Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MBLLAÇÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur mbllaçit diçka ose kur mbllaçitem. Mbllaçitja e lëvores së shelgut apo edhe e gjetheve të tij qetëson dhimbjet në organizëm.
2. Zhurma që bën dikush që mbllaçitet. Dëgjoheshin vetëm lugët dhe mbllaçitjet e tyre që hanin ngutshëm.
3. Zhurma që dëgjohet kur ripërtypet një kafshë. Mbllaçitja e kuajve.
4. fig. Fjalët të thëna gjysma-gjysma nëpër dhëmbë. Hodhi një vështrim përmes mbllaçitjeve të sallatës.
✱Sin.: përçapje, përtypje, ripërtypje, bluarje.
►PËRTÝP/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Lëviz nofullat e dhëmbët për të bluar një ushqim, përçapem.
2. vetv., vet. v. III Ripërtypet (për disa kafshë si lopa, dhia, delja etj.). Përtypet dhia (delja).
3. fig., vetv. Lëviz dhëmbët e buzët pa thënë asnjë fjalë të qartë, kur s’di çfarë të them, kur druhem para di kujt etj., flas si nëpër dhëmbë.
4. fig., vetv. Matem të them diçka, të kërkoj një gjë etj. Po përtypej si i hutuar. Po përtypej t’ia thoshte, po i vinte zor.
5. pës. e PËRTÝP.
✱Sin.: përçapem, çapem, mbllaçitem, ripërtypet, matem, druhem, matem, mërmërit.
♦ *Gëlltit pa u përtypur (dikush). As (nuk) përtypet e as (nuk) përcillet (dikush) të mban me shpresa dhe nuk të mbaron punë, të mban me fjalë; nuk të thotë as jo e as po për diçka; as të lidh e as të zgjidh; as të fal e as të vret.
►PËRÇÁP/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Lëviz nofullat e dhëmbët për të bluar një ushqim, e sjell atë nëpër gojë, përtypem; mbllaçitem. Përçapet me zhurmë.
2. fig., keq. Lëviz dhëmbët e buzët në shenjë pakënaqësie. U përçap i pakënaqur.
3. fig. Përpiqem, orvatem. Përçapet kot.
✱Sin.: përtypem, çapem, mbllaçitem, përpiqem, orvatem, mundohem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë