për ballë me dikë a me diçka; para; kund. prapa; pas. Në një shtëpi aty përpara. Eci përpara. Më doli përpara. E kam përpara. I rri përpara. Bëri dy hapa përpara. Mezi bëri përpara.
2.anën e kraharorittrupit a në pjesën e ballitdiçkaje; kund. prapa. Fustan (bluzë) me kopsa përpara. Mbërthehet përpara.
3. pjesënkrye; kund. prapa. U ulën përparaautobus (në teatër).
4. Në të ardhshmen, në kohën që do të vijë; në një kohëafërt. Kohakemi përpara. S’kemi shumë kohë përpara. Kemi përpara një datëshënuar.
5. Në një kohë më të hershme a në të kaluarën; dikur. Përpara rronin keq (të veçuar). Nuk janë si përpara. E dinte që më përpara.
6.shpejt nga ç’duhet (për orën). I ecën (i shkon) ora përpara. E ka sahatin pesë minuta përpara.
7. fig. rrugën ku ecim, në jetën a në punën tonë (kur kemibëjmë me diçkaduhet shqyrtuar, zgjidhur, kapërcyer etj.). U doli një pengesë përpara. Përpara na shtrohet një detyrë e rëndësishme. U vuri përpara një propozim të ri.
8.radhëparë, në fillim, më parë se diçka tjetër ose se të tjerat. përpara duhet menduar mirë. Përpara se të punojmë tokën, duhetpunojmë kokën. (fj. u.).
9. Për një llogariardhme, si parapagim, si paradhënie. E pagoi që më përpara. Paguhet përpara parapaguhet.
10. fig. Në një gjendje të re, më të përparuar, më tej; në një nivel më të ngritur nga ana sasiore e cilësore, në një shkallë më të lartëkrahasim me të tjerët a me një periudhëmëparshme. Ka ecur përpara shkenca (letërsia, arti). Jemipërparakrahasim me të tjerët. Bënë një hapmadh përpara në automatizimin e procesevepunës. Bëri (çau) përpara.
11. si mb. I përparmë. Ndodhetpjesën (në radhën) përpara.
12. përd. pasth. Përdoret si thirrje për të nxitur dikë që të hidhetsulm, të ndërmarrë diçka a të kapërcejë një pengesë me përpjekje e me guxim etj. Përpara për fitorereja!
Sin.: para, parë, përballë, dikur, mbroth, fillimisht, së pari, paraprakisht, i përparmë.
Bëj *hapa (një hap) përpara. Ka bërë (ka çarë) përpara (dikush) ka përparuar në një punë a në jetë; ka pasur suksese; është formuar e është zhvilluar më tej; kund. ka bërë prapa. Me *brirë përpara. I dal përpara. 1. (dikujt). Ia mirëpres një kërkesë dhe e përkrah; e kuptoj shpejt ç’kërkon. 2. (diçkaje). Marr masapërpara që të mos ndodhë një e keqe ose që t’i shmangem një të keqeje. Me çfarë i del përpara pa zgjedhur, mbarë, me çdo gjë që i sjell rasti; me gjithçka. Nuk i dal (dot) përpara (dikujt) nuk kam guxim a kam turptakohem me dikë, ngaqë kam bërë një gabim ose nuk kam plotësuar një zotim etj.; nuk i dal në sy. Nuk i dilet përpara (dikujt a diçkaje). 1. Është shumë i fuqishëm; është shumë i zoti për diçka, nuk mundmatesh dot me të, s’je i zoti sa ai që të hahesh me të. 2. Është inatosur dhe është egërsuar shumë dikush, nuk mundflitet dot shtruar me të, nuk ka arsye, nuk guxon ta takosh; është e ashpër a e egër diçka, ka forcëpapërballueshme. E ka të ardhmen përpara (dikush) e pret një jetë më e mirë, plot mbarësi e suksese; është i ri e me perspektivë, ka kohëjetojë a të ecëjetë. Nxjerr (qit) *gjoksin (përpara) (dikush). I rri (i qëndroj) përpara (dikujt) i dal haptas e ballaballas, nuk trembem prej tij e nuk i fshihem; i qëndroj përballë. Shikon përpara (dikush) synonzhvillohet e të përparojë, nuk merret me të kaluarën, përpiqetndërtojëardhmen; kund. shikon prapa. E vuri (e mori) përpara (dikë). 1. E theu, e shpartalloi, e detyroi t’ua mbathë këmbëve. 2. E mposhti, e mundi me argumentepakundërshtueshme; e mbërtheu me fjalë, s’i la gjë pa thënë; e shau keq. E kam vënë përpara (diçka) ia kam marrë dorën mirë diçkaje, punoj shpejt e mirë; kam kryer pjesën më të madhe a më të vështirëdiçkaje; nuk e kam lënë pas dore diçka dhe kam bërëajoecë drejt përfundimit.

TRASHAZ
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.