Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MBI- fjalëform. Përdoret si parashtesë për të formuar emra, mbiemra e folje që shënojnë:
1. Send, dukuri, cilësi, veprim etj. që është, që lëviz a që zhvillohet sipër diçkaje, në sipërfaqen ose në pjesën e sipërme të saj; p.sh. mbibishtëz, i mbidheshëm, mbifushë, mbikalim, mbikrah, mbilëkurë, mbishartesë, mbishkrim, mbishkruaj, mbitokësor, i mbiujshëm, mbivetull etj.
2. Send, dukuri, cilësi, veprim etj. që i shtohet diçkaje tjetër dhe e rrit atë; p.sh. mbiharxhim, mbishtesë, mbishtresë, mbishtresohet, mbitaksë etj.
3. Send, dukuri, cilësi, veprim etj. që qëndron sipër të tjerëve, ngrihet më lart se ata ose i kapërcen ata; p.sh. mbidialektor, mbiklasor, i mbinatyrshëm, mbinjeri, mbinjerëzor, mbisundon, mbishtetëror etj.
4. Send, dukuri, cilësi, veprim etj. që ka përmasa më të mëdha a forcë më të madhe se të tjerët ose që është në sasi më të madhe se zakonisht; p.sh. mbiçmoj, i mbifuqishëm, mbingacmim, mbingopje, mbingroh, i mbinxehur, mbivlerësoj etj.
5. Send, dukuri, cilësi, veprim etj. që del nga një tjetër, që lidhet a ka të bëjë me të etj.; p.sh. mbiemër, mbiemëroj, mbifitim, mbijetoj, mbikëqyr, mbikohë, mbipunë, i mbiquajtur, mbivlerë etj.
MBITOKËSÓR,~E mb. 1. Që gjendet a që rron mbi sipërfaqen e tokës; që ndodh ose bëhet mbi sipërfaqen e tokës; i mbidheshëm; kund. nëntokësor. Qenie mbitokësore. Pasuritë mbitokësore. Burim mbitokësor. Ujëra mbitokësore. Punime mbitokësore. Pjesët mbitokësore (të bimës) (bot.). Shpërthime mbitokësore.
2. I mbinatyrshëm; mbinjerëzor; i jashtëzakonshëm. Fuqi (forcë) mbitokësore.
NËNDHÉSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që gjendet nën sipërfaqen e tokës ose brenda në tokë, nëntokësor; kund. i mbidheshëm. Pasuri të nëndheshme. Rrugë të nëndheshme. Galeri të nëndheshme. Qytet i nëndheshëm. Vendstrehim i nëndheshëm. Kate të nëndheshme. Ujëra (burime) të nëndheshme. Lumë i nëndheshëm.
2. Që bëhet nën sipërfaqen e tokës ose në thellësi të tokës. Lëkundje të nëndheshme. Prova bërthamore të nëndheshme.
3. fig. Që bëhet a që vepron në mënyrë të fshehtë; që nuk duket në sipërfaqe. Veprime (përgatitje) të nëndheshme. Lëvizje e nëndheshme. Forcat e nëndheshme të protestës. Armik i nëndheshëm.
✱Sin.: nëntokësor, nëndhes, i fshehtë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë