Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mbrinj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MBRINJ

MBRINJ vep., ~A, ~UR kal. Mbrinjoj.

MBRINJEM

MBRÍNJ/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Përkulem pak anash a brinjazi. Mos u mbrinj!
2. vetv., vet. v. III Bëhet si hark, lakohet, nxjerr bark (muri etj.). Po mbrinjet muri.
3. vetv. rritet barku, vë bark.

MBRINJOHEM

MBRINJ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Mbrinjem.
Sin.: harkohem, anohem, përkulem.

MBRINJOJ

MBRINJ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Përkul diçka pak anash a brinjazi; e bëj si hark, e lakoj.
2. I kthej anash, i shtrembëroj (për sytë). Mbrinjoi sytë.
3. E ngre diçka pak nga njëra anë ose e vë në brinjë. E mbrinjoi kapakun e tenxheres për t’i dalë avulli.
4. fig. Nuk i kushtoj vëmendje, e lë mënjanë, mënjanoj, shpërfill, margjinalizoj.
Sin.: harkoj, anoj, përkul.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.