Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mblesëtar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MBLESËTAR

MBLESËTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Lajmës, mbles. Si mblesëtar ai kishte bashkuar shumë çifte.

NDËRHYRËS

NDËRHÝRËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që shkel me dhunë në një vend tjetër për ta pushtuar ose për të shtypur një lëvizje revolucionare a çlirimtare. Lufta kundër ndërhyrësve të huaj.
2. Ai që ndërhyn si ndërmjetës për punën e një tjetri. E vështruan ndërhyrësin me qortim.
3. Ai që ndërhyn për të marrë fjalën në një mbledhje etj. Dëgjova me vëmendje një numër ndërhyrësish në sallë.
4. drejt. Ai që paraqitet në një çështje gjyqësore për të mbrojtur një interes vetjak ose për të mbështetur njërën palë. Ndërhyrësi kryesor.
5. etnogr. Mesës, mblesëtar.
Sin.: shkelës, pushtues, ndërmjetës, mbrojtës, mesës, mbles, mblesëtar, lajmës.

SHKELBALTËS
SHKUES

SHKÚES,~I m. sh. ~, ~IT vjet., etnogr. Ai që dërgohej te njerëzit e vajzës për ta kërkuar nuse për dikë, ai që ndërmjetësonte për të bërë një fejesë; lajmës, mblesës. Dërgonin shkuesin. Vinte shkuesi.
Sin.: lajmës, mblesës, shkes, mblesëtar, ndërmjetës, krushqar, mesës, mestar, mesit, lyes, kallauz.

VERTEKAÇ

VERTEKÁÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT keq. Mesit; shkues (thuhet me tallje a përbuzje).
Sin.: lajmës, mbles, mblesëtar, shkes, sndërmjetës.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.