Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mbirje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BIFKIM

BIFKÍM,~I m., bujq. Gjendja kur bifkojnë (farat, bimë etj.); nxjerrja e bifkave, mugullim; mbirje. Bifkim i sythit të bimës. Bifkimi i farës.
Sin.: biskim, mugullim, mbirje, bulëzim, bulim.

BIMIM

BIMÍM,~I m. 1. Gjendja kur bimon diçka.
2. Mbirje.

BUITJE

BUÍTJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET [BUÍSJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET] 1. Veprimi kur buit (bleta, grerëza etj.); dalje grumbull a me shumicë; gëlim. Buitja e bletëve.
2. Mbirje e menjëhershme dhe e vrullshme e diçkaje; çelje, bulbërim. Buitja e bimëve (e luleve).
3. fig. Shfaqje e papritur; shpërthim. Buisja e pranverës.
4. fig. Vlim. Buisja e mendimeve. Buisja e gjakut.
Sin.: gëlim, vërshim, brufullim, shpërthim, roitje, mbirje, shfaqje, vlim, pllakosje, bulbërim.

HERSHMËRI

HERSHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i hershëm (për fruta, prodhime etj.). Hershmëria e domateve. Hershmëria e dhenve (e dosave). Hershmërimbjellje (në mbirje, në vjelje). Siguron hershmërinë.

MBIRJE

MBÍRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi dhe gjendja kur mbin diçka. Mbirje e mirë (e dobët, e plotë, e rregullt) e filizave. Mbirja e farës (e bimëve, e pambukut, e patates, e barëravekëqija). Sigurimi i mbirjeve. Krijoj kushte për mbirjen e shpejtëflokëve.

MBIRËS

MBÍRËS,~E mb. Që ka vetinëmbijë, që është a që vlen për mbirje (për farën). Aftësia mbirëse. Fuqia mbirëse aftësia që ka bima për të mbirë e për t’u zhvilluar.

MIRË

MÍRË (i, e) mb. 1. Që ka tipareçmueshme e të pëlqyeshme, që ka cilësitë e duhura dhe vlerën e duhur, që është ashtu si duhetjetë dhe i përmbush plotësisht kërkesat tona me vetitë e me cilësitë që ka (me përmbajtjen a me formën, me shijen a me erën e këndshme të tij) ose që karakterizohet nga përmbushja e plotë e nevojave materiale e shpirtërorenjeriut e të shoqërisë; që është i shëndoshë, pa cene e të meta, plotësisht i kënaqshëm; i vlefshëm, i çmueshëm; kund. i keq. Qumësht (djathë, gjalpë) i mirë. Ujë i mirë. Verë (raki) e mirë. Kafe e mirë. Mish (peshk) i mirë. Miell i mirë. Bukë e mirë. Gjellë e mirë. Mollë (domate) të mira. Duhan i mirë. Me shije (me erë) të mirë. Stof i mirë. Këpucë (rroba) të mira. Tokë e mirë. Kalë i mirë. Traktor i mirë. Pushkë e mirë. Ndërtesë (shtëpi) e mirë. Rrugë (urë) e mirë. Shkollë e mirë. Krasitje e mirë. Shartim i mirë. Film (roman, studim, përkthim) i mirë. Jetesë (jetë) e mirë. Gjendje ekonomike (shpirtërore) e mirë. Përcjellës i mirë i nxehtësisë (i elektricitetit). Me cilësi (me veti) të mira. Gëzon shëndetmirë. Ka tradita (zakone) të mira. Kali i mirë njihet nën mutaf. (fj. u.) puna e tregon sa i mirë është dikush. Kroi (pusi) i mirë njihetkohëthatë. (fj. u.) njeriu i mirë a miku i vërtetë njihetkohëvështira. Kur s’ke grurë, e mirë është edhe thekra. (fj. u.) mjaftohu me atë që ke, përshtatu me situatën e tanishme edhe pse nuk është ajodëshiron. Zonjë e mirë (euf.) sëmundja e lisë.
2. Që ka përgatitjegjerë e të thellë dhe përvojëmadhepunë; që shquhet për vetiçmuara, për aftësitë e për shprehitë që ka; i zoti, i aftë; kund. i keq. Punëtor (mjeshtër, fermer, mjek, mësues, atlet, lojtar) i mirë. Shkrimtar (piktor, aktor) i mirë. Amvisë (edukatore, mami) e mirë. Organizator (drejtues) i mirë. Nxënës i mirë. Trimi i mirë me shokë shumë. (fj. u.).
3. Që ka tiparerregullta e tërheqëse, i hijshëm, i bukur. Ka trupmirë. Me fytyrëmirë. Ka sy (flokë, dhëmbë) të mirë.
4.është i dobishëm për trupin e për mendjen, që na ndihmonjetë e në punë, që na tregon udhën e zgjidhjen e drejtë; i dobishëm; që na lehtëson përpjekjet a vuajtjet; i volitshëm; kund. i keq; i dëmshëm. Ushqim (shumë) i mirë. Udhëzim (mësim) i mirë. Këshillë e mirë. Mendim i mirë. Përvojë e mirë. Duhani nuk është i mirë për shëndetin. Kishte nevojë qoftë edhe për një fjalëmirë. Është gjë e mirë që... Qe një rast i mirë.
5. paralajmëron a sjell mbarësi ose diçkagëzueshme; kund. i keq. Shenjë e mirë. Lajmemira.
6. I mbarë, që shkon përpara e të shpie përpara ose që krijon mundësi për arritjemëtejshme; kund. i keq. Fillim (zhvillim) i mirë. Mbirje e mirë (bujq.).
7.është i vlefshëm për shoqërinë dhe çmohet prej saj si shprehje e vleravelarta morale; që u përgjigjet normavevendosura nga shoqëria e nuk i shkel këto; kund. i keq. Ka bërë shumë vepra (punë) të mira për popullin. Ka sjelljemirë. Mban qëndrimmirë. Ka rreth shoqërormirë. I bëri mirë dikujt diçka i solli dobi (një bar për shëndetin, një vërejtje e qortim për sjelljen, qëndrimin etj.).
8.është i sjellshëm e i urtë; që është i dashur, i butë e njerëzor, që ka ndjenja të çiltra miqësore e shoqërore ndajtjerëve, që i do dhe i nderon ata me të vërtetë; që u bënmiratjerëve e i ndihmon ata me zemërpastër, bujar, zemërgjerë, i drejtë e i ndershëm; kund. i keq; i lig. Djalë i mirë. Vajzë e mirë. Fëmijë i mirë. Njeri i mirë. Shok (mik) i mirë. Ka zemërmirë.
9.është i shkëlqyer nga ana morale, që dëshmon për ndershmërinë e për pastërtinë shpirtëroredikujt, për guximin e për vetëmohimin që e karakterizon atë, për veprat e tij të dobishme a të shquara etj.; kund. i keq. Ka emër (nam) të mirë. Ka lënë kujtimemira.
10.dallohetllojin e vet, që ka disa cilësiveçanta, më të lartakrahasim me sendet e rëndomta të të njëjtit lloj; që ruhet e përdoret për ditëshënuara; që mbahet për miq e të ftuar. Dhoma (oda) e mirë dhoma e miqve. Veshi rrobat (këpucët) e mira. Shtroi pjatat e mira. Nxori jorganët e mirë. Vaj i mirë (bised.) vaj ulliri. Gur i mirë (bised.) gur i çmuar. Vend i mirë (fet.) vend i shenjtë. Ditë e mirë (fet.) e kremte.
11. bised. I djathtë. Dora e mirë. Syri i mirë.
12. Që ka një vlerë më të madhe sesa numripërfaqëson (në disa lojëra me letra). Dyshi i mirë dyshi spathi. Dhjeta e mirë dhjeta karo. Letër e mirë letër me të cilën fiton lojën.
13.mjafton për të plotësuar mirëgjitha nevojat, i mjaftueshëm a më se i mjaftueshëm, i madh, i bollshëm; i majmë; bised. jo më i vogël a jo më i paktë, i plotë (përdoretdisa togje fjalëshbashku me një emër e me një numëror themelor). Ka rrogëmirë (të ardhuramira). Mori një shumë (një sasi, një pjesë) të mirë. I dha një ryshfet (një bakshish) të mirë (keq.). Fshati mban tri orë të mira me këmbë. Qëndroi katër muajmirëspital. Hëngri dy pjatamira me gjellë.
14. I kthjellët, pa re, pa shi a pa dëborë, pa erë etj. (për kohën); kund. i keq. Ditë (kohë) e mirë. Mot i mirë.
15. euf., mjek. Përdoret si pjesë e dytëdisa emërtimepathjeshtashënojnë sëmundjerënda e ngjitëse; i bardhë: Kolla e mirë. Lia e mirë. Grykët e mira. Fshikëza (lulja) e mirë plasja. Koqe e mirë i thatë.
16. Përdoret si pjesë e dytëdisa togje ose në disa shprehje pasthirrmore për urime: Natën e mirë! Ditën e mirë! Mbrëmja e mirë! Mirëmbrëma!
17. si em. m. e f. Sipas kuptimeve 1, 2, 8, 10, 11, 12 të mbiemrit.
Sin.: i dobishëm, i kënaqshëm, i pëlqyeshëm, i këndshëm, i hijshëm, pozitiv, i sjellshëm, i urtë, i virtytshëm, i mbarë, sakllam, i gëzueshëm, i lumtur, i bardhë, i kthjellët.
dëgjofsha (të ndjefsha) *zërin e mirë! ur. *Farë e mirë. Për *fat të mirë. *Fjalëmira e gurëtrastë (në torbë). Jam në *bendmirë krahin. Është me *hënëmirë (dikush). Është në *orë të mirë (me orë të mira) (dikush). I dha (i hoqi) një *dajakmirë (dikujt). I dha (i hoqi) një *dru (një hu) të mirë (të shëndoshë). I dha një *mësimmirë (dikujt). E ka me *sy të mirë (dikë). E ka thuan të mirë (dikush) nuk vjedh, s’e prek atë që s’është e tij; është i ndershëm; nuk ka dorë. Ka *zemër (shpirt) të mirë (dikush). E ka zemrën (shpirtin) të mirë (dikush) është zemërmirë; ka zemërmirë; kund. e ka zemrënkeqe. Mori një *mësimmirë (dikush). Jam parë me *hënëmirë (me dikë). E sheh me *sytë mirë (dikë). I shtie *bukëtmira (dikush). Me *zemër (me shpirt) të mirë. Me *zemërmirë! ur.

VETËMBIRJE

VETËMBÍRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Mbirje vetë me anëfaravebimëvebien e përhapen vetëtokë.

ZËNIE

ZËNI/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur zë diçka; kapje, prekje, rrokje a shtrëngim. Zënia për krahu me njëri-tjetrin. Zënia për qafe. Zënia për mënge (për jake). Zënia e kokës me dorë.
2. Kapje e papritur e dikujt a e diçkaje me diçka tjetër, duke e shtrënguar fort. Zënia e dorës. Zënia e trupit me tra (e gishtit me derë, e këmbës me rrotë, e krahut me makinë).
3. Shtëniedorë, kapja gjallë e një njeriu, e një kafshe etj., duke e ndjekur atë a duke e përgjuar. Zënia gjallë. Zënia rob. Zënia e një hajduti. Zënia e peshkut.
4. Mbërthim, qepje a ngjitje e diçkaje që të mbahet mirë e të mos bjerë; kapja a lidhja e flokëve apo e diçkaje tjetër. Zënia e derës me shul. Zënia me gjilpërë e me penj e venditgrisur. Zënia e flokëve me llastik.
5. Prekja e diçkaje; takimidiçka a diku; çikje, ndeshje, takim, hasje. Zënia e gozhdësbeton. Zënia e spirancës në fundin e detit. Zënia e sharrësgozhdë.
6. Zbulimi i dikujtështë duke kryer një veprimdënueshëm; kapja e dikujt në një gjendjecaktuar (në befasi a i papërgatitur). Zënia në faj (në gabim). E shmangëm zënien në befasi. Më e keqe ishte zëniagjumë. Zëniapapërgatitur.
7. Gjetja e dikujt a diçkajepapërgatitur ose në një gjendjevështirë. Zënia ngushtë. Zëniagjumë. Shmang zënien nga ngricaluleve. I bën ballë zënies së stuhisë në det.
8. Pasoja e diçkaje, vuajtje e një pasoje nga veprimi i dikujt a i diçkaje. Zënia nga qymyri (nga gazi). Zënia nga korenti vjen nga pakujdesia. Zënia e makinës. Zënia e lemzës. Zënia e kokës.
9. Arritja në një vendcaktuar, marrja me përpjekje e diçkaje; zaptim i diçkaje. Zënia e majësmalit. Zënia e qoshes. Zënia e vendit. Zënia e pozicionitcaktuar. Zënia e venditpredikuesit. Zënia e tokës. Zënia e territoreve. Zënia e zonave publike pa leje.
10. Marrja e diçkaje për të kryer një punë, marrja me qira; pajtimi ose rezervimi me kohë, më parë se të tjerët. Zënia e hotelit. Zënia e taksisë. Zënia e vendeveteatër.
11. Mbyllja për kalim, pengim i lëvizjes nëpër diçka; mbushja e një hapësirë a e diçkaje tjetër, që të mos jetë e lirë, të mos punojë etj.; pengim i shikimit, i dritës etj., duke mos e lënë që të duket. Zënia e vrimavemurit. Zënia e pikave. Zënia e rrugës (e shtegut). Zënia e kuotave. Zënia e plagës me duhan. Zënia e veshëve (e syve, e gojës). Zënia e frymës. Zënia e diellit nga retë. Zënia e dritës.
12. fig. Kalimi i kohëslirë me një veprimtari a diçka tjetër. Zënia e pasdites me lojëra. Zënia e ditës me punëtjera. Refuzojnë zënien e ditës me punë.
13. Fillimi, nisja e diçkaje. Zënia e shiut (e borës, e breshërit). Zënia e vapës (e të ftohtit etj.).
14. Mbrehjaparmendë e qeve; vënia e samarit a e shalës për herëparëkalit, mushkës etj. Zënia e qeveparmendë.
15. Krijimi i marrëdhënievemira dhe afrimi me dikë. Zënia e një shoku (e një miku). Zënia e një shoqëriemirë.
16. Vlerësimi, numërimi, llogaritja, marrja për bazë... fjalosje, përfolje. Zëniegojë. Zëniefjalë. Episodi i ka gjithë elementët e zënies në gojëbukës mysafires së shquar.
17. Mbirje (për farën, për rrënjën a për fidanin e mbjellë). Zënia e lules (e drurit, e fidanit, e pemës). Zënia e kokrrave. Zënia e rrënjëve. Përqindja e zënies së fidanëve.
18. Përgatitja e diçkaje duke i hedhur maja, farë etj. Zënia e brumit (e bukës, e petullave). Zënia e djathit (e kosit).
19. Gjendje kur zihen dy vetë; fjalët e veprimetbëhen kur zihen, grindje, zënkë. Zëniet e fëmijëve. Zënie me britma e rrëmujë. Vrasje zënie e sipër.
Sin.: kapje, rrokje, shtrëngim, përqafim, ngecje, mbërthim, qepje, ngjitje, prekje, hasje, zbulim, gjetje, marrje, arritje, zaptim, pushtim, rezervim, pajtim, mbyllje, pengim, mbushje, plotësim, fillim, nisje, mbrehje, vlerësim, fjalosje, përfolje, mbirje, gatim, gatitje, zënkë, grindje, sherr, shamatë, kacafytje, kërleshje.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.