Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SIPËRFÁQ/E, ~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ana e jashtme e një trupi, që e kufizon atë si diçka më vete. Sipërfaqe e rrafshët (e lëmuar, e ashpër). Sipërfaqja e Tokës ngrohej gjatë ditës nga drita e diellit. Sipërfaqja e lëkurës ishte mbuluar me bulëza uji. Sipërfaqja e tryezës ishte e lëmuar. Sipërfaqja e rrugës ndriçonte nën diellin e nxehtë.
2. Vija e sipërme e një mase uji. Sipërfaqja e detit (e liqenit) ishte e qetë. Nëndetësja doli mbi sipërfaqe të oqeanit. Peshqit u zhytën thellë nën sipërfaqen e detit. Anijet po lundronin mbi sipërfaqen e qetë të detit.
3. fig. Ana e jashtme, e dukshme e gjërave, që nuk zbulon thelbin e tyre. I shikon gjërat në sipërfaqe.
4. Shtrirja e diçkaje në hapësirë; hapësira brenda kufijve të një vendi, që matet me njësi katrore; hapësirë toke e zënë me diçka ose e caktuar për të bërë diçka mbi të, që matet zakonisht me metra katrorë, truall. Sipërfaqja e Shqipërisë. Sipërfaqe e zënë me perime. Sipërfaqja bujqësore që duhet të mbillnin. Sipërfaqet e mbjella të zonës. Pas shiut panë se kishte shumë sipërfaqe nën ujë. Sipërfaqja e arave të fermës. Sa e ka sipërfaqen? Vreshtat zënë gjysmën e sipërfaqes së punueshme.
5. Hapësirë për të banuar ose për një punë tjetër brenda një ndërtese. Sipërfaqja e banimit ishte e vogël. Ka sipërfaqe të mjaftueshme.
6. mat. Pjesë e një rrafshi të drejtë a të përkulur, e kufizuar në çdo anë nga një vijë e thyer ose e lakuar dhe që shprehet me njësi katrore si shumëzim i gjatësisë e i gjerësisë; syprinë. Sipërfaqja e katrorit (e trekëndëshit). Ka një sipërfaqe prej njëqind metrash katrorë.
✱Sin.: mbifaqe, syprinë, fytyrë, faqe, shpinë.
♦ Doli në sipërfaqe. 1. (diçka). U zbulua, u bë e dukshme, e shohin të gjithë; u bë e njohur, u bë e qartë; doli në shesh; doli në reliev libr.; doli mbi ujë. 2. (dikush). Shpëtoi nga një gjendje e vështirë dhe e rëndë; doli mbi ujë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë