Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MBIEKSPOZÍM,~I m. 1. Ekspozim i madh ose më i madh nga sa duhet ndaj diçkaje. Mbiekspozimi i fëmijëve ndaj teknologjisë së re. Njollat në fytyrë shpesh kanë si shkak mbiekspozimin ndaj diellit. Ka një mbiekspozim mediatik të imazhit të grave.
2. Të qenët nën efektin e ndriçimit mbi masën normale ose mbi nivelin e pranueshëm për aparatin fotografik, kamerën etj.; teknikë fotografike në të cilën drita e fortë jep një pamje më të ndritshme dhe shkakton humbje të detajeve të imazhit; kund. nënekspozim. Mbiekspozimi i skenës (i fotos). Nuk mund të ketë mbiekspozim në errësirë.
NËNEKSPOZÍM,~I m. Të qenët nën efektin e ndriçimit nën masën normale ose nën nivelin e pranueshëm për aparatin fotografik, kamerën etj.; teknikë fotografike në të cilën drita e pamjaftueshme jep imazhe të errëta ose të pazhvilluara; kund. mbiekspozim. Nënekspozimi i pamjes i bën elementet përreth të duken më të errët. Korrigjojmë automatikisht problemet e zakonshme të fotografisë si nënekspozimi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë