Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTIKUÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Mbledhëse e shitëse sendesh që çmohen për vjetërsinë a për vlerën e tyre historike; mbledhëse e shitëse librash të vjetër, të rrallë, të përdorur. Antikuare librash. Antikuare stolish antike.
2. Hulumtuese dhe studiuese e sendeve dhe objekteve antike; njohëse dhe eksperte e antikiteteve dhe monumenteve të moçme. Antikuare e gjetjeve arkeologjike.
MBLÉDHËS,~E mb. 1. Që shërben për të mbledhur diçka në një vend. Makinë mbledhëse (bujq.) makinë për të mbledhur kashtën. Enë mbledhëse enë që mbledh një lëng.
2. fiz. Që i mbledh rrezet në një pikë. Thjerrëz (pasqyrë) mbledhëse.
3. mat. Që mbledh në mënyrë automatike disa numra dhe shënon në letër shumën e mbledhur. Makinë mbledhëse makinë llogaritëse.
MBLÉDHËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që mbledh sende të shpërndara andej-këtej dhe i grumbullon në një vend. Mbledhëse kallinjsh.
2. Ajo që këput kokrrat e pemëve dhe i fut në shporta etj.; vjelëse. Mbledhëse pambuku.
3. Ajo që mbledh para, ndihma etj. për qëllime të ndryshme; ajo që mbledh diçka (pulla etj.) për të bërë koleksion. Mbledhëse pullash.
4. Ajo që mbledh të dhëna, dokumente etj. nga burime të ndryshme për të bërë një studim ose për qëllime të tjera. Mbledhëse fjalësh të rralla.
5. Makinë llogaritëse. Llogarit me mbledhëse.
MBLEDHËTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Mbledhëse, vjelëse (për njerëzit). Për mbledhëtaret e mira paga shkonte më shumë.
NUMIZMATÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Specialiste, studiuese dhe/ose mbledhëse e mirinformuar e numizmatikës/monedhave.
STATISTICÍEN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Matematikane e specializuar për statistikë; mbledhëse dhe përpunuese e të dhënave statistikore. Statisticienia e ekipit përgatiti një relacion të detajuar mbi orientimin dhe pëlqimet e konsumatorëve gjatë vitit të kaluar.
STUDIÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që merret me studime; ajo që bën kërkime në ndonjë lëmë të shkencës ose që përpiqet të njohë më mirë e më thellë diçka. E ftuar në konferencë ishte studiuesja e mirënjohur. Iu referua botimeve të studiueses. Studiueset nga diaspora morën pjesë në takim.
✱Sin.: hulumtuese, kërkuese, gjurmuese, shkencëtare, dijetare, mbledhëse, lëvruese, lëruese.
VJÉLËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që vjel pemët a prodhimet, ajo që merret me vjelje. Vjelëset e pambukut (e duhanit). Vjelëse e shkathët.
2. Ajo që mbledh detyrimet (pagesat e detyrueshme), taksat, tatimet nga tregtarët, fermerët, bizneset etj. Vjelëse e taksave.
3. Ajo që shënon e nxjerr pjesët, fjalët a shprehjet që i duhen nga një libër a nga një botim tjetër. Vjelëse e kujdesshme.
✱Sin.: mbledhëse, qëmtuese.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë