Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MÉSH/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT fet. 1. Riti i krishterë më i rëndësishëm që zhvillohet në kishën katolike dhe ortodokse, zakonisht çdo të diel, por edhe në ditë të caktuara të javës, gjatë të cilit besimtarët, nën drejtimin e priftit, marrin osten (bukën e shuguruar) dhe verën si simbol për trupin dhe gjakun e Jezu Krishtit në përkujtim të sakrificës së tij. Mesha e madhe e Pashkëve. Meshë përshpirtjesh. Mesha e së dielës. Çonte (mbante) meshë. Marr pjesë në meshë. Në kishën katolike mesha mbahet me prani ose jo të popullit.
2. sh. vet. ~Ë, ~ËT Kulaç i mblatur me miell pa maja, që çojnë besimtarët në kishë; mblatë (në kishën ortodokse dhe për besimtarët ortodoksë). Meshë e bekuar. Çonin meshë çdo të diel.
♦ *Ujë për meshë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë