Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MBARË- fjalëform. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “gjithë”, “tërë”, p.sh. mbarëshqiptar, mbarëpopullor, mbarëshoqëror etj.
MBARËSHQIPTÁR,~E mb. 1. Që përfshin të gjithë shqiptarët; që lidhet me krejt shqiptarët ose që u përket krejt shqiptarëve pa përjashtim; që bëhet me pjesëmarrjen e gjerë të shqiptarëve. Është një festë mbarëshqiptare. Një çështje mbarëshqiptare. Organizim mbarëshqiptar. Krenari mbarëshqiptare.
2. Që përfshin të gjitha trojet ku banojnë shqiptarët. Udhëtoj në hapësirat mbarëshqiptare. Agjencia më e mirë turistike mbarëshqiptare.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë