Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mbjellës”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FARATOR

FARATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që hedh farënarë. Punoj bashkë me faratarët.
Sin.: farëtor, mbjellës, farëhedhës.

FARËHEDHËS
FARËHEDHËS

FARËHÉDHËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që hedh farënarë për ta mbjellë, farëtor. Farëhedhësit filluan punën.
Sin.: farëtor, mbjellës.

FARËTAR
MBJELLTAR

MBJELLTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Mbjellës.

MBJELLËS

MBJÉLLËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që merret me mbjelljen e farës ose të fidanëve. Mbjellës misri (gruri, orizi, pambuku). Mbjellësit e duhanit. Mbjellës hardhish (fidanësh). Skuadra e mbjellësve.
2. fig. Ai që bëhet burim e përhapës i diçkaje. Mbjellësit e diturisë. Mbjellës i lajmeverreme. Mbjellës i përçarjeve (i grindjeve, i pakënaqësive).

MBËLTUES

MBËLTÚES,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që mbjell një pemë a diçka tjetër, mbjellës. Mbëltuesit do të vjelin vreshtatmbëltuan.

PEMËMBJELLËS
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.