Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MBISUNDÍM,~I m. 1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimit kur mbisundoj dikë ose diçka ose kur mbisundohem. Mbisundimi i industrisë së rëndë. Mbisundimi i idesë kombëtare. Mbisundimi i së resë. Mbisundimi i së kuqes në ngjyrat e tjera.
2. Epërsi, mbizotërim. Mbisundim i plotë.
MBIZOTËRÍM,~I m. 1. Veprimi dhe gjendja kur mbizotëroj. Mbizotërimi i dukurive natyrore të njohura. Mbizotërimi i zhurmës në zonat urbane. Mbizotërimi i pronës private.
2. Sundim i plotë, mbisundim. Ngatërrohen në punët e tyre të brendshme që të zgjasin mbizotërimin mbi ta.
3. Epërsi mbi dikë a mbi diçka, të qenët mbi të tjerët nga rëndësia. Mbizotërim i plotë (i madh).
PREVALÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprim kur prevalon ose prevalohem.
2. Epërsi, mbizotërim, mbisundim.
SUNDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. vet. nj. Veprimi kur sundoj a sundohem. Sundimi i një vendi për një kohë të gjatë. Sundimi i natyrës. Nuk e kishte të mundur sundimin i vetes. Kishin përdorur çdo mjet sundimi. Lufta për sundim kishte qenë mizore.
2. vet. nj. Ushtrimi i pushtetit në një vend, koha sa qëndron në pushtet dikush. Sundimi i sulltanëve. Ishte në vitet e fundit të sundimit.
3. Pushteti mbi një vend a popull të nënshtruar; periudha gjatë së cilës një vend a një popull është i pushtuar e nën zgjedhë. Sundimi i huaj. Sundimi kolonial. I mbajtën gjatë nën sundim. U çliruan nga sundimi i huaj me luftë.
4. vet. nj. Mbizotërimi i diçkaje në krahasim me të tjerat, pushteti i plotë i diçkaje; shfrytëzimi i diçkaje sipas kërkesave e nevojave të mia. Sundimi i njeriut mbi natyrën.
✱Sin.: robëri, shtypje, shfrytëzim, zgjedhë, kular, pranga, kthetër, mbretërim, qeverisje, zotërim, mbisundim, nënshtrim, përmbajtje, mbajtje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë