Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►MBINGARK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Marr mbi vete punë ose detyra jashtë masës së zakonshme, ngarkohem tepër; kund. nënngarkohem. Mbingarkohej me punë.
2. vet. v. III Mbushet një pemë etj. plot, ngarkohet më tepër se zakonisht, aq sa mund të thyhet, të këputet etj. Janë mbingarkuar pemët me kokrra.
3. pës. e MBINGARKÓJ.
MBINGARK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ngarkoj një kafshë a një automjet më shumë se sa duhet të mbajë rregullisht, i vë një barrë më të madhe se ngarkesa e zakonshme, e ngarkoj tepër, jashtë masës; kund. nënngarkoj. E mbingarkoi kalin. Mbingarkoj makinën (kamionin).
2. fig. E ngarkoj dikë me punë a me detyra më të rënda a më të shumta se sa duhet të kryejë rregullisht ose se sa mund të përballojë zakonisht, e ngarkoj tepër, jashtë masës; kund. nënngarkoj. E mbingarkoi me punë (me detyra).
3. fig. I shtoj një shkrimi, një vepre etj. gjëra të tepërta, të panevojshme ose të vështira për t’u përvetësuar a përballuar. E mbingarkoi tekstin (programin). E ka mbingarkuar pikturën (skulpturën).
MBINGARKÚAR (i, e) mb. 1. Që është ngarkuar tepër, jashtë masës; kund. i nënngarkuar. Makinë e mbingarkuar me mall.
2. fig. Që është ngarkuar me punë ose me detyra më të rënda a më të shumta se sa duhet të kryejë rregullisht ose se sa mund të përballojë zakonisht; kund. i nënngarkuar. Nxënës (mësues) i mbingarkuar.
3. fig. Që i janë shtuar gjëra të tepërta, të panevojshme ose të vështira për t’u përvetësuar a përballuar. Plan i mbingarkuar. Tekste të mbingarkuara.
4. si em. m. e f. Ai ose ajo që është mbingarkuar. Dietë për të mbingarkuarit me punë.
MBINGJESHÚR (i, e) mb. Që është ngjeshur më shumë nga sa duhet, që është mbingjeshur; i mbingarkuar. Zonë me popullsi të dendur dhe të mbingjeshur.
MBIPOPULLSÍ,~A f. Popullsi tepër e mbingarkuar në një zonë të caktuar.
NËNNGARKUAR (i, e) mb. 1. Që është nënngarkuar; që është ngarkuar pak; kund. i mbingarkuar.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
NËNNGARKÚAR,~IT (të) as. Nënngarkim, nënngarkesë; kund. të mbingarkuar.
TEJNGARKÚAR (i, e) mb. 1. Që është ngarkuar tepër, jashtë mase; i mbingarkuar. Kamion i tejngarkuar. Rrugë të tejngarkuara me automjete. Rrjet elektrik (ujor, rrugor) i tejngarkuar.
2. fig. Që ka aq punë sa nuk i mbetet aspak kohë e lirë; i mbingarkuar. Në sesion provimesh studentët janë të tejngarkuar.
3. Që janë shtuar gjëra të tepërta, të parëndësishme a të panevojshme; i mbingarkuar; kund. i thjeshtuar. Plan i tejngarkuar. Tekste (leksione) të tejngarkuara.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë