Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NEVÓJ/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Ajo që është e domosdoshme për të plotësuar kërkesat e jetës së përditshme ose shoqërore, diçka e domosdoshme, pa të cilën nuk mund të bëhet; diçka që duhet për jetën e një organizmi. Nevojë e ngutshme (jetësore). Nevojat kryesore (e përditshme). Nevojat materiale dhe shpirtërore. Nevojat e prodhimit (e teknikës). Nevojat e fshatit (e ndërmarrjeve, e vendit). Nevoja për ujë (për ushqim). Nevojë për kujdes shëndetësor. Sende të nevojës së parë. Secilit sipas nevojave. Plotësoj nevojat. Kam nevojë më nevojitet. Del (lind, është) nevoja është e nevojshme, duhet. Rriten nevojat. Ndiej nevojën për diçka. S’ka nevojë për diçka nuk nevojitet, nuk duhet; është e tepërt. Pa qenë nevoja.
2. vet. nj. Mungesë e diçkaje, që na krijon një gjendje të vështirë sa të kërkojmë ndihmën e dikujt a të diçkaje; ajo që e shtyn njeriun të veprojë në një drejtim të caktuar, gjendje mungese e gjërave më kryesore për jetesë, varfëri, shtrëngesë, hall. Plakun e shtyu nevoja. I shtrohet nevojës. Kudo ku ta kërkojë nevoja. Është në nevojë. Jetonin në nevojë. I është gjendur në nevojë. E lyp nevoja. E bëri nga nevoja. Ia ka nevojën. Po të jetë nevoja. Në rast nevoje. Miku njihet në nevojë. (fj. u.).
3. Ujët e trashë, muti. Bëj nevojën.
✱Sin.: domosdoshmëri, kërkesë, mungesë, zyrë, shtrëngesë, varfëri, shtrëngim, ngushticë, shtrëngatë, shtrëngicë, vështirësi, zor, hall, jashtëqitje, të pëgëra, mut, handrak, mbëhi.
♦ Nevoja e madhe (e trashë) euf. jashtëqitjet e njeriut, muti; ujët e madh (e trashë). Nevoja e vogël euf. shurra e njeriut; ujët e hollë (e vogël).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë