Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MBIZOTËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Zë vendin kryesor, kam epërsi mbi të tjerët, zotëroj mbi gjithë të tjerët (për dikë). Ai dëshiron të mbizotërojë në çdo situatë. Në disa rrethe mbizotërojnë moshat e vjetra për shkak të emigracionit.
2. jokal. dhe kal., vet. v. III Është gjëja kryesore që dallohet, bie në pah më shumë se pjesa tjetër, zotëron çdo gjë përreth, shquhet, sundon, mbisundon (për diçka). Qyteza mbizotëron gjithë vendin. Një tërësinë e veglave muzikore mbizotëronin daullet. Teknologjia po mbizotëron çdo aspekt të jetës. Në veshjen e saj mbizotëron thjeshtësia dhe eleganca. Kudo mbizotëron bardhësia e dëborës. Mbizotëronte një qetësi e madhe.
3. kal. E bëj zap, e vë nën kontroll dikë ose diçka, sundoj. Po mundohet t’i mbizotërojë instinktet. Mëshira ka mbizotëruar zemërimin e tij.
MBIZOTËRÚAR (i, e) mb. Që është mbizotëruar ose që mbizotërohet. Ekziston një brez shumë i gjerë ranor, i mbizotëruar nga dy breza bimësie.
PREVALÚAR (i, e) mb. I mbizotëruar, i mbisunduar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë