Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MATURÍM,~I m. 1. kim., ind. Lënie e një lëngu a ushqimi në kushte të caktuara derisa të arrihet shija dhe gjendja e dëshiruar, moshim. Maturimi i djathit në vakum. Krijoj kushtet për maturimin e verës.
2. ek. Koha në të cilën duhet të paguhet një kartëmonedhë ose obligacion. Maturim i afatit data e përfundimit të një marrëveshjeje financiare, pas së cilës marrëveshja duhet përtërirë ose nuk do të ekzistojë më. Kontrata me bankën parashikon shlyerjen e kredisë para afatit të maturimit.
3. ek. Zhvillim i plotë. Pas një faze maturimi, ndërtimi ka rifilluar me ritme të vrullshme. Qeveria angazhohet për maturimin e ekonomisë së tregut.
MOSHÍM,~I m. 1. Arritje e moshës së shtyrë, plakje. Moshimi është pjesë e jetës. Të moshuarit duhet të përballojnë sfida që lidhen me moshimin. Lartësia e skeletit të njeriut shkurtohet për shkak të moshimit.
2. Procesi i kalimit të viteve derisa arrijmë plakjen. Një moshim aktiv dhe i shëndetshëm gjatë gjithë jetës. Virtytet e mbartura që nga fëmijëria gjatë moshimit tonë.
3. Mbizotërim i moshës së plakur. Moshimi i popullsisë për shkak të emigracionit.
4. kim., ind. Arritje e shijes dhe e gjendjes së dëshiruar, maturim. Moshimi i verës u krye në shishe.
PONDERÚAR (i, e) mb. 1. Që është ponderuar, që është peshuar a është llogaritur mirë. Lëvizje e ponderuar.
2. Që është llogaritur sipas koeficientit të rëndësisë e të shpeshtësisë së përbërësve. Mesatare e ponderuar aritmetike (e portofolit të nxënësit). Mesatare e ponderuar e kontributit të secilit. Maturim i ponderuar mesatar. Kohë mesatare e ponderuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë