Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MBARËSÍSHT ndajf. Për mbarë, për mbarësi. Kapërcej rreziqet mbarësisht.
RÁDHAZI ndajf. 1. Menjëherë njëri pas tjetrit, pa ndërprerje në mes, rresht; pa përjashtuar asnjë, mbarë. Skuadra siguroi fitoren e tetë radhazi. Për të pestin vit radhazi. Vijnë radhazi. I mori radhazi.
2. Me radhë, sipas rendit, njëri pas tjetrit. E bëjmë radhazi. Hedh (gjuaj) radhazi. Flasim radhazi.
3. Shpesh, dendur, zakonisht, rëndom. Vjen radhazi për vizitë. Takohemi radhazi. E bën radhazi këtë punë.
✱Sin.: rresht, radhë-radhë, radhë, vargje-vargje, lagje-lagje, plima-plima, mbarë, mbarësisht, gjithazi, shpesh.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë