Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mbarsem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BARSEM

BÁRS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Mbarsem. U bars mali e polli një mi (prov.).

MBARSEM

MBÁRS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem me barrë, jam me barrë; vet. v. III bëhet barrsë (për kafshët). Gruaja u mbars sërish pas pesë vjetësh. U mbars pela. Nuk mund të mbarsej se ishte shterpë.
2. vetv., vet. v. III Ngarkohet me diçka, mbushet; fryhet. Mjedisi u mbars me gaz metan. U mbars moti u ngarkua shumë me re dhe është gati për shi.
3. fig., libr., vetv. Mbushem me diçka (zakonisht jo të mirë). Mbarsem me frikëra. Gjendja ishte mbarsur me shumë rreziqe. U mbars dheu me lot.
4. pës. e MBÁRS. Janë mbarsur me urrejtje nga ky ligjërim.
Kur të mbarsen (të pjellin) *demat.

MBARSJE

MBÁRSJ/E,~A f. Veprimi a gjendja kur mbars ose kur mbarsem. Në ato letra shkruhej diçka për mbarsjen. Barqe grash prisnin mbarsjen. Mbarsje natyrore (artificiale). Koha e mbarsjes.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.