Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MBI- fjalëform. Përdoret si parashtesë për të formuar emra, mbiemra e folje që shënojnë:
1. Send, dukuri, cilësi, veprim etj. që është, që lëviz a që zhvillohet sipër diçkaje, në sipërfaqen ose në pjesën e sipërme të saj; p.sh. mbibishtëz, i mbidheshëm, mbifushë, mbikalim, mbikrah, mbilëkurë, mbishartesë, mbishkrim, mbishkruaj, mbitokësor, i mbiujshëm, mbivetull etj.
2. Send, dukuri, cilësi, veprim etj. që i shtohet diçkaje tjetër dhe e rrit atë; p.sh. mbiharxhim, mbishtesë, mbishtresë, mbishtresohet, mbitaksë etj.
3. Send, dukuri, cilësi, veprim etj. që qëndron sipër të tjerëve, ngrihet më lart se ata ose i kapërcen ata; p.sh. mbidialektor, mbiklasor, i mbinatyrshëm, mbinjeri, mbinjerëzor, mbisundon, mbishtetëror etj.
4. Send, dukuri, cilësi, veprim etj. që ka përmasa më të mëdha a forcë më të madhe se të tjerët ose që është në sasi më të madhe se zakonisht; p.sh. mbiçmoj, i mbifuqishëm, mbingacmim, mbingopje, mbingroh, i mbinxehur, mbivlerësoj etj.
5. Send, dukuri, cilësi, veprim etj. që del nga një tjetër, që lidhet a ka të bëjë me të etj.; p.sh. mbiemër, mbiemëroj, mbifitim, mbijetoj, mbikëqyr, mbikohë, mbipunë, i mbiquajtur, mbivlerë etj.
MBIVLERËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E vlerësoj dikë a diçka më shumë se sa është në të vërtetë, e quaj më të rëndësishëm, më të fortë etj. nga ç’është; mbiçmoj; kund. nënvlerësoj, nënçmoj. E mbivlerëson talentin (punën) e tij. Nuk e mbivlerëson veten. As e mbivlerësojmë, as e nënvlerësojmë kundërshtarin. E mbivlerësoi situatën (rrezikun). Mbivlerësoi rolin (rëndësinë) e diçkaje.
NËNÇM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Çmoj dikë a diçka më pak nga ç’është a nga ç’vlen në të vërtetë; tregoj mospërfillje për dikë a diçka, nënvlerësoj; kund. mbiçmoj, mbivlerësoj. I nënçmonte punën (aftësitë). Nënçmon mendimin e tjetrit. Nënçmoj vlerën e një artikulli. Leku është nënçmuar. Duke i nënçmuar të tjerët, i duket vetja superior. Historia dhe e tanishmja e këtij vendi nënçmohen hapur.
2. Nuk i jap rëndësinë e duhur dikujt a diçkaje, e konsideroj si të padenjë, nuk e vlerësoj si duhet dhe kjo sjell pasoja të dëmshme. Nënçmon kundërshtarin (armikun). E nënçmoi konkurrencën. Nënçmon dëmin e alkoolit (e duhanit). E nënçmonte rrezikun.
✱Sin.: nënvlerësoj, nënvleftësoj, shpërfill.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë