Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MORFÉM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT gjuh. Njësia më e vogël e kuptimshme në përbërjen e fjalës, e cila është mbartëse e kuptimeve leksikore (rrënja, parashtesat, prapashtesat) ose e kuptimeve gramatikore (mbaresat). Morfemat fjalëformuese ndajshtesat (parashtesat e prapashtesat). Morfemat trajtëformuese mbaresat. Morfema leksikore rrënja dhe ndajshtesat fjalëformuese.
PËRÇÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që i prin dikujt në një punë, ajo që e udhëheq dikë në një veprim etj.; ajo që i tregon rrugën dikujt (edhe fig.).
2. Ajo që drejton një mjet transporti.
3. Ajo që bëhet mbartëse, përhapëse e propaganduese e një ideje, e një ideologjie etj. në popull a në një rreth të gjerë njerëzish; ajo që çon e përhap diku një ide a një vijë politike.
STREHÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që fsheh dhe mban dikë në shtëpinë e vet për ta ndihmuar që t'u shpëtojë ndjekjeve, armiqve ose për shkak të krimeve a të veprimtarisë armiqësore që ka kryer e kryen. Strehuese e refugjatëve. Strehueset kishin marrë shumë përgjegjësi mbi vete.
✱Sin.: bartëse, mbartëse.
TELEFERÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Mjet transporti, zakonisht në vise malore, që përbëhet nga një kabinë a mbartëse, e cila lëviz në ajër me ndihmën e një makaraje, e varur në një litar prej metali; tërkuzore. Teleferik për udhëtarë (për mallra). Hipi në teleferik. Shkojmë me teleferik. U ngjitën me teleferik. Udhëtoi me teleferik. Teleferiku i Dajtit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë