Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mbrapshti”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARABÇE
CEP

CEP,~II m. sh. ~A, ~AT 1. Pjesa e fundit me majë e një këndi; vendi ku bashkohen dy vija a dy faqe të një sendi. Cep i ngushtë. Cepi i tryezës. Cepi i dhomës. Cepat e shamisë. Cepi i jorganit. Cepi i jakës. Cepat e shallit. Cepi i rrugës. Cepi i arës (i oborrit). Cepi i syrit. Cepat e mustaqeve. Cepat e gotës (e buzëve). Ýll me pesë cepa. Gur me cepa. Ulem në cep. Rri në një cep. Vë në cep. Lidh cepat. Po me shtrove cepin e gunës, të shtroj gunëntërë. (fj. u.).
2. Vend i largët ose i mënjanuar dhe jo shumë i rrahur. Cep i largët. Cep kufitar. Cepiverior (më jugor). Në një cep të atdheut. Në cep të fshatit. Në çdo cep të botës.
3. fig. Pjesë anësore a jokryesore e diçkaje, skaj. Në një cep të mendjes. Në një cep të zemrës.
4. gjeom. Këndi i një figure gjeometrike a i një trupi gjeometrik.
Sin.: kënd, qoshe, majë, çep, thep, çip, cip, kep, sqep, qenar, çeke, çekth, rrëzë, skaj, skutë.
I bën cepa (dikujt) përpiqet t’ia hedhë tjetrit, e mashtron; i krijon pengesa e vështirësi; i nxjerr bishta. Cep më cep në çdo anë, në çdo kënd, kudo; nga një anëtjetrën, nga një skajtjetrin; anekënd; qosheqoshe; skajskaj; këndkënd. E ka kokën me cepa (dikush) është shumë kokëfortë, nuk gdhendet kollaj, është kokëshkëmb; e ka kokën me gunga; e ka kokën gur; e ka kokën me gdhe. E lanë një cep (diçka) e braktisi; nuk merret hë për hë me diçka; e la mënjanë; hoqi dorë (prej diçkaje). E mori me cep (diçka) e keqkuptoi, e mori për së mbrapshti (fjalën); e mori me të përpjekur; nuk e mirëpriti diçka. E ka marrë për cep (dikë) e ka marrë inat sa nuk do t’ia shohë sytë; e mori për ters. E mbaj në cep të krahut (diçka) e dua shumë; e mbroj e kujdesem për të veçanërisht, se nuk gjej tjetër; e mbaj si ujët e pakët; e kam me kimet. Rri në një cep tërhiqem, nuk përzihem; mbyllemvetvete e shoh punën time; hiqem mënjanë. Ma zuri cepi i veshit (diçka) mora vesh pak, ma zuri paksa veshi diku; dëgjova rastësisht.

DALLASHINË

DALLASHÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. Dallashim. Mos na shtier në dallashina. Dallashinë e madhe.
Sin.: prapësi, mbrapshti, paudhësi, djallëzi, tersllëk, ngatërresë.

PAMBARE

PAMBÁR/E,~JA f. Mbrapshti.

PORROPI

PORROPÍ,~A f., bised. 1. Mbrapshti, e keqe; prishje a shkatërrim; rrokullimë, greminë. U hyri (i zuri) porropia.
2. Arrati. Mori porropinë.

PRAPË

PRÁP/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Ana e prapme e diçkaje; kund. e mbara. E prapa e bluzës. E prapa e thikës tuni.
2. Veprim i dëmshëm, sjellje e keqe, prapësi; kund. e mbara. E mbara dhe e prapa. Ka bërë shumëprapa.
3. Fatkeqësi, mbrapshti; kund. e mbara. T’u largoftë e prapa! (ur.). Mos iu ndaftë e prapa! (mallk.).
Sin.: prapësi, djemnushë, e kundërt, mbrapshti, fatkeqësi.

PRAPËSHTI

PRAPËSHTÍ,~A f. sh. ~, ~TË Prapësi, mbrapshti.

PRAPËSI
SHERR

SHERR,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Zënkë e fortë me fjalë e me të bërtitura, zënie; mosmarrëveshje. Sherr masiv. Sherr i dhunshëm. Sherr me armë. Pamjesherrit. Shkaku i sherrit. - Ruaju sherrit! U përfshinë në një sherr. U ka hyrë sherri. Hap (bën, ndez, zë) sherr. Plasi (nisi, krisi) sherri. Kërkon sherr. Ndal sherrin. Ndaj sherrin bëj që të pushojë një grindje duke i pajtuardyja palët. I largohem (i shmangem) sherrit. I çoi sherr shtëpisë. I futisherr. Ështësherr me dikë. I bëri me sherr i vurigrindje, i bëri që të grinden.
2. bised. I sjell dëm a ngatërresë dikujt; punë e ligë, mbrapshti, e keqe. Ia kishte frikë sherrin atij djali. U nda me sherr. I bën sherr dikujt. Ia druan sherrin dikujt ruhet nga dikush se mos i bën ndonjëkeqe. Ia shoh sherrin dikujt a diçkaje e pësoi për shkakdikujt a të diçkaje, e gjeti një e keqe, u dëmtua. Shes me sherr me dëm.
3. bised. Ndjenja e smirësngjallet për dikë, resë. Ka sherr për dikë. E ka sherr dikë. Sherr i keq.
4. Dinakëri, djallëzi; kund. sinqeritet, ndershmëri. E tha fjalën me sherr. E ka me sherr. E mori me sherr.
5. Ai që shtiret i urtë, po është dinak e i djallëzuar; cucërrosh, hijenik. I kanë dhënë atë sherr me vete. Ishte sherr i madh.
6. përk. Fjalë me të cilën vajza ledhaton djalin. Ku je, more sherr? Erdhi vonë mbrëmë sherri. Ishte ngritur sherri.
Sin.: zënie, zënkë, grindje, mosmarrëveshje, telash, pykë, mbrapshti, e keqe, lakmi, zili, dreqësi, paudhësi, dijekeqësi, prapësi, dhelpëri, dredhi.
E kërkon sherrin me *qiri (dikush). *Mollë sherri. polli sherri (me dikë) më ndezi me dikë, s’di ç’të bëj që të shpëtoj prej tij, kam një ngatërresë me dikë e nuk shkëputem dot; më zuri diçka e keqe e duhet ta përballoj; gjeta belanë. Ia pa sherrin (dikujt a diçkaje) jo vetëm nuk përfitoi prej dikujt a prej diçkaje që e kërkoi vetë, por, përkundrazi, e pësoi për shkak të tij ose të saj, u dëmtua, e gjeti një e keqe. I thotë sherrit *lepe (dikush).

SHERRNAJË

SHERRNÁJ/Ë,~A f., sh. ~A, ~AT libr. Sherr i madh, i përhapur e i vazhdueshëm. Sherrnajë e rëndomtë. Ishin përfshirë në një sherrnajë. I zuri sherrnaja. As nuk e kuptoi si e mori me vete ajo sherrnajë.
Sin.: sherr, grindje, potere, mosmarrëveshje, mbrapshti.

SHKANDULL

SHKÁNDU/LL,~I m. sh. ~J, ~JT 1. Fjalë a veprim ështëkundërshtim me normat e fesë e që të çonmëkat; gjynah. Shkandullrëndë ka bërë. Nuk i falej atij ai shkandull. Shkandujdënueshëm.
2. Sjellje e ulët; shembull i keq. Mbylli sytë para atij shkandulli.
4. Fjalëpahijshme; sharje. Foli me shkanduj.
3. fig. Ndyrësi, lapërdhi. E bëri edhe atë shkandull.
5. Djalli; qoftëlargu. Rrëshqet si shkandull. Iu duk se i doli para shkandulli.
Sin.: mëkat, gjynah, mbrapshti, fëlliqësi, i paudhi, qoftëlargu, largqofti, preftigjarrugën, gjofterrëfeja.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.