Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MBARËNJERËZÓR,~E mb. Që përfshin gjithë njerëzimin, që lidhet me të gjithë njerëzimin pa përjashtim; që ndodh gjerësisht në tërë njerëzimin. Siguroj ushqimin mbarënjerëzor. I bashkohemi shpresës mbarënjerëzore. Kjo luftë fitohet me solidaritetin mbarënjerëzor.
UNIVERSÁL,~E mb. 1. Që përfshin gjithçka, i përgjithshëm, i gjithësishëm; që ka vlerë a rëndësi të përbotshme. Ligj universal. Tërheqja universale tërheqja e trupave të gjithësisë nga njëri-tjetri. E vërtetë universale.
2. Që kryen shumë veprime. Makinë universale. Çelës universal.
3. Me njohuri të gjera në çdo fushë; i gjithanshëm. Njeri universal. Mendje universale.
✱Sin.: i përgjithshëm, i gjithësishëm, botëror, i përbotshëm, mbarënjerëzor, i gjithanshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë