Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MBISUND/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Sundoj, mbi të tjerët, shquhem më shumë, dominoj. Në tablo mbisundonte ngjyra e kaltër. Jetojmë në një qytet ku mbisundon mirëkuptimi. Në sallë mbisundonte euforia (frika, pasiguria). E reja mbisundon mbi të vjetrën.
2. kal. Mbizotëroj. Muzika që e ka mbisunduar zemrën. Fama e ka mbisunduar patriotizmin.
MBISUNDÚAR (i, e) mb. Që është mbisunduar. Tablo e mbisunduar prej kalasë madhështore.
PREVALÚAR (i, e) mb. I mbizotëruar, i mbisunduar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë