Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mbetem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ALANITEM

ALANÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Habitem, çuditem, mbetem gojë hapur. Alanitem nga bukuria. Alanitem nga çka shoh.
2. vetv. Frikësohem, trembem; mekemqari, këputem duke qarë. U alanita kur e ngiste ajo e tokës. U alanita nga vaji. Alanitem nga lodhja.
3. pës. e ALANÍT.

BAKËROHEM

BAKËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. tek., vetv., vet. v. III Vishet me një shtresë bakri një enë a një send tjetër prej metali me anë të elektrolizës.
2. fig., vetv. Varfërohem shumë, mbetem pa gjë, mbetem me gishtgojë; shkrëndem, shkundem. Janë bakëruargjithë nga dimri i gjatë.
3. pës. e BAKËRÓJ.

BARK

BARK,~U f. sh. ~QE, ~QET 1. Pjesa e trupitnjerëzve a të kafshëve, ku gjenden stomaku, zorrët, mëlçia e zezë dhe organetjera; pjesa e trupitqenievegjalla nga gjoksi e poshtë, e kundërt me kurrizin; stomak, mullë. Bark i madh (i fryrë). Bark i lëshuar (mjek.) bark i dhjamosur e me muskujdobësuar. Barku i lopës. Bark lundrak (anat.) bark i futur si me hark. Lëkura (cipa) e barkut. Fundi i barkut. Zgavra e barkut. Organet (muskujt) e barkut. Më dhemb (më pret) barku. Iu ënjt (iu fry) barku. E goditibark. I është rritur barku. Shtrihembark. I ra barku iu ul barku. vjen ujët deribark. Futet nën barkun e kalit. I vë një tullëngrohtëbark. Iu thaftë lëkura e barkut! (mallk.). S'ngopet barku me fjalëndëgjon veshi. (fj. u.). Barku na zbardh faqen, barku na thyen qafën. (fj. u.). Pula bëri vezën, gjelit i dhemb barku. (fj. u.). Barku i gjerë, truri i ngushtë. (fj. u.). Mos e mbajkeqenbark, se të mbyt. (fj. u.).

2. Stomaku e zorrët si organe ku hyn, qëndron e përpunohet ushqimi. Bark i ngopur (i pangopur). Me barkun plot (të zbrazët, bosh, esëll). E mbushi barkun (me bukë). I plasi barku (ngangrënët). Ngopi (fryu) barkun. E gërreu barku për bukë. S'ma do (s'ma nxë) barku. S'kishin gjë në bark. Mbushe barkun, ngarko kurrizin! (fj. u.). Barku mban një tog të liga, goja nuk mban një fjalë. (fj. u.). Edhe zorrëtbark trazohen. (fj. u.). Mos fol me bark, po me tru. (fj. u.).

3. bised. Sasia e ushqimit sa mundmbajë stomaku. Hëngra një bark fiq. Ç’të bën barku, s’ta bën laku. (fj. u.). Çka s’të ngop syrin, s’të ngop as barkun. (fj. u.). Sa ha syri, nuk ha barku. (fj. u.). Sytë e mëdhenj, barku i vogël. (fj. u.).

4. Zgavra e poshtme e trupitfemrës ku është mitra, pjesa e brendshme ku zhvillohet pjella. Që në barknënës. Me barkmbarë! (ur.) Fryti i barkut fëmija. Kanë lindur nga një bark. Ndrittë barku që e ka mbajtur! (ur.). Shqiptarin nuk e ka nxjerrë lokja prej barkut, por huta prej çarkut. (fj. u.).

5. Tërësia e fëmijëvelind një nënë me një burrë; tërësia e të vegjëlvepjell brenda një periudhe një kafshë ose gjithë vezëtbën një shpend a kandërr; pjellë, thark. Barku i parë fëmija i parë. Djalë i barkut djalë jo i gjetur. Familje me disa barqe. U ndanë barqe-barqe. Motër e vëlla nga dy barqe. Fëmijë (vëllezër) të një barku fëmijë (vëllezër) të lindur nga të njëjtët prindër. Barku i fundit fëmija i fundit. Çdokush flet për barkun e vet. (fj. u.).

6. etnogr. Tërësia e fëmijëvevijnë nga një nënë si lidhje gjinie; tërësia e fëmijëve dhe e pasardhësve të një gjinie, gjiri. Bark i shtuar. Janë të një barku.

7. fig. Brez. Bark pas barku. Kanë kaluar katër barqe.

8. Sipërfaqja e përkulur dhe e harkuar e një sendi, faqja e fryrë e tij; pjesa e fryrë dhe e rrumbullakët e një ene, e një voze etj.; pjesë e dalë. Barku i enës (i shtambës, i vozës). Barku i anijes. Barku i oxhakut. Mur me bark. Sharrë me bark. Lëshon (nxjerr, jep, bën) bark. I vë shishet barkbark.

9. Pjesa e zgavërt e një sendi, pjesa e brendshme ku futet diçka; gjiri, brendësia, zgrofi. Barku i furrës. Barku i malit (i minierës, i shpellës). Barku i tokës. Në barkun e shkëmbit.

10. vet. nj. Mesi i një periudhe kohe. barkjavës (të muajit, të verës, të vitit).

11. bised. Sëmundjeshfaqet me dalje jashtë shpesh e hollë, diarre, euf. nevojë e hollë. Barku i keq (i lig) dizenteria. Barku i verës. E heq (i shkon, i vete) bark. Ka (del) bark. E zu barku. Të jep bark. Vuan nga barku. Ishte me bark. E lau (e griu) barku.

12. fig., bised. Zemra; shpirti. Me gjithë bark. Me barkplagosur. I kalburbark. Më iku barku. S'e kam atë bark. I ka hyrë frikabark. M'u prish barku. Më plasi barku! (iron.). S'kam bark ta shoh. Më bëhet barku mal. M'u xhumbëbark. Më këputet barku. Më qan barku. Atë që të do barku! (ur.).

Sin.: stomak, mullë, pjellë, thark, gjiri, brez, plëndës, brendësi, gji, brendi, e brendshme, diarre, purthë, spirë, amel, shkulë, dizenteri.

Bark pas barku shih brez pas brezi. Bark për barku bashkuar, njëri pranë tjetrit; kokëkokë; bythëbythë bised.; si deletvathë. Me barkun bosh (të zbrazët) pa ngrënë asgjë; esëll; i uritur; kund. me barkun plot. Për një bark bukë për pak gjë; shumë lirë, për hiçgjë, thuajse falas; për një copë bukë. Me barkun te buza (te goja) shtatzënëmuajin e funditbarrës. Barku i fundit fëmijalind i fundit, barra e fundit e fëmijëvelindur nga një nënë. Me barkgjerë shih me zemërgjerë. Që në barknënës pa lindur, shumë kohëparë, pa hapur sytë, pa parë diellin me sy. Barkun *petë e shpatullat (shpinën) drejt (dikush). Me barkun pizgë shih me barkun plot. Me barkun plot i ngrënë, i ngopur; kund. me barkun bosh (të zbrazët). Barku i Shën Mërisë shaka.gjithë të një gjaku a të një fisi; njerëz të një barku a të një fisi; njerëz me lidhje shumëngushtë, njerëz të një dore. Me bark e me shpinë krejt, me të gjithë trupin, që nga koka deri te këmbët, i tëri; këmbë e kokë (e krye); nga koka deri te këmbët; ballë e bisht. bark e në shpinë pa bërë asgjë; rehat; kot. Me barkun thatë i uritur, pa vënë një gjë në gojë; me barkun bosh; kund. me barkun plot. *Barrë e vrarë (në barknënës). M’u bashkua barku me kurrizin shih m’u ngjit barku për shpine (me kurrizin). M’u barku *ahur. M’u barku (mulla) *bakër. M’u barku *bic. M’u barku *daulle. M’u barku *dërrasë. M’u barku *gropë. M’u barku *hambar. E bëri barkun *hambar (dikush). M’u barku *kacek. M’u barku *kaçup. Iu barku *katua (dikujt). M’u barku *lerë. M’u barku *lodër. M’u barku *petë. M’u barku *petull. M’u barku *përrua. U (është) bark e shpinë. 1. (dikush) shih është bërë kockë e lëkurë (dikush). 2. (me dikë) Është i lidhur fort me dikë, është mik i ngushtë me të; është bërë një me dikë, është si një trup i vetëm e i pandarë me të; është bukë e djathë (me dikë). Iu barku *rrathë-rrathë (dikujt). M’u barku *tupan. M’u barku *ujë. Bën bark. 1. (diçka) Përkulettrajtërrumbullakët (për murin etj.); lëshon bark; jep faqeII. 2. (dikush) Ha shumë, ngopet mirë e mirë, dendet; e mbush barkun. E bëri barkun *çizme (dikush). E bëri barkun *daulle (dikush). E bëri barkun *hambar (dikush). E bëri barkun *kacek (dikush). E bëri barkun *kade (dikush). E bëri barkun *pizgë (dikush). E bëri barkun *spathi (dikush) tall. E bëri barkun *tagar (dikush). Ma bëri barkun *ujë (dikush a diçka). Ia bëri *kurrizin (shpinën) më të butë se barkun (dikujt). S’i bie barku (dikujt). 1. Nuk lodhet shumë, nuk tretet nga lodhja. 2. Nuk e prish qejfin e tij, nuk shqetësohet për askënd e për asgjë; nuk e prish terezinë. Mos të rëntëbark! mallk. mos arrifsh të hash diçka, vdeksh para se ta hash. I ra barku në *bela (dikujt) iron. I bie barkut e shpinës (dikush) përpiqet shumë, bën çmos për të kryer diçka, shfrytëzon çdo mundësi për të arritur diçka. Më ra zemrabark u preka e u trondita shumë nga diçka e rëndë; u pikëllova thellë, u trishtova; dhembi (më theri) zemra (në zemër). E bluanbark (diçka) e mendon mirë e mirë para se të vendosë për diçka, e shoshit mirë, e rreh me vetveten; e bluankokë; e bluanmendje; bluan me mend kund. e merr lehtë (diçka). Çajnë barqet përçm. shkojnë shumë keq njëri me tjetrin, hahen e zihen vazhdimisht, kanë marrëdhënie shumëacaruara; (shkojnë) si macja me miun; (shkojnë) si qeni me macen; shkojnë thikë e brisk; shtyhen si lopa me mushkën. Më çori barkun (dikush a diçka) shih hapi barkun1 (dikush a diçka). Nuk m’u dogj barku (për dikë a për diçka) iron. nuk më ha fare meraku për dikë a për diçka; nuk e çaj kokën; nuk më plasi barku; nuk më preu barku; nuk më ha barku përçm.; nuk më hapet barku përçm. Dridhet (luan) barra (*foshnja, fëmija) në barkun e nënës. I dridhen *plaçkat e barkut (dikujt). I dridhen *zorrët e barkut (dikujt). S’ma do barku (dikë a diçka) s’më pëlqen; nuk e honeps dot; nuk e dua; s’ma do (s’ma heq) zemra; kund. dhemb barku (për dikë). dhemb barku (për dikë) e dua shumë; vuaj e bëhem shumë merak për dikë; dhemb (më ther) zemra (në zemër); kund. s’ma do barku (dikë). Fërkon barkun (dikush). 1. iron. Rri në një gjendjekeqe e pa gjë pasi ka ndodhur diçka që s’duhejndodhte, ose është bërë diçka që s’duhej bërë. 2. keq. Kënaqet kur dikush e pëson, kur ndodh diçka e keqe, por e dëshiruar për të; fërkon duart keq. Flet me bark (dikush) është i çiltër e i sinqertë, flet hapur pa fshehur gjë; i ka sahanët pa kapak; s’mban (gjë) në trup; i ka shishet pa mbutojsa. (Ia di, ia njoh) *fundin e barkut (dikujt). I ka futur (i ka shtënë) *lepurinbark (dikujt). Nuk më ha barku (për dikë a për diçka) përçm. nuk bëhem merak fare për dikë a për diçka, nuk mërzitem a nuk dëshpërohem për askënd e për asgjë; nuk e çaj kokën; nuk më hapet barku; nuk m’u dogj barku! iron.; nuk më plasi barku iron.; nuk më preu barku iron. M’u hap (më iku) barku. 1. U trondita shumë kur pashë diçkarëndë a tragjike; u frikësova shumë për dikë a për diçka, u tmerrova; m’u hap zemra. 2. U neverita nga diçka e rëndë a e pështirë, më erdhi krupë; m’u shpërdrodh kërthiza. Nuk më hapet barku (për dikë) përçm. s’më ha meraku fare për dikë, as mendoj e as mërzitem për të; nuk ndiej asgjë për dikë, nuk më dhemb për të; nuk e çaj kokën; nuk më ha barku; nuk m’u dogj barku iron.; nuk më plasi barku iron.; nuk më preu barku iron. I hap barkun (dikujt) shih i hap zemrën (dikujt).hapi barkun (dikush a diçka). 1. Më ngjalli një ndjenjë dhimbjeje, trishtimi, dëshpërimi, etj. sa nuk e përballoj dot; më shkaktoi një hidhërimthellë, më pikëlloi shumë, më preku jashtëzakonisht; plasi barkun; më helmoi zemrën. 2. keq. ngjalli neveri, më bëri të më vijë pështirë; shtiu barkun; më hapi zorrët; më nxori (më shkuli) zorrët; më shtiu (më ngjalli) krupën përb. I ka hyrë *djalli (dreqi) në bark (dikujt). I ka hyrë *lepuribark (dikujt). I ka hyrë *maçoku (macja) në bark (dikujt). Është bark e bythë (dikush) përçm. vulg. është trashur shumë, është shëndoshur tepër; për ta ndarë (për ta çarë) më katërsh; s’e nxë as derë, as portë (dikë). Është *gojë e bark (dikush). S’kam bark nuk duroj dot ta shoh diçka, prekem shpejt, lëndohem lehtë, jam zemërdobët; nuk kam zemër. Një bark kam! nuk ha dot më, u ngopa; mos më detyroni të ha më shumë (e thotë dikush që e detyrojnëhajë me zor). E ka barkun pa *brez (dikush). E kam barkun (zemrën) *të ftohtë2. E ka barkun *të gjerë (dikush). E ka barkun *hambar (dikush). E ka barkun me *këlyshë (dikush) iron. E kam barkun (zemrën) *të ngrohtë. E kam barkun në një *pe. Ka *djallin (dreqin, të paudhin) në bark (dikush). Ka *dhelprënbark (dikush). Ka *lepurinbark (dikush). Ka *lubinë në bark (dikush) keq. Ka *macen (maçokun) në bark (dikush). Ka maçokun (*macen) në bark (dikush). Ka *sprijën (në bark) (dikush) krahin. Ka *shiritin (në bark) (dikush). I ka trutëbark (dikush) nuk arsyeton drejt, nuk i ka trutë aty ku duhet; s’ka tru (në kokë). I këndon *këndesibark (dikujt). I ka kënduar gjithnjë *këndesi (dikujt). E ktheu barkun nga *dielli (dikush) përçm. S’na la *zorrëbark (dikush). *Leshtë e barkut! iron. bised. Pa *leshbark. Ia lë *samarin nën bark (dikujt). Lëshon bark (diçka) nispërkulet në një anë, shtrembërohet; bëhet gati për t’u shembur (një mur etj.); bën bark; jep faqeII. mori barkun (dikush a diçka) më preku thellë në atë gjendjevajtueshme, më mallëngjeu; më trishtoi shumë; më ligështoi; pikoizemër. Marr një bark zjarr ngrohem pak, marr një avull. E merr *vezënbarkpulës (të sorrës) (dikush). Mbaj barkun me dorëI rri pa ngrënë; mbetem pa ngrënë një kohëgjatë. Mbaj barkun me dorëII këputemqeshuri, gajasem; mbaj ijët me dorë; mbaj (zë) brinjët me dorë; më ranë (m’u këputën, shtira) brinjët. Nuk i mban barku (dikujt) shih nuk mban gjë në bark (dikush). Nuk mban gjë në bark (dikush) nuk di të mbajë gjë të fshehtë, i nxjerrgjithafshehtat jashtë; nuk i mban barku (dikujt); i zbraz barkun (dikujt). I mbeti (iu var) *samari nën bark (dikujt). Na mbiubark (diçka) na u mërzit (për një gjellë a një ushqim tjetër që e hamë shumë shpesh), të njëjtën gjë po hamë. E mbushi barkun (dikush) u ngop mirë me të ngrënë; e mbushi plëndësin bised.; e mbushi zorrën thjesht.; bën bark2. S’i mbushet barku (dikujt) s’ngopet kurrë, nuk ndienngopur; është i babëzitur; e ka barkun pa brez. M’u ngjallbark (dikush) përb. e kam shumë inat, e urrej, s’e duroj dot; m’u shpif, më shtie krupën. M’u ngjit barku (mulla) për shpine (me kurrizin) ngordha për të ngrënë; m’u tha barku; m’u barku petë; më shkoi (më vajti) barku prapa; m’u bashkua barku me kurrizin; m’u tha zorra. S’ma nxë barku (diçka) s’e duroj dot diçka, nuk mundem ta pranoj e të mësohem me të, s’e tret dot, nuk e honeps; s’ma tret (s’ma honeps) stomaku (diçka). Nxori bark e zorrë (dikush) shih nxori zorrët (e barkut) (dikush). Ia nxjerr prej *funditbarkut (diçka). Iu njom barku (dikujt) euf. lindi fëmijë nusja e shtëpisëishte martuar prej kohësh, nuk mbeti pa fëmijë. Nxori *zorrët (e barkut) (dikush). I plasi barku (dikujt) ka ngrënë shumë, u fryngrëni. plasi barkun (dikush) shih hapi barkun (dikush). Nuk më plasi barku (për dikë a për diçka) iron. s’dua t’ia di për dikë a për diçka, nuk pyes e nuk më bën fare përshtypje; aq më bën; nuk e çaj kokën; nuk m’u dogj barku; nuk më preu barku; nuk më ha barku përçm.; nuk më hapet barku përçm. Nuk më preu barku (për dikë a për diçka) iron. as që dua t’ia di për dikë a për diçka, s’më merr malli për të; nuk e çaj kokën; nuk m’u dogj barku; nuk plasi barku; nuk më ha barku përçm.; nuk më hapet barku përçm. I rrëmon barkun (dikujt) përpiqet pak e nga pak dhe vazhdimisht ta prekë dikëplagët e fshehta e t’i zbulojë ç’ka në zemër; përpiqethyjë në të fshehtat e dikujt e t’ia zbulojë. rri barku *akull (për dikë). S’i rri gjë në bark (dikujt) keq. shih nuk mban gjë në bark (dikush). shkoi (më vajti) në bark (diçka) më pëlqeu, më zuri vend, u ngopa. shkoi (më vajti) barku *prapa. Shkula barkun. 1. Fola shumë e bërtita sa munda, por nuk më dëgjoi njeri; më ra gjuha (përtokë); më doli gjuha (nga vendi). 2. Volla shumë; nxora zorrët (zorrët e barkut); nxora bark e zorrë. E shkundi *fundin e barkut (dikush) keq. *Shtatanikbarknënës. shtiu barkun (dikush a diçka) keq. 1. Më tremb shumë, më tromaks. 2. Më vjen ndot prej dikujt a prej diçkaje, më vjen neveri; kam krupë prej dikujt a prej diçkaje; hap barkun; më shtie (më ngjall) krupën përb. shtrydhi barkun (dikush) më mallëngjeu shumë; ma këputi shpirtin. I tregoi *zorrët e barkut (dikujt). M’u tha barku. 1. Nuk kam ngrënë gjë, e kam barkun bosh; më ka marrë uria shumë; m’u tha zorra; m’u barku petë; m’u ngjit barku për shpine (me kurrizin); m’u bashkua barku me kurrizin; më shkoi (më vajti) barku prapa. 2. Mbeta pa fëmijë, nuk lind dot më (për gratë). M’u tha *lëkura e barkut. Thaj barkun rri pa ngrënë, e lë barkun bosh; kursej shumë, ia heq ushqimin gojës; thaj gojën; thaj zorrën bised. Ia thau barkun (dikujt). 1. Nuk i dha gjë të hante, e la pa ngrënë për një kohëgjatë; ia thau gojën; ia thau zorrën bised. 2. Ia vrau e ia zhdukugjithë fëmijët; ia la prehrin (vatrën) thatë. E vuri barkun në *dhe (dikush) përb. E vë barkun në *ujë. I vuri *shkelmin (këmbën, gjunjët) në bark (dikujt). vret barkun (diçka) iron. pëlqen shumë diçka, ke qejf (ta kesh, ta hash etj.); të bën mirë, në vend të të bëjë keq. Vret barkunhije (dikush) iron. shih ngrohet (theket) në diell (dikush). I zbraz barkun (dikujt). 1. Nxjerr gjithçka kammendje, ia tregoj dikujtgjithafshehtat; e zbraz thesin; i tregoj zorrët e barkut bised.; (tregoj) edhe qumështin e nënës; nuk më mban barku; nuk mbaj gjë në bark. 2. Nxjerr dufin, shfrej; i shfryj dikujt. 3. I qaj hallin tim dikujt duke ia treguargjitha, ia themgjitha ato që më shqetësojnë; i hap barkun; i zbraz zemrën.barkun. 1. Ha fare pak, sa për të thyer urinë. 2. shih zemrën. Zë *fundin e barkut. (Ia di, ia njoh) *zorrët e barkut (dikujt).

BATALLOHEM

BATALLÓ/HEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR bised. 1. vetv., vet. v. III Del nga përdorimi e bëhet i pavlefshëm, nuk hyn më në punë; prishet, dëmtohet, baçkalloset. U batallua parmenda.
2. vetv. Mbetem pa punë, sepsemungon diçka; nuk kam me çfarëpunoj. U batallova një ditëtërë.
3. fig., vetv. Hutohem, ngatërrohem, shastisem. U batallua nga lajmimori.
4. vetv. Fillojbëj diçka me vonesë; vonohem, ngalem, tororisem.
5. pës. e BATALLÓJ.
Sin.: prishet, dëmtohet, baçkalloset, hutohem, ngatërrohem, shastisem, vonohem, ngalem, tororisem.

BEFASOHEM

BEFAS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Habitem shumë nga diçka e papritur, çuditem, s’më besohet, mbetem me gojë hapur. U befasova kur ma tha. U befasova me të drejtë. Po befasohem nga pamja që po shoh.
2. vetv. Gjendembefasi, nuk jam i përgatitur për diçkapapritur. U befasuam nga kjo ngjarje. Nuk duhetbefasohemi.
3. pës. e BEFASÓJ.
Sin.: habitem, çuditem, mahnitem, mërehem, çmeritem, hutohem, shastisem, nemitem, topitem.

BOSHATISEM

BOSHATÍS/EM jovep., ~A, ~UR 1. vetv., vet. v. III Mbetet pa gjë ose pa njeri brenda, zbrazet. U boshatis shishja. U boshatis shtëpia. U boshatisën rrugët. Gjithçka po boshatiset.
2. vetv. Mbetem pa gjë, më mbarohet krejt diçka. U boshatis nga paratë (ngagjitha).
3. pës. e BOSHATÍS.
Sin.: zbrazem, shpikem, shkrëndem, shkundem, firon, shkullon.

BRESHNOHEM

BRESHN/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Ngrij, bëhem akull. U breshnova i gjithi.
2. vetv., vet. v. III Ngurtësohet, forcohet. U breshnuan këpucët.
3. vetv., vet. v. III Nguroset në një trajtë, merr një trajtë, merr një formëngurtësuar. Gjalpi breshnohet sipas formëskutisë.
4. fig., vetv. Shtangem e rri pa lëvizur ose pa folur, mahnitem, mbetem me gojë hapur, më pritet goja. U breshnua nga ky lajm.
5. pës. e BRESHNÓJ.
Sin.: ngrihet, ngurtësohet, akullohet, ngurosem, gurëzohet, guroset, ngrin, forcohet, shtangem, nemitem, shastisem, mpihem, mbërthehem, topitem, pikem.

CANGULLOHEM

CANGULL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv Rrëzohem përtokë si një vdekur; mbetem si i ngrirë.
2. pës. e CANGULLÓJ.

CENOSEM

CENÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Mbetem me cen nga një sëmundje. Cenoset pas infeksionit.
2. pës. e CENÓS.

CUNGOHEM

CUNG/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Mbetem pa gjymtyrë; gjymtohem nga njëra gjymtyrë.
2. edhe fig. Mbetem i paaftë ose pa vlera.
3. pës. e CUNGÓJ.
Sin.: gjymtohem, sakatohem.

DAMLLOSEM

DAMLLÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. bie damllaja, mbetemvend si i vdekur; paralizohem nga damllaja; goditem. Është damllosur fare.

2. vetv. Rrëzohem përdhe pa ndjenja, si i vdekur (duke qenë në një gjendjeturbulluar a të tronditur). Erdhi i pirë dhe u damllosdysheme.

3. pës. e DAMLLÓS.

Sin.: paralizohem, goditem, pikohem, stërpikem, rrëzohem.

DERGJEM

DÉRGJ/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Rri shtrirështrat për shkak të një sëmundjejerëndë, lëngojshtrat. Dergjetshtrat (në spital). Është dergjur nga meraku. U dergj për një kohëgjatë. Dergjej i sëmurë rëndë. Dergjej pa ndjenja. Dergjet lehonë.
2. edhe keq. Rri shtrirë e pa lëvizur në një vend për një kohëgjatë; rri pa bërë asnjë punë; rri kot. Dergjej tërë ditënrroba. Dergjejdiell. Dergjeshin rrugëve. Dergjej pa punë. Tërë fisi, tërë jeta, ra, u dergj, e zuri gjumi.
3. Rri gjatëburg, në mërgim; rroj e vuaj për një kohëgjatë. U dergjburg (në internim, në dhehuaj).
4. fig. Rri ose jam për një kohëgjatëgjendjekeqe dhe asnjeri nuk kujdeset për mua; mbetemmëshirën e fatit. Dergjejpadije. Makineritë dergjeshinshi e në diell.

DRITHËROHEM

DRITHËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. zënëdridhuralehta, ndiej rrëqethje (ngaftohtët, nga një ndjenjë e fortë etj.), dridhem, rrëqethem. Drithërohej ngaftohtët.
2. fig., vetv. Shqetësohem shumë për dikë a për diçka, më dridhet zemra, kam frikë se mos pësojë gjë a se mos mbetem pa të; ndiej dhembjethellë për dikë, përmallohem; vuaj shumë për dikë a për diçka, përgjërohem. Drithërohej për djalin (për fëmijët).
3. pës. e DRITHËRÓJ3.
Sin.: dridhem, rrëqethem, shqetësohem, përmallohem, përgjërohem.

DYSH

DYSH ndajf. 1. Në dy pjesë, përgjysmë; dycopash. E ndau (e preu) (më) dysh. U ça (u këput) (më) dysh.
2. Duke vënëbashku a njëra mbi tjetrën dy fije, dy pjesë etj.; dy herë. Palos (me) dysh letrën (stofin...). E bëri (më) dysh fillin.
3. Me dy mendje, në mëdyshje, mëdyshas (e shoqëruar me parafjalën ). Jam (qëndroj, mbetem) më dysh
Nuk ia bëj fjalën *dy (dysh) (dikujt). E kamdysh nuk di si t’ia bëj, mendoj edhe kështu edhe ashtu, nuk jam i vendosur e i prerë për diçka; jam mëdyshas; jam me dy mendje. E ndan *qimen (më) dysh (katërsh) (dikush). M’u nda *zemra dysh. Ma ndau *zemrën dysh (dikush). Thyhem (këputem) më dysh. 1. Përkulem shumë nga sëmundja, nga pleqëria etj., kërrusem fare. 2. Lodhem shumë nga një punë e rëndë, këputem, rraskapitem.

GALACOHEM

GALAC/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Mbetem ulok, më zihen këmbët; paralizohem.

GANDOHEM

GAND/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Goditem me diçkatrup ose në një pjesëtrupit; vras diku një pjesëtrupit; gjymtohem, bëhem a mbetem me cen. U ganduakrah (në këmbë).
2. pës. e GANDÓJ.
Sin.: lëndohem, goditem, vritem, gjymtohem.

GJANË

GJAN/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Baltëmbetet buzë lumit ose kur ky del nga shtrati; lym. Gjana e lumit. Mbulohet me gjanë. Ngecigjanë.
Mbeti si peshkugjanë mbeti pa gjë fare. Mbetem pa mjete jetese; jamngushticëmadhe; mbetem si peshkuzall.

GJYMTOHEM

GJYMTÓ/HEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Mbetem me një cen në gjymtyrë a në trup, pësoj një gjymtim. U gjymtua rëndë.
2. pës. e GJYMTÓJ. Mbetem i gjymtë.
Sin.: cenohem, gandohem, sakatohem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.