Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►BABANJÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Ënjtem, fryhem në fytyrë; buhavitem. -Shih si jam babanjosur!
2. vetv. Më fryhet barku nga të ngrënët e tepërt. Hëngri sa u babanjos.
3. pës. e BABANJÓS.
✱Sin.: ënjtem, fryhem, buhavitem, mbufatem, bymehem, ngufatem, dendem, mbathem, ngjishem, shembem, mullosem, shqepem, zhdëpem, zhapem, rrushkullohem, rrumbullakosem, rrasem, përlugëtohem.
►FRÝ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË vetv. 1. Ënjtem (nga një sëmundje, nga një goditje etj.). Është fryrë i tëri. Iu fry barku.
2. bised. Ngopem me të ngrënë, më mbushet barku. Hëngri sa u fry.
3. v. III Shtohet sasia e ujit (të përrenjve, të lumenjve etj.); ngrihet niveli i ujit. U frynë lumenjtë (përrenjtë) nga shirat.
4. v. III Bymehet; mbufatet nga uji a nga një lëng tjetër. Qenkan fryrë dritaret e nuk u mbyllkan.
5. bised. Shëndoshem shumë; ngjallem; majmem. Është fryrë shumë.
6. fig. Mbahem me të madh, krekosem e shes mend përpara të tjerëve. Fryhet si gjeli majë plehut.
7. Më hipën inati; zemërohem. Ishte fryrë sa s'flitej me të.
8. pës. e FRYJ.
✱Sin.: ënjtem, ngopem, mbushem, mbufatem, urgusem, shëndoshem, ngjallem, majmem, dendem, mbathem, ngjishem, shembem, mullosem, rrushkullohem, rrumbullakosem, rrasem, krekosem, zemërohem.
♦ M’u fry *koka. Iu frynë *tëmthat (dikujt). M’u fry (m’u ënjt) *zemra. U fry si qumësht u zemërua shumë, u inatos keq.
►MBÁ/HEM jovep., ~JTA (u), ~JTUR 1. vetv. Qëndroj në një gjendje të caktuar pasi jam kapur pas dikujt a pas diçkaje që të mos bie; qëndroj diku pa u rrëzuar; mbështetem diku që të mos bie. Mbahej me shkop. Mbahej me duar (me këmbë). Mbahej pas krahut të nënës. Mbahej pas parmakëve. Mbahej pas meje. Mbahej në degën e një peme. Ecte pa u mbajtur gjëkundi. Mbahej mirë në kalë.
2. fig., vetv. Jetoj, qëndroj e veproj duke u kapur pas diçkaje, duke u përpjekur të përfitoj nga diçka a dikush. Mbahet pas meritave të kaluara. Mbahet pas lidhjeve e krushqive. Mbahet pas fijes së kashtës (pas flokëve të vet).
3. vetv., vet. v. III Qëndron, nuk këputet, nuk thyhet, nuk bie etj.; fig. nuk është prishur ose zhdukur plotësisht, qëndron, rron. Këpucët (rrobat) mbahen ende. E vjetra kërkon të mbahet me çdo mënyrë.
4. vetv. Jam në gjendje të qëndroj, i bëj ballë një peshe, lodhjes etj.; jam mirë me shëndet, nuk më ka mposhtur sëmundja a pleqëria; kam ende forca për të jetuar, për të punuar a për të luftuar, qëndroj, nuk dorëzohem; kam ende mjete a mundësi ekonomike etj. për të jetuar ose për të kryer një veprimtari. Plaku mbahet mjaft mirë. Mezi mbahej më këmbë. S’i mbaheshin këmbët nga lodhja. A mbahesh? si je, si shkon? (përshëndetje). Skuadra u mbajt deri sa i erdhën përforcimet.
5. fig., vetv. Qëndroj i fortë e i patundur moralisht, nuk zmbrapsem para asnjë pengese a vështirësie, nuk më mposhtin dot hallet a fatkeqësitë. Mbahu, mos e lësho veten! U mbajt si trime. Mbahet mirë.
6. vetv. Përmbahem; e mbaj veten. Nuk mbahet nga gëzimi. S’u mbajt pa ia thënë të gjitha.
7. vetv. Tregoj kujdes për veten time; ushqehem, vishem e mbathem mirë; bëj jetë të mirë e të rregullt. Mbahet mirë. Mbahet pastër.
8. edhe fig., vetv. Jetoj, rroj. Njerëzit mbahen me bukë. Bagëtitë mbahen me bar e me kashtë. Nuk mbahet shtëpia me miell hua. (fj. u.).
9. fig., vetv. E quaj apo e vlerësoj veten në një mënyrë të caktuar, e heq veten, e pandeh, sillem në një mënyrë të caktuar; mburrem. Mbahet si i mençur (si budalla). Mbahet si shkrimtar. Mbahej për trim. Mbahet me të madh (rëndë). Mbahet se i di të gjitha. Mbahet si mik i shtëpisë. Si shumë na mbahet!
10. vetv. I qëndroj besnik diçkaje a dikujt, nuk i kapërcej caqet e diçkaje, nuk lëviz; i përmbahem (përdoret me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në rasën dhanore). I mbahem mendimit të parë. U mbahet rregullave e udhëzimeve. I mbahet pikë për pikë tekstit.
11. vetv., vet. v. III Më pengohet, më zihet, nuk shkon, nuk lëviz a nuk rrjedh lirisht (përdoret me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në rasën dhanore). I mbahet goja. Më mbahet fryma. I mbahej ujët e hollë.
12. fig., bised., vetv. Lidhem me dikë, mbaj anën e tij. Me cilën anë mbahet? Me kë mbahesh ti?
13. vetv., vet. v. III Zhvillon punimet, bëhet. U mbajt një mbledhje e rëndësishme. U mbajtën punimet e Kuvendit. U mbajt një kongres.
14. pës. e MBAJ.
✱Sin.: mbështetem, jetoj, veproj, kapem, qëndroj, rroj, përmbahem, shtirem, pengohet, zë, bëhet, zhvillohet, lidhem, ruhet, quhem.
♦ Mbahet *gjallë (dikush a diçka). Mbahet më *këmbë (dikush a diçka). Mbahet më *të madh (dikush). Mbahet *mend (dikush a diçka). Mbahet (varet) në një *qime.
MBÁTHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. vet. nj. Veprimi kur mbath diçka a dikë ose kur mbathem. Mbathja e këpucëve. Mbathja e kalit.
2. bujq. Mbulimi i rrëzës së bimës me dhe a me pleh kur i prashitim; mbledhja e dheut rreth e rrotull rrëzës së një druri, mbushja me dhe e pjesës rreth rrënjëve të tij. Mbathja e parë (e dytë, e tretë). Mbathje e lehtë. Bëhen tri mbathje. U bënë ullinjve vetullore me mbathje.
3. kryes. sh. Këpucë, çorape e çdo gjë tjetër që mbathet në këmbë. Veshje e mbathje. Ishte pa mbathje në këmbë.
4. vet. sh. Brekët, të mbathurat. Mbathje të shkurtra (të gjata). Mbathje për të rritur (për fëmijë). Një palë mbathje.
5. gjeol. Shtresë dheu, llumi etj. që mbush ose mbulon një vend gjatë prurjeve të ujërave etj. Mbathje argjilore.
✱Sin.: veshje, mbathë, mbushje, ngarkim, ngjeshje, hedhje, brekë, të mbathura, të paanat.
►NGÓP/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Ha e pi sa e shuaj plotësisht urinë a etjen; ha ose pi sa nuk mundem më, ngihem. Ngopem me bukë (me gjellë, me fruta). Nuk arrijnë të ngopnin barkun me bukë. Hëngri sa u ngop.
2. vetv., vet. v. III Mbushet me diçka; thith diçka në vetvete me shumicë, aq sa të mos mbajë më; kim. thith një lëndë tjetër në sasi të madhe, sa nuk merr më. U ngop toka me ujë. Ngopet me bojë. Ngopet tretësira.
3. fig., vetv. Plotësoj një nevojë për diçka; marr aq sa nuk dua më; kënaq një dëshirë me diçka, plotësoj deri në fund dëshirën për të pasur a për të bërë diçka. Nuk u ngop një herë me gjumë. Nuk ngopej me para. Nuk ngopet së shëtituri (së lexuari). Iu ngop syri (zemra). Nuk ngopet me lëvdata.
4. fig., vetv. Mbushem me tepri me diçka, zakonisht të padëshirueshme ose pa vlerë; nuk dua më. U ngopën me fjalë (me premtime). U ngop me katra në provime.
5. pës. e NGÓP.
✱Sin.: ngihem, nginjem, ndërlakem, gërbulem, citem, kënaqem, thembrosem, fryhem, mbushem, ënjtem, llahem, shembem, zhulatem, rrasem, kënditem, pallohem, zhapem, velem, mbathem, rrasem, ngjishem, dendem, zhdëpem, rrumbullohem, barkosem, rrafshohem, shqepem, kërpitem, kërtylem, velitem, grazhdohem, veselitem, kërdisem, rrushkullohem, përlugëtohem, zdapem, zdrahem.
♦ U ngopa me *bathë. M’u ngop *syri. M’u ngop *shpirti (zemra).
►SHTRËNG/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Mblidhem e ngjishem pas dikujt a pas diçkaje, afrohem shumë te dikush a te diçka; pushtoj fort dikë a diçka duke iu ngjeshur pas, i afrohem e i ngjitem. U shtrëngua pas s'ëmës (pas murit). Shtrëngohuni edhe pak!
2. vetv. Lidhem a mbështillem fort me diçka rreth trupit. Shtrëngohem me brez (me rrip, me litar). Shtrëngohej me korse.
3. vetv. Mbledh muskujt që t'i jap forcë trupit, i jap fuqi (kur bëj diçka të rëndë a të vështirë). Shtrëngohet, po s'del dot. Ç'ke që shtrëngohesh ashtu?
4. vetv., bised. Vishem e mbathem; ngjesh armët. U shtrënguan për luftë (për rrugë). U shtrëngua në armë.
5. vetv. Detyrohem të bëj diçka a të veproj në një mënyrë të caktuar kundër vullnetit e dëshirës sime. U shtrëngua të largohej (të ikte, të mërgonte). U shtrëngua të ndërronte emrin. Shtrëngoheshin të linin shkollën.
6. vetv. Mbahem fort, nuk e lëshoj veten, qëndroj; përgatitem të përballoj diçka të vështirë a të rrezikshme; bashkohem fort. I shtrënguan burrat për qëndresë. U shtrënguan të gjithë në një besë. Të shtrëngohemi burra! Shtrëngohu, he burrë!
7. vetv. Jetoj më ngushtë për të përballuar një shpenzim, kursej më shumë. U shtrënguan ca dhe i lanë borxhet.
8. vetv. Nxitohem që ta bëj një punë sa më parë ngutem, shpejtohem. Nuk para shtrëngoheshin që ta merrnin. Pse shtrëngohesh kështu?
9. pës. e SHTRËNGOJ.
♦Shtrëngohet *dara. M’u shtrëngua *zemra.
VESHI vep., ~A, ~UR 1. kal. Vë një petk në trup, fut krahët, këmbët e shtatin në një rrobë të qepur dhe mbështillem a mbulohem me të; i vë dikujt në trup petkat e tij; kund. zhvesh. Vesh këmishën (pallton, xhaketën, pantallonat, jelekun). Vesh rrobat (uniformën). Veshi fëmijën. Veshi nusen (dhëndrin). I veshi këmishën (trikon). E veshi si për dimër (si për festë, si për dasmë). E veshi trashë (hollë).
2. bised., kal. E pajis dikë me rroba, i plotësoj dikujt nevojat me veshje. Ai e vesh, e mbath dhe e ushqen. Vesh familjen. E vesh dhe e ngjesh e mban mirë me rroba.
3. bised., kal. I jap dikujt një detyrë a e fut në një punë, e cila ka një veshje karakteristike; bëj; kund. zhvesh. E veshën ushtar e morën ushtar. E veshën prift. E veshën oficer.
4. kal. Vë diçka në kokë a në trup, e mbërthej a e ngjesh; kund. heq; zgjesh. Vesh kundërgazin. Vesh maskën. Veshi armët.
5. kal. E mbështjell një send me diçka për ta ruajtur, për ta zbukuruar etj., i vë një mbulesë të hollë, i hedh një shtresë ose e lyej me diçka për këtë qëllim. Vesh muret me letër. Vesh dollapin me llamarinë. Vesh derën me kadife. Vesh kolltukët. Vesh murin me mermer (me pllaka). Vesh me gome. Vesh me ar (me argjend). E vesh nga jashtë (nga brenda).
6. kal., vet. v. III E mbulon a e mbështjell me një shtresë që nuk lë të duket ç'është nën të; bën që të mbulohet me bar, me gjethe, me gjelbërim etj.; mbuloj, mbush. Avulli e veshi xhamin. E veshi mjegulla vendin. Lotët ia veshën sytë. Pranvera i veshi drurët e pemët me gjethe. E veshi tokën me bar. Të rinjtë i veshën kodrat me pemë.
7. fig., kal. I jap dikujt fuqinë e të drejtat që ka një detyrë e caktuar. E veshën me pushtet.
8. fig., keq., kal. I mbuloj përmbajtjen me fjalë e me fraza, e zbukuroj dhe e stolis me shprehje të ndryshme. E veshi me fraza të tepruara. E veshin me formula të zbrazëta (me frazeologji).
9. fig., bised., kal. Ia ngarkoj dikujt një punë a një detyrë pa e pyetur për të mos e pasur vetë si barrë, ia lë a ia hedh një tjetri, ia përplas atij. Ma veshën mua këtë punë.
10. fig., bised., kal. E quaj dikë si autor a si krijues të diçkaje që s'dihet se kush e ka bërë; e quaj diçka pa të drejtë si veti, si cilësi a si meritë të dikujt; ia ngjit ose ia ngarkoj dikujt një gabim a një faj. Atë vjershë ia veshën një shkrimtarit të panjohur. Ia veshën atij meritat (fajin). Ia veshi vetes të gjitha gabimet për të shpëtuar të tjerët. Ia veshën fajin më të voglit.
11. bised., kal. (me trajtë të shkurtër përemërore) Them diçka pa gjykuar shumë a pa menduar thellë, ia këput; ia them copë. Ia veshi në mbledhje atij. Ia veshi tjetër për tjetër foli kuturu, foli kot.
12. bised., kal. Bëj një punë shpejt e shpejt dhe shkel e shko; ia fut. Ia veshi shpejt e shpejt. Ia veshi dhe për një orë e mbaroi.
✱Sin.: mbështjell, ngjesh, farkoj, kaplladis, praroj, mbath, vishem, mbathem, mbulohet.
♦ E vesh me *cipë (dikë). U vesh me çelik(me *hekur) (dikush). Ia veshi *sytë (dikujt). Ia veshi (ia ndezi) *syve (dikujt).
►VÍSHEM jovep., VÉSHA (u), ~VESHÚR 1. vetv. Vë një petk në trup, mbështillem a mbulohem me një rrobë të qepur duke futur në të krahët, këmbët e shtatin; kund. zhvishem. Vishet bukur. Vishet lehtë (trashë). U veshën shqiptarisht. U vesh nuse. Vishet me të leshta. U vesh si ushtar. U vesh si për festë (si për dasmë). U vesh si për dimër. Vishem e mbathem. U vesh me të zeza (me rroba të zeza) filloi të mbante zi, ra në zi.
2. bised., vetv. Nis një detyrë a futem në një punë, e cila ka një veshje karakteristike, hyj, bëhem. U vesh ushtar shkoi të kryejë shërbimin ushtarak. U vesh polic.
3. vet. v. III Mbulohet a mbështillet me një shtresë që nuk lë të duket ç'ka nën të; mbulohet me bar, me gjethe, me gjelbërim etj.; mbushet. Syri iu vesh me një cipë. M'u veshën sytë nga lotët. U vesh xhami. M'u veshën syzet. U veshën livadhet. Lugina u vesh me një tis të hollë mjegulle. U vesh qielli me re. U veshën pemët me lule.
4. fig., vetv. Marr fuqinë e të drejtat që ka një detyrë e caktuar. U vesh me pushtet. U vesh me funksionet e... U vesh me fuqi të plota.
5. bised., vetv. I sulem dikujt, i vërsulem dhe e godas, e qëlloj; i përvishem. Iu vesh me grushte (me shkop).
6. bised., vetv. I ngjitem (një kodre a një mali). Iu veshën kodrës.
7. fig., iron., vetv. Paraqitem me një pamje tjetër, duke fshehur a duke mbuluar qëllimet e vërteta ose veprimet e këqija; shtirem. Na vishen si patriotë. Vishej si i përndjekur.
8. pës. e VESH.
♦ M’u veshën *sytë.
►ZBÁTH/EM jovep. ~A (u), ~UR 1. vetv. Heq këpucët, çorapët etj. ose veshjet e poshtme; kund. mbathem. U zbathën të gjithë. U zbath e kaloi lumin. - Mos u zbath, se ftohesh!
2. vetv., vet. v. III I bien potkonjtë (kalit, mushkës). U zbath kali në rrugë.
3. vetv., vet. v. III Zbulohet, i hiqet dheu që e ka mbuluar rreth e rrotull (për rrënjën e bimës etj.); kund. mbathet. U zbathën rrënjët (bimët). Shkëmbi është zbathur.
4. pës. e ZBATH.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë