Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MBART vep., ~A, ~UR kal. 1. Shpie diçka nga një vend në një tjetër duke e mbajtur vetë ose duke e ngarkuar mbi një mjet. Po mbartte në krahë të atin plak. Mbart gurë (grurë, misër, ujë). Mbart arkat me mollë. Mbart në krah (në shpinë). Mbart me makinë (me avion). Mbart plaçkat ndërroj shtëpi, mbartem. Mbart (mban) verë e pi ujë është koprrac.
2. E marr një informacion dhe e kthej në një formë tjetër, e shndërroj në një format tjetër. Mbart rrëfimin gojor në letër e marr nga forma e folur dhe e botoj në letër.
3. E marr dijen, kulturën, informacionin, teknologjinë etj. dhe ia transmetoj dikujt tjetër; shpie, transferoj. Mediet janë mjete që e mbartin informacionin nga prodhuesi deri të konsumatori.
4. fig. Kam në vetvete, mbaj; sjell me vete, bashkëshoqëron dikë a diçka. Nuk i kupton pasojat që mbart me vete kjo që ke bërë? Mesazhi mbartte një fije shprese. Kënga mbart emocion. Ne mbartim të gjitha të metat që mbart koha. Kanë vlerë të veçantë nga përmbajtja që mbartin. Kushtetuta mbart elementet që do të garantohen në të ardhmen.
5. fig. Mbaj, duroj, përballoj. Ndëshkimi im është më i madh se sa mund ta mbart. Ky ishte kryqi që i duhet të mbartte.
6. fin. E marr një të dhënë në shifra nga një dokument dhe e hedh në një tjetër sipas disa rregullave financiare. Mbart një shumë lekësh.
►NGRÍ/HEMI jovep., ~TA (u), ~TUR 1. vetv. Çohem në këmbë, merr qëndrimin drejt (për dikë që ishte ulur a kishte rënë përdhe); çohem; kund. ulem, rrëzohem. Ngrihem në këmbë. U ngrit nga vendi (nga karrigia). U ngrit nga toka (nga dyshemeja). U ngrit në mbledhje mori fjalën në një mbledhje, duke u çuar nga vendi. Ngrihem nga tryeza largohem nga tryeza, pranë së cilës isha ulur. Mezi ngrihet nga vendi.
2. vetv. Largohem nga shtrati ose nga vendi ku isha shtrirë për të fjetur, zgjohem; lë shtratin pas një sëmundjeje; çohem; kund. bie. Ngrihem herët (shpejt, vonë). Ngrihem që me natë (pa gdhirë). U ngrit i sëmuri nga shtrati (nga dysheku) nuk dergjet më i sëmurë, u shërua. Ngrihet me gjelat ngrihet shumë herët në mëngjes. Kush fle me qenin (me qentë) ngrihet me pleshta. (fj. u.).
3. vetv. Nis të eci, mëkëmbem (për foshnjat). U ngrit fëmija më këmbë. Është ngritur shumë vonë.
4. vetv., bised. Largohem nga një vend, ku banoja ose ku isha vendosur përkohësisht. U ngritën nga Tirana. U ngrit me gjithë familje.
5. vetv., vet. v. III Shton lartësinë; shkëputet nga toka ose nga një sipërfaqe tjetër dhe ngjitet lart; kund. ulet, zbret. Ngrihen retë. Ngrihen zogjtë. Ngrihet aeroplani (helikopteri, raketa, anija kozmike). Ngrihet nga aerodromi (nga pista).
6. vetv., vet. v. III Shkëputet ngadalë nga një sipërfaqe dhe përhapet në ajër. Ngrihet pluhuri (avulli, mjegulla) nga toka. Ngrihet tymi shtëllunga-shtëllunga.
7. vetv., vet. v. III Shkon më lart nga rrafshi i sipërfaqes, bëhet më i lartë ose më i bymyer; çohet, fryhet. U ngrit toka (vendi). I ngrihej gjoksi. Brumi ngrihet me maja.
8. vetv., vet. v. III Zë një vend duke dalë më lart se sendet e tjera përreth, duket mbi sendet e tjera. Atje tej ngrihet një mal (një kodër, një shkëmb). Anës rrugës ngrihej një përmendore (një lapidar). Ngrihen pallatet shumëkatëshe.
9. vetv., vet. v. III Duket në horizont, si pasojë e rrotullimit të Tokës, çohet, lind, del. Dielli ishte ngritur tashmë në kupë të qiellit.
10. vetv. Drejtoj trupin, pasi kam qenë shtrirë a i përkulur; drejtohet lart diçka që rrinte varur ose ishte e përkulur, merr drejtimin pingul. U ngrit drejt. U ngritën degët pasi i volëm frutat. U ngrit përsëri gruri pas shiut. Më ngrihen flokët (qimet e kokës) përpjetë.
11. vetv. Ngre krye, bëj kryengritje, çohem në luftë; nuk pranoj t’i nënshtrohem më. U ngritëm kundër pushtuesit. U ngrit i gjithë populli. U ngritën i madh e i vogël. U ngritën në revoltë. Një bie, mijëra ngrihen.
12. vetv., vet. v. III I shtohet madhësia, vlera, masa a shkalla, bëhet më i madh, rritet. U ngritën çmimet e frutave. Ngrihet temperatura (shtypja, trysnia). Ngrihet niveli. Ngrihet mirëqenia. Ngrihet në mënyrë të ndjeshme.
13. vetv., vet. v. III I shtohet vrulli ose shkalla e shfaqjes a e zhvillimit, i zmadhohet forca, bëhet më i fuqishëm. Ngrihet ndjeshmëria qytetare. Ngrihet gjendja shpirtërore. Iu ngritën nervat u zemërua, u nevrikos.
14. vetv., vet. v. III I shtohet forca e ndriçimit ose e zërit. Ngrihet drita. Iu ngrit zëri.
15. vetv. Marr një punë a një vend më të lartë se më parë, ngjitem. U ngrit në detyrë (në përgjegjësi). U ngrit lart.
16. vetv., vet. v. III Më rritet vlera ose rëndësia përpara të tjerëve. I është ngritur autoriteti (prestigji).
17. vetv. Fitoj përsëri vendin a gjendjen e mëparshme; përmirësoj gjendjen ekonomike; kund. bie. U ngritën pasi iu rritën fëmijët.
18. vetv., vet. v. III Krijohet, themelohet. U ngrit një grup (një rreth, një organizatë). U ngrit një biznes i ri.
19. vetv., vet. v. III Fillon, nis me forcë. U ngrit një erë e madhe.
20. vetv. E ndërpres a i jap fund një pune, të cilën e kryeja ndenjur. U ngritën nga tryeza (nga buka, nga sofra). U ngrit nga kompjuteri .
21. vetv. Para një foljeje tjetër tregon fillimin e një veprimi a një përpjekje më të madhe për të kryer diçka. U ngrit e vajti (e shkoi). Ngrihet e punon. Ngrihen dhe i flasin shokët.
22. pës. e NGRE. U ngrit flamuri. U ngritën dolli.
✱Sin.: çohem, zgjohem, mëkëmbem, shpërngulem, largohem, ngjitet, bymehet, vjen, grafullon, fryhet, duket, lartësohet, lind, del, rritet, forcohet, fuqizohet, hov, shtohet, hidhem, ngallis, zmadhohet, përmirësohem, krijohet, themelohet, piqem, zhvillohem, hipi, drejtohem, ndehem, brof, mbartem, rritem, madhohet, nis, fillon, bëhet.
♦ U ngrit (doli) nga *balta (dikush). U ngrit nga *dysheku (dikush). Ngrihet (çohet) me një gisht (diçka) është shumë e lehtë, nuk peshon shumë. U ngrit (u çua) në (më) *këmbë (dikush). M’u ngrit *mendja. M’u ngritën (m’u acaruan) *nervat. Ngrihem (çohem) *peshë. I është ngritur *qimja (dikujt). Është ngritur (është ndërtuar, është mbështetur) mbi *rërë (diçka). Më ngrihet *zemra (lart). Më ngrihet (më çohet) zemra *peshë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë