Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►TFÉRR/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Më mbarohen rezervat, të ardhurat; shkrëndem. U tferr nga paratë.
2. vetv., vet. v. III Shteron, mbaron. U tferr bunari. Iu tferr fryma dha shpirt, mbaroi, vdiq.
3. vetv., vet. v. III Shfarosem, zhdukem. U tferr nga faqja e dheut. U tferrën mizat (dëmtuesit e bimëve).
4. pës. e TFERR.
✱Sin.: mbarohem, shkrëndem, shteron, mbaron.
►TRÉT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., kryes. v. III Shkrin në ujë ose në një lëng tjetër, bëhet i lëngshëm duke u përzier e duke u shkrirë në një lëng (për lëndë zakonisht të ngurta). Sheqeri (kripa) tretet në ujë. Rëra nuk tretet në ujë. Mos ki frikë nga shiu, se nuk tretesh!
2. vetv., vet. v. III Kthehet në gjendje të lëngët, kur e ngrohim a kur e nxehim, shkrin. U tret dëbora. Gjalpi u tret. Dhjami tretet shpejt.
3. vetv., vet. v. III Bluhet mirë në stomak e hollohet për t’u thithur nga organizmi (për ushqimet). Ushqime që treten lehtë. Mishi i viçit tretet shpejt. Nuk tretet. Mezi tretet.
4. vetv. Prishem; kalbem. U tret në dhe.
5. vetv. Dobësohem shumë nga trupi, ligem nga shëndeti, hiqem. Është tretur shumë. Është tretur në fytyrë. U tret si qiri. Qe tretur e kulluar qe dobësuar shumë. Bagëtia tretet ca në dimër.
6. fig., vetv., vet. v. III Harxhohet shpejt e pa e kuptuar, shkon i gjithë, shkrin. U tret qymyri. U tret pasuria.
7. vetv., vet. v. III Zhduket brenda diçkaje, futet diku a pas diçkaje e nuk dallohet më; humb. Hëna (dielli) u tret pas reve. U tret në errësirë (në mjegull, në terr). Dritat treteshin në mugëtirë (në largësi).
8. fig., vetv., vet. v. III Largohet, ikën a zhduket. Shqetësimet u tretën si tymi. Iu tret buzëqeshja nga fytyra. M’u tret gjumi.
9. pës. e TRET.
✱Sin.: shkrin, prishem, kalbem, dobësohem, hiqem, hollohem, hahem, përthahem, terem, tukeqem, drobitem, këputem, leqendisem, ligem, ligështohem, lëkurem, fijohem, labërgohem, mbaroj, mbarohem, humb, largohet, ikën, zhduket.
♦ Iu tret *dhjami (dikujt).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë