Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mbarëkombëtar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KOMBËTARIZOHET

KOMBËTARIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Përhapet a shtrihet në të gjitha trojet kombëtare; merr, fiton karakter kombëtar a mbarëkombëtar. Kombëtarizohet arsimi (kultura, shkolla).
2. pës. e KOMBËTARIZÓJ.

KOMBËTARIZOJ
KUVEND

KUVÉND,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Bisedë e lirë dhe e shtruar që bëhet me dikë, bisedim, bashkëbisedim; fjalë. Kuvend i gjatë. Hyri (ra) në kuvend. Zë (hap, mbyll) kuvendin. Lidh (çel) kuvend. U mblodhën në kuvend. Foli në kuvend. As fjalë, as kuvend. Bëj kuvend kuvendoj, bisedoj. E kemi bërë me kuvend e kemi bërë me fjalë. Lidh kuvendin me dikë lidh fjalën. Sipas vendit bëhet edhe kuvendi. (fj. u.). Gjej vendin e bëj kuvendin. (fj. u.). Mikut i lëshohet vendi dhe i dëgjohet kuvendi. (fj. u.).

2. Mbledhje e gjerë e popullit, ku rrihen e shkëmbehen lirisht mendime për probleme të rëndësishme politike e shoqërore; përmb. të gjithë ata që marrin pjesë në një mbledhje të tillë. U mblodh gjithë fshati në kuvend. Folën e diskutuan gjatë në kuvend. 

3. etnogr. Mbledhje ku marrin pjesë burra të mençur e të urtë për të shqyrtuar e për të zgjidhur çështje të rëndësishme të krahinës, të fshatit a të fisit të tyre, edhe sipas kanunit; përmb. të gjithë ata që marrin pjesë në këtë mbledhje; pleqësi, këshill, mbledhi. Kuvendi i burrave. Kuvend pajtimesh. Në këto kuvende të pleqnarëve. U mblodh (e vendosi) kuvendi. E shtruan në kuvend. Iu lut kuvendit të pleqve. Normat e kuvendeve të burrave. Në log të kuvendit. U rrit midis kuvendit të burrave. Për kuvend janë burrat me thinja. Kuvendi i parend bahet pa mend! Trimërinë mbas lufte dhe urtësinë mbas kuvendit s’e ha as qeni. (fj. u.).

4. hist. Mbledhje e përfaqësuesve të zgjedhur të shqiptarëve ku diskutohej dhe merreshin vendime për çështje të rëndësishme, veçanërisht për kombin a shtetin; përmbl. të gjithë ata që merrnin pjesë në një mbledhje të tillë. Kuvendi i Lezhës (1444). Kuvendi i Dukagjinit (1602). Kuvendi i Arbërit (1703). Kuvendi i Flamurit të Kurbinit (1906). Kuvendi i Vlorës (1912). Kuvendi i përgjithshëm i Lidhjes së Prizrenit. Thirri kuvendin e quajtur “Besëlidhja e Sinjës”.

5. zyrt. Organi më i lartë ligjvënës i zgjedhur nga populli në Republikën e Shqipërisë dhe në atë të Kosovës, që përbëhet nga një numër i caktuar deputetësh me mandat katërvjeçar; bised., përmb. gjithë deputetët e një legjislature; ndërtesa ku zhvillon punimet ky organ; parlament. Kuvendi i Shqipërisë (i Kosovës). Kuvend shumëpartiak. Kuvendi u mblodh në seancë plenare. Kryetari i Kuvendit. Komisionet e përhershme të Kuvendit. Legjislaturat e Kuvendit. Deputeti më i vjetër i Kuvendit të Shqipërisë (të Kosovës). Betimi i deputetëve të Kuvendit. Lulishtja para Kuvendit.

6. Formë e organizimit të anëtarëve të një partie politike dhe të drejtimit të saj, mënyrë e bashkimit të njerëzve sipas profesioneve etj.; asamble, sindikatë. Kuvendi i nëndegës së partisë. Drejtues i kuvendit themelues të partisë. U mandatua për në kuvendin kombëtar të partisë. Kuvendi i dytë i Sindikatave të Pavarura. Kuvendi i Odës (i Dhomës) së Avokatëve.

7. Veprimtari e gjerë shkencore kushtuar një fushe të caktuar kërkimore-shkencore, ku marrin pjesë dhe paraqitin punimet e tyre studiues dhe specialistë vendas e të huaj; tubim shkencor, simpozium, konferencë, kongres. Kuvend shkencor. Kuvendi i parë (i dytë) i studimeve ilire. Kuvendi ndërkombëtar i studimeve albanologjike. Kuvend mbarëkombëtar. Kuvendi i tretë i studimeve arbëreshe. Në kuvend morën pjesë shumë studiues nga diaspora. 

8. fet. Vendi a ndërtesa ku banojnë murgjit e murgeshat e një urdhri katolik; manastir; përmb. njerëzit që banojnë në këtë ndërtesë; përmb. mbledhja që zhvillojnë ata. Kuvendi françeskan (domenikan, karmelitan). Kuvendi i murgeshave. U ndërtuan shumë kuvende. E diskutuan në kuvend. Kuvendi i fretërve në Troshan.

🞺Sin.: bisedim, bashkëbisedim, kuvendim, fjalë, mbledhje, tubim, parlament, asamble, sindikatë, simpozium, konferencë, kongres, manastir

S’ha kuvend (dikush) nuk flitet dot me të, nuk i dëgjon fjalët e të tjerëve; nuk pranon, nuk bindet; s’ha (s’merr) pykë. S’ka *fjalë e kuvend (për diçka). Është i *gishtit e i kuvendit (dikush). Nuk lidhet (nuk thyhet) në kuvend (dikush) shih rrëmben fjalën nga goja (dikush). S’rrikuvend (dikush) nuk e mban fjalën, e ha fjalën e dhënë, e dredh; luan nga fjala. Shtrohemkuvend (me dikë) pranojflas e të merrem vesh me dikë për diçka; pajtohem me të. E shtroj kuvendin (me dikë) flas qetë e me mirëkuptim me dikë dhe arrijmerrem vesh me të; flas shtruar me të. U thyenkuvend s’u morën vesh me njëri-tjetrin, s’ranëujdi; u acaruan; i thartuan fjalët; kund. u shtruankuvend. Sipas *vendit bën kuvendin (dikush).

MBIKOMBËTAR
PENGUES

PENGÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që pengon dikë a diçka. Penguesit e zhvillimit (e privatizimit). Penguesit e integrimit mbarëkombëtar.

PËRVIJUESHËM

PËRVIJÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. përvijon. Edukimi i përvijueshëm njerëzor e mbarëkombëtar.
2. mundpërvijohet.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.