Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MATEMATÍK,~E mb. 1. Që ka të bëjë a që lidhet me matematikën; që i përket matematikës, i matematikës. Njohuri matematike. Veprime matematike. Analizë matematike. Shkencat matematike. Pikë matematike pikë që nuk ka përmasa. Horizont matematik (astr.) vija e ndërprerjes së sferës qiellore në rrafshin e horizontit.
2. Që shprehet me anë të matematikës, që mbështetet në matematikë; i përpiktë, i qartë etj. si në matematikë. Metodë matematike. Pohim matematik. Të menduarit matematik. Me siguri matematike me siguri të plotë. Me përpikëri matematike me përpikëri shumë të madhe.
✱Sin.: matematikor, i përpiktë, i qartë.
PËRFUNDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përfundoj ose kur përfundohet diçka.
2. Gjendja pasi përfundon a përfundohet diçka. Përfundimi i studimeve (i aplikimeve). Përfundimi i punimeve. Është në përfundim e sipër.
3. Fundi i diçkaje, mbarim, mbyllje. Para përfundimit të mbjelljeve. Në përfundim të kampionatit.
4. Diçka që del ose që arrihet nga mbarimi i një pune dhe nga përpjekjet që bën dikush; rezultat. Kemi arritur përfundime të mira (të kënaqshme). E shqetësuan shumë përfundimet e nxjerra.
5. bised. Nota mesatare e fundit, që vihet kur mbarojnë mësimet, në provimet etj. (në shkolla e kurse). Përfundimet vjetore. Nxjerr përfundimet e nxënësve. Pati përfundime të mira.
6. Mendim përgjithësues që nxirret pasi shqyrtohet e studiohet një çështje ose diçka tjetër, duke u mbështetur në të dhëna të ndryshme; rrjedhim, pasojë. Përfundim logjik. Arriti në një përfundim të drejtë. Nxjerr si përfundim. Si përfundim...
7. mat. Shuma a numri që del nga një veprim matematik, rezultat. Përfundimi i pjesëtimit. Nxjerr përfundimin.
✱Sin.: mbarim, kryerje, mbyllje, përmbyllje, fund, fundje, sosje, rezultat, konkluzion, rrjedhim, rrjedhojë, pasojë, zgjidhje, shkrehje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë