Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
CURRUFJÁSUR (i, e) mb. Që është matufepsur. Plak i currufjasur.
MATUFÉPSUR (i, e) mb. Që është matufepsur, i matufosur. Ndihej i matufepsur. Mendja e matufepsur i ikte aty për aty.
TRÓK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Zile bagëtish, e vogël dhe shpatuke; këmborë e vogël. Trokja e deles (e ftujakut). I var troken. Dëgjohen troket.
2. fig. Njeri i matufepsur. Është bërë për troke (dikush) (mospërf.) është bërë si kafshë, është bërë për t'i varur një këmborë.
3. Trokitje, e trokitur, trokëllimë. U dëgjuan troke të forta.
4. kryes. sh. Zhurmë ritmike e rrahjeve të zemrës, të rrahura, goditje. Troket e zemrës.
✱Sin.: zile, zilkë, cingare, këmborë, trokitje, trokëllimë, zhurmë, goditje.
♦ Njëri i bie trokes e tjetri këmborës shih njëri i bie gozhdës e tjetri potkoit.
XÚQ,~E mb., bised. Që është i rrëgjuar, i matufepsur, matuf.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë