Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mbingarkoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BARROS

BARRÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. bised. E ngarkoj me një peshë, i vë një barrë. E barrosi kafshën. - Hajde, barrose mushkën!
2. fig. E ngarkoj një tekst, një mësim etj. me njohuritepërta e të vështira për moshën e fëmijëve; mbingarkoj, vështirësoj.
3. I rëndoj me diçka. Balta i barrosi këmbët.
4. bised. I vë dikujt një detyrë, i ngarkoj një barrë, i jap një përgjegjësi; e rëndoj dikë me një detyrim. E barrosi me taksa. Të urtin e barrosingjithë. (fj. u.).

MBINGARKOJ

MBINGARK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ngarkoj një kafshë a një automjetshumë se sa duhetmbajë rregullisht, i vë një barrë më të madhe se ngarkesa e zakonshme, e ngarkoj tepër, jashtë masës; kund. nënngarkoj. E mbingarkoi kalin. Mbingarkoj makinën (kamionin).
2. fig. E ngarkoj dikë me punë a me detyra më të rënda a më të shumta se sa duhetkryejë rregullisht ose se sa mundpërballojë zakonisht, e ngarkoj tepër, jashtë masës; kund. nënngarkoj. E mbingarkoi me punë (me detyra).
3. fig. I shtoj një shkrimi, një vepre etj. gjëratepërta, të panevojshme ose të vështira për t’u përvetësuar a përballuar. E mbingarkoi tekstin (programin). E ka mbingarkuar pikturën (skulpturën).

NËNNGARKOJ

NËNNGARK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Ngarkoj një kafshë a një automjetpak se sa duhetmbajë rregullisht; i vë një barrëvogël; kund. mbingarkoj. Nënngarkoj kalin.
2. fig. E ngarkoj dikë me punë a me detyra më të lehta a më të pakta se sa duhetkryejë rregullisht ose se sa mundpërballojë zakonisht. Për shkakshëndetit e kanë nënngarkuar me punë.

TEJNGARKOJ

TEJNGARK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Ngarkojtepër nga sa mban; mbingarkoj. Tejngarkoj kamionin. Tejngarkoj kalin. Tejngarkoj dikë me punë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.