Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mbrojtur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ABAK

ABÁK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT 1. arkit. Pllakë e sheshtë katrore ose disk, i vendosurmajën e një kolone midis kapitelit të saj dhe strukturësmbajtësit të traut a të harkut, që shërben për të siguruar mbajtjen e saj dhe për të mbrojtur zbukurimet figurale të pjesëssipërmeshtyllës (të kapitelit), që shërbejnë si elemente funksionale dhe estetike. Abak mermeri.
2. mat., vjet. Llogaritës i thjeshtë primitiv, i përbërë nga një copë e vogël dërrase a kartoni, që përdoret për mësimin e numërimit; mjet njehsimi nga kohët e lashta, i përbërë nga gogla të ngjyrosura, të shkuaradisa radhë telash. Abak romak. Abak kinez. Abak japonez. Abak i ndarështylla. Bëj një abak. Numëroj (llogarit) me abak.
4. Tryezë solemne për vendosjen e enëveçmueshme te romakët e vjetër. Abak druri (plastike). Abak argjendi.
5. Lloj dërrase për lojë.
Sin.: numërator, numëratore, njehsor, llogaritës, kalkulator.

ALUMINTË
ANAKOREZË

ANAKORÉZ/Ë,~A f., biol. 1. Jetesa e disa gjallesave në vrima e në të çara gurësh për t’u mbrojtur nga gjallesat grabitqare.
2. mjek. Kalimi i mikrobeve apo i grimcavetjerahuaja në një ind apo në një organ përmes rrugëveqarkullimitgjakut, zakonishtvendet e pezmatuara, të infektuara a të dëmtuara. Anakoreza shpjegon përhapjen e pezmatimeve.

ANIJEMBROJTËS

ANIJEMBRÓJTËS,~I m., det. 1. Digë gurësh, digë betoni etj. në një portngrihet në ujë për të krijuar një zonëmbrojtur nga dallgët për anijet e mjetet e tjera lundruese. Anijembrojtës hidraulik. Anijembrojtës notues.
2. Pajisjeposaçme, goma makinash etj. që montohen në brigjet e një kalate, për të mos lejuar përplasen e një anije me muret e betonta.

ANODIZOJ

ANODIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kim., kal. Trajtoj një sipërfaqe metalike si anodë në një qark elektrolitik për të krijuar një shtresë oksidi mbrojtës; vesh një metal me shtresë oksidi për ta mbrojtur nga ndryshku. Anodizoj vazot metalike. Anodizuam pjesët e aluminit. Anodizoi sipërfaqen e alumintë.

ANONIMIZOJ

ANONIMIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. Ia heq ose ia fsheh emrin e autorit dhedhënatidentifikojnë atë apo diçka që e ka krijuar, shkruar ose botuar; duke e paraqitur si të panjohur, si të paemër ose si të paidentifikuar për të mbrojtur privatësinë e tij, për qëllime etike, ligjore ose kërkimore. Anonimizoj identitetin e tij. Anonimizoj identitetin e pacientëve. Anonimizova tekstin para se të botohej.

ANTAGONIZOJ

ANTAGONIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. Veprojmënyrëpapajtueshme ndaj dikujt a diçkaje; shkaktoj antagonizëm; biekundërshtim ose shtyj dikë drejt një qëndrimi armiqësor. Antagonizoj dikë për t’u mbrojtur.
2. biol., mjek. Pengoj ose frenoj ndikimin, veprimin ose efektin e një substance mbi një substancë tjetër. Antagonizon efektin e adrenalinës në trup.

ANTIPLUMB

ANTIPLÚMB,~I m., kim. Veshje ose pajisjepërdoret për t’u mbrojtur nga shpimi i plumbit, apo nga rrezatimi i plumbit në një mjedis pune (në një minierë, në një uzinë baterish etj.); kundërplumb; kund. plumb. Antiplumb i rëndë. Fabrika për prodhimin e antiplumbit. Rroba antiplumbi. Çizme me antiplumb.

ANTISOVJETIZËM

ANTISOVJETÍZ/ËM,~MI m., pol. Ideologji, politikë ose qëndrimkundërshton dhe lufton sovjetizmin, politikën dhe ndikimin e tij; që kritikon politikat dhe praktikat e zbatuara nën regjimin sovjetik; që kundërshton përpjekjet për të përhapur apo për të mbrojtur modelin e qeverisjes komunistenivel ndërkombëtar, kundërsovjetizëm; kund. sovjetizëm. Ndikimi i gjerë i antisovjetizmit. Antisovjetizëm i përshtrirë. Qasja kritike e antisovjetizmit. Shkrime antisovjetike. Diskutim mbi antisovjetizmin.

ANËMI

ANËMÍ,~A f. sh. ~, ~TË Vend që nuk e zë era e dielli, vend i mbrojtur nga era e shiu; shtrojerë. Ishte strehuaranëmi.

ANËROJË

ANËRÓJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT usht. Grup ushtarësh roje, që ecën anës forcave kryesoremarshim për t’i mbrojtur nga sulmet e papriturakrahë. Nxjerr anërojën.

AREAL

AREÁL,~III m. sh. ~E, ~ET bot. 1. Sipërfaqe e hapur, territor i populluar nga një specie e caktuar bimore ku ndodh bashkëveprimi ndërmjet vetive trashëguesebimëve dhefaktorëve mjedisorë modifikues.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për tipandryshëm arealesh: Areal bazë sipërfaqe e trungut të një drurimetra katrorëlartësinë e gjoksitnjeriut si pjesë përbërëse, e matur jashtë lëvores dhe e shprehurmetra katrorë për një hektar si tregues i dendësisë së ngastrës. Areal i konservuar zonë me vleraveçanta mjedisore ose historike, e mbrojtur me ligj nga ndërhyrjet e jashtme dëmtuese. Areal i lagësht sipërfaqe toke e drenazhuar, ku ngopja me ujë është faktor mbizotërues, që përcakton natyrën e tokës dhe zhvillimin e llojeve bimore e shtazorerritet nën tokë dhesipërfaqe të saj. Areal i ndërprerë sipërfaqe toke që nuk formon territorkufizuar, për arsye historike, gjeografike, politike etj. (p.sh. ishujt etj.) Areal i përndarjes (i shpërndarjes) sipërfaqe tokësore në të cilat ndeshen llojecaktuarabimëve ose të shtazëve. Areal i vazhdueshëm sipërfaqe tokedallohet nga shtrirja e pandërprerëhapësirë, në kohë ose në vijimësi. Areal lartësor lidhet me hapësira ose sipërfaqe shpatore me lartësimëdha mbi nivelin e detit. Areal minimum sipërfaqe-provë si objekt studimi, madhësia e së cilës varet kryesisht nga struktura e bimësisë dhe nga madhësia e sipërfaqes që do të vlerësohet. Areal mbijetues sipërfaqe toke që ka mbijetuarnga ekzistenca e saj e hershme dhe me përhapjegjerë. Areal rural sipërfaqegjendet larg ndikimitqytetevemëdha, që është e dallueshme nga zonat urbane dhe nënurbane që kanë dendurilartë banimi.

ARGJINUAR
ARKË

ÁRKË,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kuti e madhe katërkëndëshe, e bërë zakonisht me dërrasa, që shërben për të ruajtur e për të mbartur sende e mallra. Arkë druri (dërrase, hekuri). Arkat e bukëve. Arka birre (qumështi). Arka municioni. Arka e ndihmësshpejtë. Arka e ushtarit (usht.). Kapaku i arkës. Çelësi i arkës. Hap (mbyll) arkën. Shtie (fut) në arka. Ruaj arkën. Zbukurimet e arkës.
2. etnogr. Orendi katërkëndëshe prej dërrase, me kapak dhe me dry, zakonisht e zbukuruar, që shërbente për të mbajtur rroba dhe pajën e nuses. Arka e nuses arkë druri e zbukuruar me vizatime lulesh shumëngjyrëshe, që shërbente për pajën ose për rrobat e nuses. Arka e pajës (e rrobave). Rrobat e arkës. Mbanfundarkës. (fj. u.). Arka e peshkut (zool.) guaskë peshku; lupare, vesh peshku.
3. Kasafortë. Fut (vë) paratëarkë. Mbyll arkën. Arkë parash.
4. ek. Zyrë a vend i posaçëm, ku bëhen pagesat dhe veprimetjera me të holla. Arka e bankës. Arka e ndërmarrjes. Nëpunësja e arkës. Paguanarkë. Derdh paratëarkë.
5. fin. Fondet në të holla që ka si gjendje një shtet, një ndërmarrje, kompani, biznes, institucion etj. Arka e shtetit. Libri i arkës. Gjendje arke. Mbush (zbraz) arkën e shtetit. Mbaj arkën. Mbyll arkën llogarit hyrjet e daljet në të holla për të parë gjendjen e fondeve.
6. bised. Arkivol. Arka e të vdekurit. Të vënçaarkë! mallk. vdeksh!
7. vjet., fin. Ent ku depozitoheshinhollat e kursyera nga punonjësit, të cilat këta mund t’i tërhiqnin kur të donin. Arka e kursimit. Derdhhollaarkën e kursimit.
Arkë pa dry (pa çelës) mëshirëfatit, pa u mbrojtur, pa e ruajtur kush. Arkë e drylidhur si mishi me thoin njëri me tjetrin, të pandarë njëri nga tjetri. Arkë me dry (me shtatë dryna) shih arkë e mbyllur. Arkë e mbyllur ai që e mbanfshehtën e nuk ua thotëtjerëve; ai që nuk i hapet askujt; varr i mbuluar; qeli pa dritare (e mbyllur). Arka (barka) e Noes libr. mjet a vend shpëtimi nga një rrezik i madh. *Fundi i arkës. Janë arkë e dry shih janë mish e thua. I kallëzoj *fundin e arkës (dikujt). E ka gojën arkë (dikush) shih e mban gojën mbyllur (dikush) nuk nxjerr fjalë nga goja, i ruan mirëfshehtat. E ka gojën si arka e plakës (dikush) e mbanfshehtë një sekret, nuk ia tregon askujt, është i besës; e fut fjalënfunddheut; e hedh fjalën në pus; kund. e nxjerrpazar të gomarëve (diçka) tall. I nxjerr *fundin e arkës (dikujt). Është *sapunarkë (dikush). vënçaarkë! mallk. vdeksh!
Sin.: kuti, sënduk, sandëk, sanak, arkëz, baule, kanavete, kashun, kanistër, sepete, valixhe, kasafortë, kasë, arkivol, arkëmort.

ARMADIL

ARMADÍL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. (lat. Dasypus) 1. Gjitar i vogël placentar, mishngrënës dhe bimëngrënës, banor i pyjeve dhe i shkretëtirave, që është i mbuluar nga një mburojë e fortë, e përbërë nga pllaka kockorembuluara me lëkurëfortë dhepërthyeshme, që shërben për t’u mbrojtur nga grabitqarët.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje armadilësh: Armadili i madh amerikan (lat. Priodontes maximus) armadiljetonrajone tropikale dhe subtropikale, që ka kthetra shumëfuqishme dhegjata, veçanërishtkëmbët e përparme, të cilat i përdor për të gërmuar për ushqim dhe për të ndërtuar strofullin; armadili gjigant. Armadili i bukur (lat. Chlamyphorus truncatus) armadili me ngjyrë rozëpjesën e sipërmetrupit dhe me pjesën e poshtme të tij të mbuluar me qimebardha ose të verdha, me kthetramëdha dhefuqishmekëmbët e përparme. Armadili gjembak (lat. Cabassous hispidus) armadili me trup mesatar, të mbuluar me pllaka kockoreforta dhe të segmentuara dhe me bisht pjesërishtzhveshur nga këto pllaka. Armadili gjigant armadili i madh amerikan. Armadili hundëgjatë (lat. Dasypus novemcinctus) armadili me madhësi mesatare, me mburojëfortëpërbërë nga pllaka kockore të segmentuara që duken si nëntë breza; armadili nëntëshiritor. Armadili leshtak (lat. Eupkractus villosus) armadil që e ka trupinmbuluar me qime dhe me aftësi për të lëshuar tingujlartë. Armadili me qime (lat. Chaetophractus) armadil me trupin me qimedendura dhe me aftësinë për të gërmuar me thonjtë e fuqishëm. Armadili xhuxh (lat. Zaedyus pichiy) armadil trupvogëljeton kryesisht në Amerikën e Jugut, me trupmbuluar me pllakaforta kockore, me kthetrafuqishme për të gërmuar dhe për të krijuar strofullin.

ARMATË

ARMÁT/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. usht. Forcat e armatosura të një shteti, të një organizate, të një bashkimi, të një lidhjeje ose të një entiteti, të përbërë nga një numër i madh personeli dhe nga pajisje ushtarakeorganizuara për të mbrojtur vendin, sigurinë kombëtare ose për të kryer veprime ushtarake; ushtri; njësi e madhe e organizuar e forcavearmatosurapërbëhet nga korpuse, divizione ose brigada ushtarësh, të bashkuara nën një komandëvetme. Armata kombëtare. Armata çlirimtare. Komanda e armatës. Armata e aleatëve. Komandanti i përgjithshëm i armatës. Pajisja e armatës me anije luftarake.
2. Njësi e madhe ushtarake, e përbërë nga dy a më shumë truparmata dhe e pajisur për veprime luftarake strategjike. Armatë tankesh. Komandant armate. Garnizoni i armatës.
3. fig. Masë e madhe njerëzish, që punojnëbashku në një lëmë ose për një qëllimvetëm; ushtri. Armatë e fuqishme. Armata e punëtorëve. Armata e arsimtarëve (e mjekëve). Armata e të rinjve. Armatë ndjekësish në rrjetet socialë.
4. fig. Sasi e madhe, grumbull i madh mjetesh teknike. Armatë aeroplanësh (anijesh, automjetesh, buldozerësh etj.).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.