Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mblesës”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DORËMARRËS

DORËMÁRRËS,~I m. sh. ~, ~IT etnogr. 1. Ai që shkon te njerëzit e vajzës për ta kërkuar nuse për dikë; shkues, mblesës. Ishte dorëmarrësi i kësaj mblesërie.
2. Ai që hyn dorëzanë; dorëzanës; garantues.
3. si mb. Sipas kuptimeveemrit. Pala dorëmarrëse.

LAJMËS

LÁJMËS,~I m. sh. ~, ~IT vjet. 1. etnogr. Ai që shkonte te njerëzit e vajzës për ta kërkuar nuse për dikë, ai që hynte për të bërë një fejesë; shkues, mblesës, krushqar, mesit. Peshqeshi i lajmësit. Çoi (dërgoi) lajmës. Më parë fejoheshin me lajmës. Në krye të gostisë qëndronte lajmësi.
2. Ai që dërgohej për të thirrur ose për të njoftuar njerëzitraste gëzimi a hidhërimi, lajmëtar. Lajmësi i fshatit.
Sin.: mbles, thirrës, lajmëtar, fjalëtor, kasnec.
*Mish pas lajmësi.

LYES

LÝES,~II m. sh. ~, ~IT Lajmës, krushqar, shkues.
Sin.: lajmës, krushqar, shkues, mblesës, mesit.

MBLESËS

MBLÉSËS,~I m. sh. ~, ~IT Mbles. Dërguan mblesës dhe e mbluan vajzën.

SHKUES

SHKÚES,~I m. sh. ~, ~IT vjet., etnogr. Ai që dërgohej te njerëzit e vajzës për ta kërkuar nuse për dikë, ai që ndërmjetësonte për të bërë një fejesë; lajmës, mblesës. Dërgonin shkuesin. Vinte shkuesi.
Sin.: lajmës, mblesës, shkes, mblesëtar, ndërmjetës, krushqar, mesës, mestar, mesit, lyes, kallauz.

VLUES
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.