Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mavri”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DERT

DERT,~I m. sh. ~E, ~ET bised. Brengë, shqetësim, gajle, merak. Dertet e zemrës (e dashurisë). Jetë plot derte. Shfreu dertin. E kishte edhe një dert. -Mos ki dert! mos u bëj merak! I laguri s’ka dert për shiun. (fj. u.). Sa ishe, më trete; kur vdiqe, më shkrete; burri im me derte. (fj. u.). Hallet e dertet e mia nuk m’i di as perëndia, po m’i di zemër mavria. (fj. u.). Fërr-fërr-fërr ta bën fustani, / Ca prej hallit, ca prej mallit, / Ca nga dertet e jaranit. (folk.).
Sin.: brengë, shqetësim, gajle, merak, qeder, dertim, ankim, qarje.
S’ka dert (dikush) vjet. nuk do t’ia dijë, s’pyet fare, s’bëhet merak për dikë a për diçka; nuk shqetësohet e s’e zë turpi; s’ka gajle; s’e ka për gajle; s’i skuqet faqja (dikujt).

MAVRI

MAVRÍ,~A f. sh. ~, ~TË [MAVRÍ,~U m. sh. ~, ~TË] Njeri i mjerë, mjeran, i mjerë, i shkretë. Është rraskapitur mavria! Mbetën mavritë udhëvedherathara nga vapa.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.