Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KAFSHËMBÁTHËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që mbath kuajt dhe mushkat; profesioni i këtij njeriu; nallban. Çova (mbatha) kalin te kafshëmbathësi.
✱Sin.: mbathtar, nallban.
NALLBÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që mbath kafshët njëthundrake me potkonj, mbathtar. Nallbani i fshatit. Darë (thikë) nallbani. E çoi (e shpuri) te nallbani. Në gjithë qytetin nuk ke nallban t’ia mbathësh këmbët kalit. Nallban, një zeje që nuk vdes kurrë.
2. fig., keq. Njeri i paaftë në mjeshtërinë e vet. Ka edhe doktorë të zotë, s'janë të gjithë nallbanë.
✱Sin.: mbathtar, mbathës, kafshëmbathës, gjysmanalfabet, kërpaç, i paaftë, i pazoti.
♦ Na nallban një *gozhdë! tall. (Shkoi, vajti) si *breshka te nallbani (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë