Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KËRCÚ,~RI m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Trungu i një druri a i një peme që mbetet mbi tokë, pas prerjes së degëve; cung.
2. Pjesë e trungut ose e rrënjëve të disa drurëve a pemëve, që përdoret kryesisht për zjarr; kërçep. Digjet kërcuri. Rri si kërcu rri pa lëvizur e pa folur.
3. fig. Njeri i shkretë që ka mbetur vetëm, pa ndihmë e pa përkrahje; qyqar. Kishte mbetur kërcu, i gjori!
4. si mb., edhe fig., mospërf. Që rri si i ngrirë, pa folur dhe pa bërë asnjë punë.
5. si mb., fig. I vetmuar dhe i shkretë; qyqar; i pagdhendur. Kishte mbetur vetëm një njeri kërcu.
✱Sin.: cung, kërçep, trung, buzm, qyqar, kokëfortë, kokëmushkë, kokëgdhe.
♦ U bëra kërcu shih u bëra akull1. E ka kokën kërcu (dikush). 1. Është kokëfortë; e ka kokën gdhe. 2. Është i trashë nga mendja, është gdhe; kërcu nga mendja. I këputi (i lëshoi) ca kërcunj (dikujt) i tha fjalë shumë të rënda, e lëndoi shumë, e fyeu keq. Kërcunj mbi karthje fjalë të rënda pa vend; diçka e rëndë dhe e tepërt. Kërcu nga mendja. 1. I trashë nga mendja, gdhe; e ka kokën kërcu. 2. Kokëfortë; e ka kokën gdhe. Kërcu i pagdhendur përçm. Njeri i paditur dhe i trashë; tra i pagdhendur; rrotë mulliri. Kërcu mbi samar diçka e tepërt, mbingarkesë e kotë; barrë e rëndë dhe e paparashikuar; bela; shalë mbi samar. Një më *hu e një më kërcu. Rrokullis kërcunj (dikush) mospërf. thotë gjepura, flet broçkulla.
MBINGARKÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ngarkesë që e tejkalon masën e lejuar ose që i shtohet një ngarkese të zakonshme; ngarkesë e tepërt (edhe fig.); kund. nënngarkesë. Mbingarkesë e madhe e makinës (e numrit të punonjësve). Mbingarkesë e dekoreve. Mbingarkesë e ndjenjave. Mbingarkesë mësimore. Mbingarkesë në punë. Mbingarkesë mallrash. Mbingarkesë ngarkim-shkarkimi në port. Përballimi i mbingarkesave.
2. Veprimi dhe gjendja kur mbingarkoj dikë a diçka ose kur mbingarkohem; mbingarkim; kund. nënngarkesë. Problemi më i mprehtë është konsideruar mbingarkesa e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike.
MBINGARKÍM,~I m. 1. Veprimi kur mbingarkoj ose mbingarkohem; kund. nënngarkim. Mbingarkimi i automjeteve. Mbingarkimi i nxënësve me projekte (detyra shtëpie, mësime). Mbingarkimi i programit kompjuterik.
2. Ngarkesë e tepruar, mbingarkesë; kund. nënngarkim. Ka mbingarkim.
MBINGARKÚAR,~IT (të) as. Mbingarkim, mbingarkesë; kund. të nënngarkuar. Problemet që sjell të mbingarkuarit e shtyllës kurrizore me pesha.
NËNNGARKÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT mek. 1. Ngarkesë që është nën masën e lejuar; ngarkesë e pamjaftueshme; kund. mbingarkesë. Kamioni udhëtonte me nënngarkesë.
2. Veprimi kur nënngarkoj a kur nënngarkohem; nënngarkim.
TEJNGARKÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Mbingarkesë. Kamionin nuk e mban ura se ka tejngarkesë.
TEJNGARKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Mbingarkim, mbingarkesë. Tejngarkim i kamionit (i kalit). Tejngarkimi i njerëzve me punë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë