Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►KONKRETIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Bëhet konkret dhe real; materializohet duke u shoqëruar a duke u demonstruar me mjete konkrete, me fakte reale e të qarta, të cilat kapen nga shqisat. Mësimi u konkretizua mirë.
2. pës. e KONKRETIZÓHET.
✱Sin.: materializohet, demonstrohet.
►LËNDËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Materializohet; kund. çlëndëzohet.
2. pës. e LËNDËZOJ.
✱Sin.: materializohet, sendëzohet.
MATERIALIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur materializoj ose kur materializohet diçka. Materializimi i mendimeve (i ideve).
MATERIALIZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të kthehet në diçka konkrete, që mund të materializohet; kund. i pamaterializueshëm. Ideja e tij është e materializueshme. Ajo paraqiti një koncept të materializueshëm.
PAMATERIALIZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i materializueshëm; që nuk mund të materializohet; kund. i materializueshëm.
►SENDËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv. Merr trajtën konkrete të një sendi, kthehet në diçka që kapet nga shqisat, shndërrohet nga diçka abstrakte në konkrete, fiton përmbajtje sendore. Sendëzohet një kuptim (gjuh.). Edhe sytë i ishin sendëzuar. Për disa vrojtues mbeti mister si sendëzoheshin disa ide.
✱Sin.: materializohet, lëndëzohet, trupëzohet.
TRUPËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. kim., vetv., kryes. sh. Shkrihen e bashkohen në një trup të vetëm dy ose më shumë lëndë të ngurta, të lëngëta etj. Trupëzohen metalet.
2. fig., vetv. Merr trajtë konkrete diçka, bëhet e dukshme, materializohet; mishërohet, sendërtohet, përmbushet, vihet në jetë. Trupëzohen mendimet. Janë trupëzuar projektet.
3. pës. e TRUPËZÓJ.
✱ Sin.: bashkohet, materializohet, mishërohet, sendërtohet, përmbushet.
►ÇMATERIALIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III, filoz. Humbet natyrën e vet si materie; pushon së pasuri trajtë lëndore ose humbet bazën e vet materiale; kund. materializohet. Çmaterializohen marrëdhëniet. Një marrëdhënie e re ku individi çmaterializohet tërësisht nga të gjitha vetitë negative.
✱Sin.: çlëndëzohet, abstraktohet, çmishërohet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë